Partia “Zgjidhja”: Rikthimi i Republikës kthen edhe normalitetin e demokracisë shqiptare

Partia “Zgjidhja”, e drejtuar nga Koço Kokëdhima, ka reaguar pas thirrjeve të Matthew Palmer për dialog me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore në Shqipëri.

Partia “Zgjidhja” e përshëndet thirrjen e SHBA-ve për Reformë Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/OHDIHR-it për të rikthyer në normalitet demokracinë shqiptare, sepse ajo është rrënuar nga amendimet antikushtetuese të vitit 2008, që sollën kufizimin e lirive politike dhe uzurpimin e pushteteve nga dy kryetarë partish.

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Matthew Palmer, i dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka bërë sërish thirrje për dialog për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore. “Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe një drejtim që çon sërish drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”, theksoi zyrtari amerikan nga Davosi i Zvicrës ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror.
Partia ‘Zgjidhja’ e përshëndet thirrjen e SHBA-ve për Reformë Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/OHDIHR-it për të rikthyer në normalitet demokracinë shqiptare, sepse ajo është rrënuar nga amendimet antikushtetuese të vitit 2008, që sollën kufizimin e lirive politike dhe uzurpimin e pushteteve nga dy kryetarë partish.
Këto liri nuk mund t’i kthejë kurrsesi e ashtuquajtura reformë zgjedhore që partitë e vjetra po përpiqen t’ua shesin shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve si heqje dorë e politikës nga zgjedhjet.
Këtë detyrë madhore në interes të të gjithëve shqiptarëve, nuk mund ta bëjë as parlamenti dhe as administrata e mbushur me punëtorët e kryetarëve.
Rekomandimi kryesor i OSBE/ODIHR-it është depolitizimi tërësor i administratës zgjedhore dhe çlirimi i zgjedhjeve nga pushteti i partive. Rama dhe Basha kanë disa vite që e mbajnë peng zbatimin e reformës zgjedhore, aq sa tashmë është bërë kushti kryesor i BE-së dhe i SHBA-ve. Pa reformuar zgjedhjet dhe sistemin politik, gjithçka tjetër do të jetë fasadë, siç po tentohet edhe këtë herë, edhe pse përballë partive të vjetra janë aleatët strategjikë të Shqipërisë, që nuk duhet të pranojnë më asnjë kompromis me rikthimin e Republikës, që do të kthente edhe normalitetin e demokracisë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet