Partia “Zgjidhja”: Koncesionet e Ramës, megavjedhja e nisur nga Berisha

Partia “Zgjidhja” e drejtuar nga Koço Kokëdhima ka reaguar pas rrëzimit me shumicë të thjeshtë në Kuvend të dekreteve të presidentit Meta, për kthimin e dy koncesioneve/PPP për rrugët Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara.

Partia “Zgjidhja” akuzon kryeministrin Rama si autorin e kësaj megavjedhjeje, që e bën me ligj e duke vënë në rresht 77 deputetë të trysnuar dhe të blerë me paratë e shqiptarëve, për të grabitur mbi 350 milionë euro për dy rrugë që duhej të kushtonin 10 herë më pak.

Këto janë grabitje të hapura, ditën me diell, në vazhdën e traditës antikombëtare të krimeve ekonomike që nisën Fatos Nano dhe Sali Berisha dhe po i mbaron Edi Rama, theksohet ndër të tjera në deklaratë.

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Me shumicë të thjeshtë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë rrëzuan dekretet e Presidentit të Republikës për kthimin e dy koncesioneve/PPP për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara.

Partia ‘Zgjidhja’ akuzon kryeministrin Rama si autorin e kësaj megavjedhjeje që e bën me ligj, duke vënë në rresht 77 deputetë të trysnuar dhe të blerë me paratë e shqiptarëve, për të grabitur mbi 350 milionë euro për dy rrugë që duhej të kushtonin 10 herë më pak.

Rruga Milot-Balldren, vetëm 17 kilometra, që pritet të kushtojë mbi 260 milionë euro ishte projektuar si një By-Pass me vlerë 24 milionë euro, por Rama ia 11-fishoi vlerën. Ndërsa rruga Orikum-Dukat, vetëm 14,7 kilometra, do të kushtojë 70 milionë euro.

Këto janë grabitje të hapura, ditën me diell, në vazhdën e traditës antikombëtare të krimeve ekonomike që nisën Fatos Nano dhe Sali Berisha dhe po i mbaron Edi Rama, duke mos lënë qindarkë në buxhetin e shtetit edhe për 30 vitet e ardhshme.

Përbetimet e Lulzim Bashës se do të vendoset drejtësi dhe se Rama nuk do t’i gëzojë këto para që rrëmben sot, nuk bindin askënd. Ai ishte pjesë e qeverisjes 8-vjeçare të Sali Berishës, që dha mbi 200 koncesione, nga HEC-et që shkatërrojnë lumenjtë te Kolaudimi i Automjeteve, Skanimi, Markimi i Karburanteve e dhjetëra kontrata të shëmtuara, duke mos harruar bashkëpunimin me Fatos Nanon për koncesionin antikombëtar dhe skllavërues të aeroportit të Rinasit. Rama vetëm po përmbyll, para zbythjes nga pushteti, të megavjedhjeve të nisura nga paraardhësit, ndaj Basha të kursejë ‘lotët e krokodilit’ për paratë e shqiptarëve dhe të kërkojë falje, në emër të PD-së, për krimet ekonomike që, bashkë me ato politike, e kanë skllavëruar dhe rrënuar Shqipërinë.

‘Zgjidhja’ në pushtet do t’u japë fund këtyre praktikave të shëmtuara që bastisin buxhetin e shtetit, do të taksojë në mënyrë të jashtëzakonshme ose do të shtetëzojë pasuritë e vëna padrejtësisht nga klientët e qeverive ‘Nano’, ‘Berisha’ dhe ‘Rama’ dhe do t’ua kthejë paratë shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet