Pas anulimit të festivalit, finalja e Eurovision zëvendësohet me një spektakël special

Pak javë më parë Unioni Evropian i Transmetimeve mori vendimin e vështirë për anulimin e “Eurovision” për këtë vit për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi. Megjithatë për të mos i lënë në hije këngët që do të prezantoheshin, është vendosur që festivali evropian të vijë në një format të ri shumë interesant.

Pas anulimit të festivalit, Unioni Evropian i Transmetimeve dhe anëtarët holandezë NPO, NOS dhe AVROTROS kanë vendosur që të prodhojnë një spektakël të ri të quajtur “Eurovision: Europe Shine A Light”, që do të transmetohet në vend të finales së madhe të 16 majit. “Eurovision: Europe Shine A Light” do të nderojë 41 këngët, sipas një formati jo-konkurues, dhe pritet që të rezervohen shumë surpriza për fansat e festivalit evropian. Ky spektakël i ri do të prezantohet nga të njëjtët moderatorë që ishin vendosur për “Eurovision”, Chantal Janzen, Edsilia Rombley dhe Jan Smit.

Në njoftimin e festivalit thuhet se “Eurovision: Europe Shine A Light” ka si qëllim të bëj bashkë artistët që do të konkuronin këtë vit, nga të gjitha vendet e tyre, me tekste unifikuese të përshtatshme me situatën aktuale. Artistë të njohur të “Eurovision” nga vitet e mëparshme do të ftohen të marrrin pjesë në lidhjen e Evropës përmes këngëve familjare të shkuara, të performuara në vendet më ikonike evropiane.

Spektakli do të mbahet “live” dhe pritet të zgjasë rreth 2 orë. “Ne duam të bëjmë një spektakël që vendos në qendër të vëmendjes jo vetëm 41 artistët që do të shfaqeshin në Roterdam, por gjithashtu do të inspirojë ata që gjenden në shtëpi dhe të lidhë njerëzit në gjithë Evropën dhe përtej në këto kohë të vështira. Sigurisht, ne do të nderojmë edhe ata që janë prekur nga koronavirusi dhe ata që punojnë shumë fort për ta luftuar atë. Le ta bëjmë këtë një moment të paharruar në historinë e Eurovision”, ka thënë Sietse Bakker, producent ekzekutiv i eventit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet