×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pa patentë dhe i armatosur, polici akuzohet për vrasje me dashje të 7-vjeçares, dyshohet se trafikonte drogë me skaf

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar të gjykohet per vrasje me dashje polici që vrau me skaf 7-vjeçaren, ndërsa ka kërkuar masën e arrestit me burg. Në këtë mënyrë Prokuroria e Vlorës kundërshton qëndrimin dhe referimin e policisë së Vlorës që e dorëzoi komisarin Arjan Tase për akuzën e vrasjes nga pakujdesia, sepse ai e  futi skafin në hapësirën e rrethuar për pushuesit. Pasi zbarkoi në breg familjarët e tjerë në bord, kreu manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar humbjen e menjëhershme të jetës.

Tase akuzohet për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, e cila në nenin 85 të kodit penal parashikon gjobë ose maksimumin e dënimit deri në 5 vite burg.

Arjan Tase një polic i cili në të kaluar u bë subjekt i hetimeve për shkak të lejimit të kultivimit të drogës në kohën kur ai ishte drejtues i komisariatit të Himarës, duket se nuk e “çante” kokën për ligjin dhe se ligjin e bënte vetë. Deri më tani nuk ka rezultuar që Arjan Tase të jetë i pajisur me leje përkatëse për drejtimin e një skafi me 600 kuaj fuqi dhe 7 metra të gjatë.

Ndërkohë edhe pse nuk lejohet, Tase ka thyer ligjin duke u afruar qëllimisht në zonën e mbushur me pushues edhe pse sipas rregullores, “përbindësha” të tillë deti duhet të qëndrojnë deri në 300 metra largësi nga bregu për shkak të fuqisë së madhe që ata kanë.

Një shkelje tjetër e kryer nga polici është arma që atij ju gjet në çantën e krahut që përdorte. Edhe pse rregullorja parashikon që arma e shërbimit nuk duhet marrë me vete kur efektivi është jo në orarin e punës, Arjan Tase bënte siç dinte vetë. Ndërkohë ende nuk është sqaruar se si ka arritur që të sigurojë këtë mjet lundrues. Ndërkohë burime në media raportojnë se skafi i përket vetë policit, megjithëse me letra figuron në pronësi të një personi tjetër.

Trafiku i drogës

Dyshimet e hetuesve të Prokurorisë së Vlorës dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë se Arjan Tase, polici që goditi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia në Plazhin e Potamit, mund të ketë lidhje me trafikun e drogës dhe organizata kriminale që ushtrojnë aktivitetin e tyre në trafikun e narkotikëve. Madje, dyshimet e hetuesve shkojnë më tej, në përdorimin e të njëjtit skaf që goditi 7-vjeçaren, për këtë aktivitet të jashtëligjshëm. Mjeti është zyrtarisht në pronësi të kushëririt të Arjan Tases, Adhurim Kushit, si pjesë e një biznesi që merrej me dhënien me qira të mjeteve lundruese.

Megjithatë, Prokuroria Vlorë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po verifikojnë e lidhjet e tyre, pasi besohet se ish-oficeri qëndron pas aktivitetit. Kjo nuk është hera e parë që Tase dyshohet si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Përpara dy vitesh, në kohën kur ishte Shef i Komisariatit të Himarës, ai u arrestua nga policia e Vlorës për lejimin e kultivimit të parcelave me kanabis me një grup tjetër prej 39 personash.

Tase u akuzua për shpërdorim detyre dhe u la në arrest shtëpie. Ishte i vetmi që arriti të shpallej i pafajshëm nga Apeli i Vlorës dhe për këtë arsye u rikthye sërish në detyrë në Policinë e Shtetit. Arjan Tase akuzohet për “vrasje nga pakujdesia” për ngjarjen e së martës në Potam. Ai nuk është më pjesë e strukturës blu, pas përjashtimit nga kryepolici Gledis Nano, menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Ngjarja provokoi shkakrimin zinxhirë të të gjithë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Vlorë, të cilët nuk ndoqën urdhërat e policisë për survejimin e brigjeve për mjetet lundruese dhe kontrollin e tyre sipas ligjit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Publikuar më 17.08.2022
Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë...

Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë ime bijë gati 11 vjeçare teksa sheh rrëmujë në rrugët e Tiranës për koncertin e një repisti, një festival i muzikës rap dhe hip-hop. “Ia kuptoni tekstet?”,- e ngas më tej. “Patjetër, ngjan cool, është i pasur, gocat për të lënë kokën dhe…(këtu ul zërin)…thotë […]

Lexo më shumë

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Publikuar më 17.08.2022
Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar...

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar […]

Lexo më shumë