Pamje të tmerrshme, burri djeg brenda në makinë gruan dhe tre fëmijët e tij (Foto-Video)

Foto 11 nga 11 Pas Para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Australi, ku ish lojtari i “Rugby” dogji gruan dhe tre fëmijët e tij brenda në makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën, kur autoritetet u detyruan të transportonin trupat e pajetë të Aaliyah, 6 vjeç, Laianah, 4 vjeç, dhe Trey, 3 vjeç, në një furgon funerali.

Javë më parë ata ishin tre fëmijë të lumtur që luanin me një top në oborrin e shtëpisë së babait të tyre, shkruan Daily Mail.

Por ditën e djeshme ata u dogjën për vdekje nga babai i tyre, ish-lojtari i NRL, Rowan Charles Baxter, pasi ai i vuri flakën makinës familjare. Bashkë me 3 fëmijët ishte edhe nëna e tyre, e cila arriti t’i shpëtonte zjarrit por ndërroi jetë në spital.

Ndërsa ish-lojtari goditi veten në stomak, teksa shikonte fëmijët e tij duke u djegur në makinë.

Hannah Baxter, 31 vjeç, u hodh nga automjeti duke bërtitur ‘ai derdhi benzinë mbi mua’.

Ajo u dërgua për ndihmë mjekësore në spital në gjendje kritike rreth orës 8.20 të mëngjesit, por ndërroi jetë në mbrëmje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet