×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

OKB paralajmëron se Jemeni mund të përballet me krizën më të rëndë të urisë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se Jemeni i shkatërruar nga lufta, është “në rrezik të pashmangshëm të përballjes me urinë më të rëndë që bota ka parë në dekada”, ku jeta e miliona njerëzve është në rrezik.

Ky paralajmërim i shefit të OKB-së vjen pas raportimeve nga Shtetet e Bashkuara se planifikon që ta njohë si organizatë terroriste lëvizjen rebele Huthi të Jemenit, me qëllim që të rrisë presionin mbi mbështetësin e kësaj lëvizjeje, Iranin.

Grupet e ndihmës kanë thënë se përcaktimi i rebelëve Huthi si organizatë terroriste do të vështirësojë dërgimin e ndihmës për 80 për qind të popullatës prej 24 milionë banorësh të Jemenit, të cilët varen nga këto ndihma për mbijetesë. Po ashtu, kjo lëvizje e SHBA-së, sipas grupeve të ndihmës, do të minojë shpresat se mund të rinisin bisedimet e paqes për t’i dhënë fund konfliktit në Jemen.

Pas paralajmërimeve për sanksione të mundshme të SHBA-së, shefi i OKB-së, Guterres bëri thirrje për kujdes mbi çdo politikë e cila sipas tij do të mund të përkeqësonte situatën.

“I bëj thirrje të gjithë atyre që kanë ndikim që të veprojnë urgjentisht mbi këto çështje për të shmangur katastrofë dhe gjithashtu bëj thirrje që të gjithë të përmbahen nga veprime që do të mund të përkeqësonin situatën, tashmë të rëndë”, tha ai përmes një deklarate.

Jemeni është në luftë civile që prej vitit 2015. Konflikti ka vrarë mbi 100,000 persona dhe ka shkatërruar infrastrukturën, duke krijuar një prej krizave më të rënda humanitare në botë.

Rebelët Huthi kanë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe shumë pjesë në veri dhe perëndim të vendit. Ata po luftojnë kundër qeverisë që mbështetet nga sauditët.

Konflikti po ashtu është zgjeruar përtej kufijve të Jemenit, ku rebelët Huthi kanë kryer sulme me dronë dhe raketa kundër Arabisë Saudite.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Turqia i propozon SHBA-së instalimin e raketave ruse S-400 në territoret e okupuara, në të kundërt ato do vendosen në kufi me Azerbajxhanin

Turqia i propozon SHBA-së instalimin e raketave ruse S-400 në territoret e okupuara, në të kundërt ato do vendosen në kufi me Azerbajxhanin

Publikuar më 12.06.2021
Pak para takimit të Joe Biden me homologun e tij turk, Erdog...

Pak para takimit të Joe Biden me homologun e tij turk, Erdogan, të hënën, gjatë një periudhe marrëdhëniesh të acaruara midis Uashingtonit dhe Ankarasë, doli informacioni se qeveria turke u kishte propozuar Shteteve të Bashkuara vendosjen e raketave ruse në territoret e okupuara, sipas gazetës opozitare Jumhuriyet. Sipas “Kathimerini” të Qipros, kolumnisti i Cumhuriyet, Mehmet […]

Lexo më shumë

Ulje drastike e infektimeve me COVID-19 në Greqi: 591 raste të reja, 360 të intubuar dhe 21 vdekje

Ulje drastike e infektimeve me COVID-19 në Greqi: 591 raste të reja, 360 të intubuar dhe 21 vdekje

Publikuar më 12.06.2021
Rastet e reja të koronavirusit në Greqi arritën në 591, sipa...

Rastet e reja të koronavirusit në Greqi arritën në 591, sipas raportit të EODY. Numri i njerëzve të intubuar ra në 360, ndërsa vdekjet në 24 orët e fundit janë 21. Nga rastet e fundit, dy u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 414.636 (ndryshim ditor + 0.2%), […]

Lexo më shumë

Trembëdhjetë të plagosur nga të shtënat në Teksas

Trembëdhjetë të plagosur nga të shtënat në Teksas

Publikuar më 12.06.2021
Në Austin të Teksasit në Shtetet e Bashkuara u raportua për ...

Në Austin të Teksasit në Shtetet e Bashkuara u raportua për të paktën 13 persona të plagosur pas të shtënave nga një person i cili ende është në kërkim nga policia. Policia lokale tha se nuk është raportuar për viktima, por dy nga të plagosurit ishin në gjendje kritike. Raportet thonë se autoritetet po kërkojnë […]

Lexo më shumë

Situatë emergjente për të miturit/ OKB: Koronavirusi detyroi miliona fëmijë që të punonin

Situatë emergjente për të miturit/ OKB: Koronavirusi detyroi miliona fëmijë që të punonin

Publikuar më 12.06.2021
Sot, 12 qershor, është Dita Botërore e Punës, dhe OKB parala...

Sot, 12 qershor, është Dita Botërore e Punës, dhe OKB paralajmëron se kriza e koronavirusit po shtyn miliona fëmijë të punojnë. Numri i fëmijëve të detyruar të punojnë është rritur në 160 milion në të gjithë botën. Kjo do të thotë një rritje prej 8.4 milion fëmijëve në katër vitet e fundit. Në të njëjtën […]

Lexo më shumë

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me COVID-19

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me COVID-19

Publikuar më 12.06.2021
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën (12 qershor) një rast të vdekjes nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit të IKSHPK-së gjatë 24 orëve janë testuar 1.774 mostra dhe janë shënuar edhe 17 raste të reja me COVID-19. Nga sëmundja janë […]

Lexo më shumë

Putin: Marrëdhënia me SHBA është përkeqësuar në pikën më të ulët

Putin: Marrëdhënia me SHBA është përkeqësuar në pikën më të ulët

Publikuar më 12.06.2021
Presidenti rus Vladimir Putin, në një intervistë, tha se mar...

Presidenti rus Vladimir Putin, në një intervistë, tha se marrëdhënia e Rusisë me Shtetet e Bashkuara “është përkeqësuar deri në pikën më të ulët” në vitet e fundit, ndërsa vuri në dukje se Joe Biden është “rrënjësisht i ndryshëm” nga paraardhësi i tij. “Ne kemi një marrëdhënie dypalëshe që është përkeqësuar në pikën më të […]

Lexo më shumë

Kosova kërkon ndihmë nga Facebook, ja për çfarë bëhet fjalë

Kosova kërkon ndihmë nga Facebook, ja për çfarë bëhet fjalë

Publikuar më 12.06.2021
Institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar informacion...

Institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar informacione nga kompania Facebook për llogari të qytetarëve të Kosovës, kryesisht në kuadër të hetimeve për vepra penale. Nga janari i vitit 2013 e deri në muajin maj 2021, Kosova ka kërkuar plot 228 herë ndihmë nga Facebook-u. Njëzet kërkesa për qasje në informacione të llogarive, janë dërguar vetëm […]

Lexo më shumë

Zyra e BE jep detaje: Kurti dhe Vuçiç, 3 orë përballë njëri – tjetrit

Zyra e BE jep detaje: Kurti dhe Vuçiç, 3 orë përballë njëri – tjetrit

Publikuar më 11.06.2021
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur detaje ...

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur detaje për takimin mes Kosovës e Serbisë, i cili pritet të mbahet të martën më 15 qershor në Bruksel. Në këtë takim për herë të parë për çështjen e dialogut do të marrin pjesë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Përmes […]

Lexo më shumë