Pamje të frikshme, shembet stadiumi i Az Alkmar-it (FOTO/VIDEO)

Foto 1 nga 2 Pas Para

 Pamje të frikshme po bëjnë xhiron e mediave sociale, nga stadiumi AZ Alkmar në Holandë, një pjesë e së cilit është shembur.

Në fotot e postuara në rrjet shihet se si është rrëzuar përtokë çatia e impiantit si pasojë e erërave të forta.

Fatmirësisht asnjë person nuk ndodhej në shkallët e stadiumit në kohën që ka ndodhur ngjarja.

Nëse shembja do të kishte ndodhur me tifozë të pranishëm atëherë mund të kishim pasur një tragjedi të përmasave të rënda.

Nuk është hera e parë që stadiumi i Az Alkmarit përfshihet nga incidente të kësaj natyre. Në 2013-tën, në një ndeshje kundër skuadrës greke të, Atromitosit, në Ligën e Europës, në minutën e 57’ u detyrua të ndalohej ndeshja, për shkak se në një pjesë të stadiumit kishte rënë zjarri.

AFAS stadium është hapur që në vitin 2006 dhe ka një kapacitet prej 17 mijë spektatorësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet