×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pas 6 orësh intervistim, Hashim Thaçi del nga Gjykata Speciale

Presidenti Hashim Thaçi pas rreth 6 orësh ka dalur nga objekti i Dhomave të Specializuara ku është intervistuar nga prokurorët që kanë dorezuar aktakuzë ndaj tij.

Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë edhe nesër me intervistimin e tij.

“I jam përgjigjur pyetjeve që u kanë interesuar prokurorëve” ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve.

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit, zotit Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese, teknike. E në të njëjtën kohë edhe ato fillestaret të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që, (intervistomi) do të vazhdojë nesër”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi sot u paraqit në Hagë, me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Para se të hynte në ndërtesën e Prokurorisë së Specializuar për intervistim, Thaçi deklaroi për mediat se beson që nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm.

“Sot jam këtu për të respektuar për atë që kam ëndërruar dhe kam luftuar – Kosovën e pavarur, të bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multietnike dhe sundim të ligjit. Jam i gatshëm të ballafaqohem me këtë sfidë të re dhe të dal i suksesshëm për djalin tim, familjen time, popullin tim dhe shtetin tim”, tha Thaçi.

Sipas Thaçit, askush nuk mund ta rishkruajë historinë, duke shtuar se ky është “çmimi për lirinë”.

“Unë besoj në paqe, të vërtetën, pajtimin dhe drejtësinë. Unë besoj në dialog dhe marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Kosova është storie suksesi, gjë për të cilën jam shumë krenar. E ardhmja e Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO dhe miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Thaçi.

Kjo është hera e parë që publiku e di se një person është ftuar për intervistë. Sidoqoftë, nuk dihet se në çfarë kapaciteti Thaçi është ftuar në këtë intervistë.

Avokati mbrojtës i presidentit Thaçi është avokati amerikan Pierre-Richard Prosper.

Prosper ka qenë prokuror në Tribunalin Ndërkombëtar të OKB-së për krime në Ruandë. Ai po ashtu për një kohë të gjatë ka shërbyer si prokuror në Departamentin amerikan të Drejtësisë, në pozita të ndryshme, si Këshilltar special dhe këshilltar politik për çështje të krimeve të luftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Greqia në krizë, shënohen rastet më të larta me virus

Greqia në krizë, shënohen rastet më të larta me virus

Publikuar më 13.08.2020
Greqia shënoi ditën me bilancin më të lartë të të infektuarv...

Greqia shënoi ditën me bilancin më të lartë të të infektuarve që prej shpërthimit të pandemisë së COVID-19. Janë 262 raste të reja që u raportuan në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6177 numrin total të të infektuarve në vend. Mbi 1500 raste janë lidhur me udhëtime jashtë vendit. Greqia mburrej me […]

Lexo më shumë

Kundërpërgjigja/ KFOR-i dhe Policia Kosovës planifikojnë “veprimtari operacionale të përbashkëta në zonën e Kamenicës”

Kundërpërgjigja/ KFOR-i dhe Policia Kosovës planifikojnë “veprimtari operacionale të përbashkëta në zonën e Kamenicës”

Publikuar më 13.08.2020
Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka njoftuar të enjten se n...

Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka njoftuar të enjten se në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Kosovë ka nisur planifikimet për veprimtari operacionale të përbashkëta në zonën e Kamenicës. Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se ky vendim është marrë pas një samiti teknik të nivelit të lartë që është organizuar një […]

Lexo më shumë

Erdogan dhe Merkel do të bisedojnë për tensionet Turqi-Greqi

Erdogan dhe Merkel do të bisedojnë për tensionet Turqi-Greqi

Publikuar më 13.08.2020
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se ai do të flasë...

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se ai do të flasë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe kreu e Këshillit Evropian, Charles Michel, në lidhje me mosmarrëveshjet e fundit me Greqinë. Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë përshkallëzua, pasi Ankaraja rifilloi kërkimet për gaz dhe naftë jashtë ishullit grek Kastellorizo. Turqia dërgoi anijen kërkimore Oruc […]

Lexo më shumë

Lajmi fundit/ Aksidentohet djali i presidentit, si është gjendja e tij

Lajmi fundit/ Aksidentohet djali i presidentit, si është gjendja e tij

Publikuar më 13.08.2020
Endrit Thaçi, djali i Presidentit Hashim Thaçi është aksiden...

Endrit Thaçi, djali i Presidentit Hashim Thaçi është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Kështu ka raportuar Gazeta Shneta, ndërsa Gazeta Express ka pyetur Policinë e Kosovës lidhur me aksidentin. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:25 të mëngjesit, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Endrit Thaçi është dërguar në spital dhe […]

Lexo më shumë

Kriza alarmante/ 8 viktima të reja nga koronavirusi dhe 193 të prekur

Kriza alarmante/ 8 viktima të reja nga koronavirusi dhe 193 të prekur

Publikuar më 13.08.2020
Kosova ka regjistruar të enjten 193 raste të​ reja me korona...

Kosova ka regjistruar të enjten 193 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 491 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe tetë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 373. Sipas të dhënave të këtij Instituti të enjten […]

Lexo më shumë

Skandal/ Arrestohet ish-ministri shqiptar i shëndetësisë, ngacmoi seksualisht pacienten në spital

Skandal/ Arrestohet ish-ministri shqiptar i shëndetësisë, ngacmoi seksualisht pacienten në spital

Publikuar më 13.08.2020
Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është përfshirë pë...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është përfshirë përsëri në një skandal seksual. Kësaj radhe, derisa ishte në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ai po dyshohet se ka ngacmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spital me vajzën e saj. Një nënë 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në repartin […]

Lexo më shumë

Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Publikuar më 13.08.2020
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është i vendosur për të marrë...

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është i vendosur për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë, pasi që koalicioni i udhëhequr nga ai doli fitues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski bëri të ditur se sot në mesditë i dorëzon mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit të LSDM-së […]

Lexo më shumë

Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për president të Kosovës

Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për president të Kosovës

Publikuar më 12.08.2020
Në një mbledhje të strukturave të larta të saj, Aleanca për ...

Në një mbledhje të strukturave të larta të saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpallur kandidaturën e kryetarit të saj, Ramush Haradinaj, për president të Kosovës. Në mbledhjen e mbajtur sot, AAK ka diskutuar për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh ngushëllime për të gjithë ata që kanë humbur […]

Lexo më shumë