Pamje tragjike nga Italia/ Prifti lutet para se kamionët e ushtrisë të transportojnë trupat e viktimave

Italia po përballet me situatën më tragjike nga koronavirusi, prej të cilit deri më tani janë shënuar më shumë se 7 mijë viktima. Disa qytete të shtetit fqinj janë “gjunëzuar” totalisht para virusit, duke pësuar një krizë të vërtetë në sistemin shëndetësor, por mbi të gjitha duke humbur shumë jetë njerëzish.

Varrezat dhe morgët janë të tejmbushur nga numri i lartë i përditshëm i viktimave, ndaj kamionët e ushtrisë janë detyruar për t’i transportuar trupat në vende të tjera. Në mediat e huaja janë publikuar disa foto trishtuese nga momenti kur arkivolet vendosen në kamionë dhe prifti bën lutjet e fundit në kishë për shpirtin e viktimave. Në një foto të shkëputur nga qyteti i Seriate shfaqet një prift që lutet përpara 45 arkivoleve brenda kishës në San Giuseppe.

Më pas arkivolet u ngarkuan në kamionët e ushtrisë nga personeli i veshur me kostume të bardha mbrojtëse dhe maska për fytyrën. Trupat u transportuan për në krematoriumin në Ferrara në provincën e Emilia-Romagna, sepse Bergamo nuk mundet të përballojë më numrin e lartë të vdekjeve.

Trupat e njerëzve digjen diku tjetër dhe hiri më pas ju jepet të afërmve të tyre nga Karabinierët. Provinca e Bergamos ka pasur më shumë se 6,700 raste me koronavirus dhe dhjetëra njerëz kanë humbur jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet