×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pabesia kushtetuese me ministren e arsimit

Arben Rrozhani

Kryeministri Rama zyrtarizoi sot atë që ishte përfolur prej ditëve të nxehta të gushtit: largimin e ministres së arsimit, Besa Shahini, që kishte paralajmëruar largimin nga qeveria dhe Shqipëria, për t’u kthyer në Kosovë, për ‘arsye familjare’. Për të parën herë në historinë e qeverive shqiptare ministri njofton largimin direkt në televizion dhe po aty stafetën e merr ministri tjetër që emërohet nga kryeministri po live.

Një shkelje e hapur e kushtetutës së Republikës së Shqipërisë që thotë në nenin 98 se: 1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve dhe 2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi’. Dhe një tallje e madhe me shqiptarët që po e vuajnë mungesën e arsimit publik, po aq sa shëndetësinë, mbrojtjen sociale dhe shërbimet.

Besa Shahini do të rikthehet në Kosovë prej nga erdhi, duke mbyllur një cikël të ‘teknikëve’ që nuk kanë të ardhme në një qeveri politike. Ajo ishte zëvendëse e Lindita Nikollës, deri kur dha dorëheqjen pas protestave të studentëve në dhjetor 2018. U mbajt si mish i huaj në trupin socialist të qeverisë dhe nuk është çudi që asaj t’i faturohen të gjitha dështimet e arsimit, nga reforma që gatoi Lindita dhe Plarenti deri te ‘Pakti për Universitetin’.

Largimi (linçimi) publik i saj ditën e parë të vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe zëvendësimi me një deputete të PS-së, është mënyra se si vepron kjo qeveri që arsimin e ka lënë pas liste, me më pak se 3 për qind të PBB-së, kur angazhimi i objektivave të OKB-së është 5 për qind; me kushte skandaloze në shumicën e shkollave publike të të gjitha niveleve, ku mungojnë kushtet elementare të mësimdhënies, jo më të flitet për masa anti-COVID; kur, edhe pse vit pas viti në shkolla ulen mijëra nxënës më pak, fondet nuk dalin, sepse shkojnë për sektorë të tjerë joprioritarë.

Kjo nuk do të ndryshojë, fatkeqësisht. Spektakli me titullarin e arsimit e tregoi dhe e konfirmoi këtë: arsimi duhet të jetë i partisë, po ashtu edhe pjesa tjetër e piramidës. Mësimdhënia dhe mësimnxënia pak rëndësi kanë. Mjaft që ERTV-ja të shfaqë kryeministrin, ministra që ikin e që vijnë dhe pijnë kafe. Mungon vetëm kolona zanore në sfond: muzikë tallavaje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Një çam në penën e një greku

Një çam në penën e një greku

Publikuar më 26.10.2020
Pirro Naçi  Për Ali Dino Bej kam shkruar edhe më parë. Dino,...

Pirro Naçi  Për Ali Dino Bej kam shkruar edhe më parë. Dino, siç nënshkruante skicat, ishte një figurë e veçantë e periudhës midis dy luftrave botërore. Artisti me origjinë nga Preveza  lindi në ishullin Chios të Greqisë më 1890,  me rrënjë nga Sajadha  ku ishin edhe sarajet e gjyshit, në Lopës. Me skicën e thjeshtë […]

Lexo më shumë

Nga një parti- o burra- e të bëhemi përjetësisht deputet!

Nga një parti- o burra- e të bëhemi përjetësisht deputet!

Publikuar më 25.10.2020
Alban Daci Ka një problem të madh që ka në lidhje me politik...

Alban Daci Ka një problem të madh që ka në lidhje me politikën që duhet të jetë përballë politikës dhe ky problem ka të bëj më faktin se shumica e konsiderojnë mundësi punësimi e privilegje personale dhe harrojnë se politika mbi është gjitha është arti i qeverisje dhe mekanizmi më i mirë për të garantuar […]

Lexo më shumë

“Primaret” e SHQUP-it dhe Rilindjes

“Primaret” e SHQUP-it dhe Rilindjes

Publikuar më 24.10.2020
Koço Kokëdhima Demokratët që sot ndjehen të zhgënjyer nga “p...

Koço Kokëdhima Demokratët që sot ndjehen të zhgënjyer nga “primaret” e SHQUP-it dhe ata socialistë që do të zhgënjehen nesër nga ato të Rilindjes, po legjitimojnë një proces fals, sepse ato nuk kanë asgjë të përbashkët me zgjedhjen e kandidatëve sipas votave të anëtarësisë së partisë. “Zgjidhja’ i sanksionoi primaret brenda partisë në statut, tre […]

Lexo më shumë

Plehrat e Shqipërisë

Plehrat e Shqipërisë

Publikuar më 23.10.2020
Koço Kokëdhima Kur, 16 vite më parë, ndaluam, të gjithë së b...

Koço Kokëdhima Kur, 16 vite më parë, ndaluam, të gjithë së bashku, ndërtimin e inceneratorit të Kasharit, që ishte projektuar për të djegur miliona tonë plehra të Italisë të sjella nga ‘Ecomafia’, besuam se e fituam betejën me helmuesit e ajrit, tokës, jetëve dhe të ardhmes së vendit. Gabuam. Elita e vjetër politike nuk hoqi […]

Lexo më shumë

Një histori për Sokol Ballën

Një histori për Sokol Ballën

Publikuar më 22.10.2020
Pirro Naçi I nderuari z. gazetar! Lexova pak ditë më parë pë...

Pirro Naçi I nderuari z. gazetar! Lexova pak ditë më parë përgjigjen tuaj për çka shkruante  pedagogu grek. Edhe atë e lexova me shumë interes. Shumë nga ato  që  ai shprehte i dëgjova nga ministri i jashtëm grek  dhe nga kryeministri shqiptar, pas shkrimit të  botuar. Ai ka talentin për të shpjeguar dhe analizuar gjëra […]

Lexo më shumë

COVID: LEXOHET ME “K” SI KONÇESIONET

COVID: LEXOHET ME “K” SI KONÇESIONET

Publikuar më 22.10.2020
Nga Erion Dasho Duke filluar nga dita e sotme, nuk do të mja...

Nga Erion Dasho Duke filluar nga dita e sotme, nuk do të mjaftohem vetëm duke sqaruar ato që nuk po bën qeveria shqiptare për të luftuar COVID-in, por edhe po sqaroj për miqtë e faqes edhe se “PËRSE” nuk po i bën. Nuk ka asnjë arsye bindëse se përse Shqipëria nuk teston për COVID. OBSH […]

Lexo më shumë

ANALIZA/ Platforma Politike e Marrëdhënieve Ndërshtetërore

ANALIZA/ Platforma Politike e Marrëdhënieve Ndërshtetërore

Publikuar më 17.10.2020
Dr. Harilla Goga Dr. Emiljan Mustaqe   Eshtë e qartë se...

Dr. Harilla Goga Dr. Emiljan Mustaqe   Eshtë e qartë se marrëdhëniet mes shteteve, që nga themelimi, kanë ndjekur në mënyrë rigoroze interesat e tyre, që me kohë janë përcaktuar si “interesa kombëtare”. Qëllimet i politikës së tyre të jashtme gjithmonë kanë qenë subjekt i atyre interesave. Në këtë këndvështrim, sa më shumë rezultate të […]

Lexo më shumë

Rinia e munguar Migjeniane!

Rinia e munguar Migjeniane!

Publikuar më 14.10.2020
Silvana Begaj “Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja...

Silvana Begaj “Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate që të vlon në gji. Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote! Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.” Por sa rini kaluan që nga vjersha e Migjenit? Kaloi rinia e gjyshërve të mi dhe nuk ia thanë dot këngës e nuk qeshën […]

Lexo më shumë