×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Orion Shima: Piktura ime një udhëtim vetjak, që kërkon dialog me publikun

Orion Shima çel ekspozitën “Mes errësirës dhe dritës”. Piktori flet për veprat e tij më të fundit, mbylljen e “Onufrit”, si një mundësi e mohuar ndaj artistëve të rinj dhe për (ish) Galerinë Kombëtare të Arteve, duke e konsideruar një godinë të mbyllur

Anila Dedaj

500 metra larg, ndërsa në ish- Galerinë Kombëtare të Arteve (sot Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura) nuk po ndihet asnjë shkëndijë e re arti, një program emocionues ekspozitash jetësohet përmes veprave të katër artistëve të afirmuar. Është piktori Orion Shima që hap këtë vallëzim ndjellës konceptesh e ngjyrash “Mes errësirës dhe dritës”, e që më pas do të pasohet nga ekspozitat e Jon Krajës, Alban Hajdinat dhe Ergys Zhabjakut. “Galeri70”, strehëza bashkëkohore e artit që i mirëpret, i ngjason një vitrine ekspozuese. Një hapësirë e vogël, por e mjaftueshme, që u lejon artistëve të dialogojnë me publikun. Ekspozita “Mes errësirës dhe dritës” që rikthen Shimën pas një mungese gati 7-vjeçare, paraqet një figurë palombari, si një personazh pa identitet në eksplorim të dy botëve. “Për mua i rëndësishëm ishte pikërisht ky moment që rikthen personazhin tim në një ‘nonname’, në një personazh, ku më shumë sesa publikut i intereson gjendja e tij, bëhet kureshtar për kërkimin që ai bën”, rrëfen Shima për “Shekulli”-n. Një kërkim që konsiston në gjetjen e “objekteve” të caktuara në botën e padukshme për t’i ekspozuar ato në botën tjetër, njësoj si procesi i krijimit për artistin, i cili duhet të hulumtojë, të eksplorojë në brendinë e tij e të ngjarjeve të caktuara…  E megjithatë Shima preferon të mos “e dhunojë” publikun me ide ose deklamacione shumë të qarta të realitetit të përditshëm. “Unë dua që ai të reflektojë mbi atë imazh të dhënë dhe pse jo të ndërtojë një botë nëqoftëse i pëlqen imazhi”, shprehet artisti.

Zoti Shima, riktheheni pas 7 vitesh. Përse zgjodhët “Galeri 70” për të ekspozuar?

Ne jemi një grup prej katër piktorësh. Më ra radha mua që të hap ekspozitën i pari. Ka qenë një projekt relativisht i vjetër, përsa i përket fillimit të vitit që shkoi dhe unë e gjeta me shumë vend ta ekspozoj pikërisht në këtë galeri. Mendoj që është e përshtatshme përsa i përket hapësirës edhe asaj çka unë kam dashur të transmetoj. Ky ka qenë qëllimi. Plus që na pëlqeu të gjithëve ideja që ta nisnim me një galeri të vogël, por që pretendon të kapë një profesionalizëm të lartë dhe që Tiranës i mungon prej vitesh. Është një galeri që synon më të mirën, përsa i përket vlerave artistike, por synon gjithashtu edhe t’i ofrojë publikut një situatë shumë të afërt me autorët, në veçanti dhe me projektet e tyre.

“Mes errësirës dhe dritës”, mendoni se e ka gjetur dritën ekspozita në këtë galeri?

Unë besoj se për shumë arsye, çdo vepër arti që fillon dhe komunikon me publikun dritën e gjen vet. E para, sepse në këtë moment piktura dialogon me publikun dhe i jep atij mundësinë ta pëlqejë, të mos e pëlqejë, të hyjë në një marrëdhënie medituese me të. Shijet janë relative dhe të shumëllojshme, por unë besoj se paraqitja e veprës dhe afrimi i saj tek publiku i jep artistit por edhe vizitorit, një shans dialogu.

Zgjidhni të paraqisni përmes tablove, një personazh “pa fytyrë”, pa identitet…

Është pa fytyrë, ose më saktë ai e ka një fytyrë të mbuluar. Unë nuk doja që nëpërmjet gjendjes fizike, ose të karakterit që ai mban nën kostum të interferoja publikun. Për mua i rëndësishëm ishte pikërisht ky moment që rikthen personazhin tim në një ‘nonname’, në një personazh, ku më shumë sesa publikut i intereson gjendja e tij, bëhet kureshtar për kërkimin që ai bën. Pikërisht për eksplorimin e këtyre dy botëve.

Duket sikur më së tepërmi përqendroheni tek gjendja e brendshme e njeriut, por sa bëhet pjesë e pikturave tuaja realiteti që na rrethon?

Nuk do të thoja që nuk ndaloj tek realiteti, përkundrazi e shikoj atë me shumë kujdes dhe përpiqem ta përzgjedh. Nuk kam dashur dhe nuk  besoj se hyj tek ajo kategori piktorësh që janë të drejtpërdrejtë, në kuptimin që përcjellin ato tema që njerëzit i shqetësojnë përditë. Përpiqem që imazhin tim ta përzgjedh me kujdes në varësi të kërkimit tim personal. Në këtë sens, piktura ime është më shumë një udhëtim vetjak dhe një mënyrë e imja e të parit botës. Nëpërmjet këtij kërkimi unë kërkoj dhe një lloj dialogu me publikun. Pa dashur dhe pa pretenduar të prek tema të tjera, që mendoj se nuk janë pjesë e kërkimit tim.

A përcjellin këto vepra një lloj paralelizmi me procesin e krijimit të artistit… Kërkimi i “objekteve” të veçanta bë botën e padukshme, atë nënujore dhe mandej nxjerrjen në dritë të veprës?

Unë mendoj, se gjithsecili nga ne noton në dy lloj zonash le të themi. Për një artist, kjo sigurisht që është më normale, sepse nga njëra anë ne jetojmë të gjithë në atë botë të përditshme, të prekshme me informacionin dhe me njerëzit përkatës që na rrethojnë. Është pikërisht ajo zonë e jona që na shtyn drejt një hapësire, ku ne fillojmë dhe ndërtojmë krijimin tonë në bazë të tjerrjes së ideve që vjelim nga e përditshmja. Në këtë kuptim edhe metafora e personazhit tim përcjell edhe këtë lloj dualiteti njerëzor. Një dualitet që unë mendoj se i bën mirë artit, autorit, por edhe shikuesit. Ideja ime është që të mos “e dhunoj” shikuesin me ide, ose deklamacione shumë të qarta të socialitetit të përditshëm. Unë dua që ai të reflektojë mbi atë imazh të dhënë dhe pse jo të ndërtojë një botë, nëqoftëse sigurisht atij i pëlqen imazhi.

Galeria, godinë e mbyllur!

Duke qëndruar tek momenti i nxjerrjes në dritë të veprës. Në këndvështrimin tuaj sa i vështirë është ky proces në Shqipëri, veçanërisht për artistët e rinj. Në një moment të tillë, ku edhe Ekspozita “Onufri”, që ishte një mundësi e mirë për t’u afirmuar, u mbyll?

Unë jam i keqardhur për mbylljen e atij aktiviteti. E para, sepse ishte një proces, kishte krijuar një traditë mëse 24-vjeçare, por edhe për mundësinë që do t’i linte në kohë të gjithë artistëve të rinj. Në këtë kuptim nuk e di se si e ndjejnë artistët e rinj problemin e të shfaqurit, por unë mendoj se Tiranës i nevojiten hapësira dhe galeri, ku gjithsecili të fillojë dhe të hyjë në dialog me publikun e tij.

Ju thatë më herët se nuk ka hapësira për të ekspozuar. Nuk e keni munduar ish- Galerinë e Arteve, si një mundësi, apo ndoshta nuk e gjetët të përshtatshme?

Nuk është se Galeria nuk është e përshtatshme si hapësirë, problemi është që Galeria ende nuk e ka të qartë se ç’po ndodh me të. Të paktën unë nuk jam në dijeni që ai institucion të ketë një program. Me thënë të drejtën, unë edhe si fytyrë nuk e njoh drejtorin e Galerisë. Nuk di të ketë ndonjë media që t’i ketë marrë një intervistë. Në këtë kuptim, unë mendoj që ajo tashmë është një godinë e mbyllur!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndahet nga jeta “Artisti i popullit”, kompozitori Agim Krajka

Ndahet nga jeta “Artisti i popullit”, kompozitori Agim Krajka

Publikuar më 02.03.2021
Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, kompozitori i mir...

