×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Paralajmëron Rama: Parazitë e injorantë t’i pastrojmë nga administrata

Kryeministri Edi Rama të shtunën deklaroi se në mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste do të shënohet një hapje e re për qytetarët, ndërsa ka paralajmëruar socialistët se në sektorin publik ka injorant që për interesa personale po i pijnë gjakun PS-së.

Në fjalën e tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së, kryeministri Rama tha se populli tashmë nuk do të dëgjohet vetëm një herë në 4 vite, por të paktën një herë në vit.

Duhet që mandati i tretë të shënojë një hapje të re ndaj njerëzve të këtij vendi, duke i përfshirë me një institucion të ri, Këshillimit Kombëtar. Populli mos dëgjohet një herë në 4 vite, port ë paktën një herë në vit. Çështjet më interes të veçantë kombëtar, do këshillohemi me gjithë qytetarët, pa dallime olitike, fetare e krahinore që do të duan të shprehen përmes Këshillimit Kombëtar. Nuk është një ushtrim komunikimi ku shkojmë në Shqipëri, është institucion ndërveprimi, me shkrim, me gjithë qytetarët. Të gjithë ata që duan të përfshihen, duan të japin opinione, po me shkrim. Të na thonë poo se jo, për çka ne shtrojmë si alternativa, do  përgatitemi këtë vjeshtë ta realizojmë, do mësojmë dhe ta përmirësojmë’’, tha Rama.

Pika e dytë ishte administrata, ku kërkoi pastrimin e parazitëve dhe injorantëve për t’u hapur dyert më të mirëve.

Ne duhet ta ndajmë mendjen që po e deshëm vërtetë Shqipërinë në majën ku shqiptarët na rizgjodhën duhet ta shpëtojmë këtë vend nga punësimet në shtet jashtë kritereve të meritës. Unë nuk kam asnjë motiv më të madh për të dhënë, i çlirimit të ministrive, agjencive dhe bordeve nga tentakulat e interesave që mbrohen medemk në emër të partisë, por në fakt pengojnë vetë misionin e PS-së.

Më shumë se duartrokitjet unë dua që të bindem gjatë rrugës që kjo për ju nuk është diçka e bukur për t’u thënë që ta dëgjoj populli, por vijë ndarëse mes të qenies socialist dhe tradhtar. Hapat që kemi hedhur me rekrutimet në shërbimin civil, infermierëve, mësuesve dhe policëve janë të pamjaftueshëm për t’u ngritur në majë. Çlirimin e sektorit publik nga parazitë dhe injorantë me mbulesa politike, që e bëjnë flamurin e PS-së të duket si lecka e “gabit”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Raporti final i OSBE/ OHDIR, reagon BE: Nxisim institucionet kompetente të hetojnë pretendimet për shit-blerje votash dhe publikimin e të dhënave të qytetarëve

Raporti final i OSBE/ OHDIR, reagon BE: Nxisim institucionet kompetente të hetojnë pretendimet për shit-blerje votash dhe publikimin e të dhënave të qytetarëve

Publikuar më 27.07.2021
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar në l...

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar në lidhje me raportin final të OSBE/ OHDIR për zgjedhjet e 25 prillit. Në shkrimin e tyre në “Twitter” ata theksojnë se raporti konfirmoi se zgjedhjet ishin të mirë organizuara. Ata kanë vlerësuar rolin e KQZ në të gjithë procesin, duke thënë se kishte transparencë të plotë. […]

Lexo më shumë

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi vizitë ‘sekrete’ në SHBA, lobisti libanez nxjerr fotot nga takimi

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi vizitë ‘sekrete’ në SHBA, lobisti libanez nxjerr fotot nga takimi

Publikuar më 25.07.2021
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, ...

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë qenë në një vizitë në SHBA pak ditë më parë. Ndonëse nuk ka pasur njoftim zyrtar për këtë udhëtim, ka qenë mikpritësi i tyre që ka publikuar foto nga takimi. Bëhet fjalë për lobistin libanez Safi Kaskas, i cili ka […]

Lexo më shumë

Boiken Abazi: Albin Kurti e ka frenuar ekspansionin e Serbisë, Rama po e fut në korsinë e shpejtë

Boiken Abazi: Albin Kurti e ka frenuar ekspansionin e Serbisë, Rama po e fut në korsinë e shpejtë

Publikuar më 22.07.2021
Nga Boiken Abazi Sot ka ndodhur takimi i radhës “on-line” me...

Nga Boiken Abazi Sot ka ndodhur takimi i radhës “on-line” mes Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, në kuadër të “Zonës së Novi Sadit” (të ashtuquajtur Mini-Shengen). Vuçiç ka deklaruar sërish sot publikisht si në vijim: ”nëse kushdo njeh pavarësinë e Kosovës, në atë moment nisim fushatën tonë për tërheqje të njohjeve”. Rama nuk ka publikuar asgjë […]

Lexo më shumë

Lodhja nga BE dhe takimi virtual/ Zoran Zaev zgjat mjekrrën si Edi Rama, Vuçiç shfaqet i qeshur, çfarë u bisedua

Lodhja nga BE dhe takimi virtual/ Zoran Zaev zgjat mjekrrën si Edi Rama, Vuçiç shfaqet i qeshur, çfarë u bisedua

Publikuar më 22.07.2021
Pak ditë përpara Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal,...

Pak ditë përpara Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, që do të mbahet më 29 Korrik në Shkup, Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç janë takuar virtualisht. Pjesë e bisedës mes tyre ka qenë rakordimi i axhendave, përpara se të vendoset edhe për emrin e Minishengenit dhe […]

Lexo më shumë

“I uroj suksese Shqipërisë”/ Zaev flet qartë: Ne do të kërkojmë alternativa ndaj bllokadës së BE-së

“I uroj suksese Shqipërisë”/ Zaev flet qartë: Ne do të kërkojmë alternativa ndaj bllokadës së BE-së

Publikuar më 22.07.2021
Ekziston një zhgënjim dhe traumë e madhe midis qytetarëve, p...

Ekziston një zhgënjim dhe traumë e madhe midis qytetarëve, pas bllokimit të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, por vendi nuk do të kërkojë alternativa, tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për DW. Në intervistë, Zaev foli për shanset e zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Bullgarinë, regjistrimin e ardhshëm, korrupsionin në vend dhe rrezikun për […]

Lexo më shumë

Vendimi i Kushtetueses për zgjedhjet vendore/ Erion Veliaj: E shoh sekëlldinë e tyre, jemi gati kur të duan dhe me kë kandidat të duan, Meta bëri shkelje

Vendimi i Kushtetueses për zgjedhjet vendore/ Erion Veliaj: E shoh sekëlldinë e tyre, jemi gati kur të duan dhe me kë kandidat të duan, Meta bëri shkelje

Publikuar më 21.07.2021
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur sot në News...

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur sot në News24 për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të çuar në Komisionin e Venecias vendimin për zgjedhjet vendore. Ai tha se do ishte gati kur të duan dhe me kë kandidat të duan. Në reagimin e tij Veliaj foli për Komisionin e Venecias, Presidentin dhe […]

Lexo më shumë

Namik Dokle publikon vjershën për qeverinë e ‘97-tës: Ia dhashë Fatos Nanos dhe qeshi

Namik Dokle publikon vjershën për qeverinë e ‘97-tës: Ia dhashë Fatos Nanos dhe qeshi

Publikuar më 21.07.2021
Ish-kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Namik Dokle ka pub...

Ish-kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Namik Dokle ka publikuar në rrjetin social Facebook, një vjershë të vitit 1997, kur u miratua qeveria e Fatos Nanos. Namik Dokle ka qenë ish-zëvendëskryeministër, ish-kryetar i Grupit të PS-së dhe Kryetar i Kuvendit gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste. Në poezinë e tij në Facebook, Namik Dokle thekson se herë […]

Lexo më shumë

Flet ish-Ambasadori amerikan: Ky është politikani më i shkathët në Ballkan, e ruanin agjentët e CIA-s që mos ta vrisnin

Flet ish-Ambasadori amerikan: Ky është politikani më i shkathët në Ballkan, e ruanin agjentët e CIA-s që mos ta vrisnin

Publikuar më 20.07.2021
William Montgomery, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi, Mal të...

William Montgomery, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi, Mal të Zi, Kroaci dhe Bullgari, tha se Amerika kishte një anije me një ekip të CIA në Cavtat të Kroacisë. Sipas pretendimeve të tij, detyra kryesore e CIA-s, e vendosur në qytetin kroat, ishte ta shpëtonte presidentin e atëhershëm dhe aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, […]

Lexo më shumë