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, kompozitori i mirënjohur Agim Krajka. Lajmin për vdekjen e tij, e ka bërë me dije djali, Ulis Krajka. Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa […]

Lexo më shumë

“Zgjoi” nga Kosova fitues i tre çmimeve në festivalin e filmit në SHBA

“Zgjoi” nga Kosova fitues i tre çmimeve në festivalin e filmit në SHBA

Publikuar më 03.02.2021
Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” me regji nga Blerta Basho...

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli bëri historinë sot duke rrëmbyer tre çmimet kryesore të Sundance Film Festival, si: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA. “Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, […]

Lexo më shumë

Përralla për pellazgët në veprën e Aref Matit

Përralla për pellazgët në veprën e Aref Matit

Publikuar më 26.10.2020
Viktor Nasi Përpjekja për të zbuluar të vërtetën historike r...

Viktor Nasi Përpjekja për të zbuluar të vërtetën historike realizohet me sukses kur mbështetet në fakte dhe në dokumente të shkruara dhe jo në fantazinë dhe në dëshirën e mirë. Studimi i historisë së popujve të lashtë nuk është aq i mundshëm dhe aq i lehtë. Literatura e deritanishme për historinë e pellazgëve dhe të […]

Lexo më shumë

Butrinti me koncesion? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Butrinti me koncesion? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Publikuar më 11.09.2020
Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, do të...

Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, do të menaxhohet për 10 vitet e ardhshme nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. I ftuar në ‘RTV ORA’, ish-drejtori i këtij parku arkeologjik Auron Tare, tha se situata në Butrint në 10 vitet e fundit lë për të dëshiruar, sa i përket menaxhimit, por dhe të parkut […]

Lexo më shumë

Infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, i prekur edhe bashkëshorti

Infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, i prekur edhe bashkëshorti

Publikuar më 08.09.2020
Është infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, ...

Është infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, drejtoresha e Artit dhe Kulturës Korçë, Zamira Kita. Mësohet se gjithashtu nga virusi vdekjeprurës është prekur edhe bashkëshorti i saj, i cili është dërguar për një trajtim më të specializuar në një nga spitalet e kryeqytetit. Ndërsa gjendja shëndetësore e aktores paraqitet e mirë. Prej disa vitesh […]

Lexo më shumë

Vdekja e aktorit Chadwick Boseman thyen një rekord historik

Vdekja e aktorit Chadwick Boseman thyen një rekord historik

Publikuar më 31.08.2020
Vdekja e parakohshme e aktorit Chadwick Boseman, pas një luf...

Vdekja e parakohshme e aktorit Chadwick Boseman, pas një lufte të gjatë me kancerin ka prekur zemrat e miliona fansave. Ngushëllimet e tyre po sinjalizohen edhe si rekorde në rrjetin social Twitter. Administratorët e këtij rrjeti social kanë lajmëruar se njoftimi për vdekjen e tij, që u postua në profilin e aktorit, është bërë postimi […]

Lexo më shumë

Zbulohet varri helenistik në Tepelenë, gjenden monedha dhe enë qeramike (FOTO)

Zbulohet varri helenistik në Tepelenë, gjenden monedha dhe enë qeramike (FOTO)

Publikuar më 24.08.2020
Gjetjet arkeologjike që i përkasin periudhës helenistike jan...

Gjetjet arkeologjike që i përkasin periudhës helenistike janë zbuluar rastësisht në fshatin Turan të Tepelenës Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi zbulimin e një vendi arkeologjik ku janë gjetur objektet, si monedha, enë qeramike, kandilë etj. Ministrja Margariti bën me dije se tashmë specialistët e IKTK kanë shkuar në […]

Lexo më shumë

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Publikuar më 02.08.2020
Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja ësht...

Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban. Përmes një postimi në rrjetet sociale shqiptarja ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”. “Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova […]

Lexo më shumë