×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

OBSH nxjerr udhëzime të reja për korovirusin: Ja rreziku më i madh dhe çfarë duhet të dini!

Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi të enjten udhëzime të reja për transmetimin e koronavirusit, në të cilat pranohet mundësia që virusi të përhapet me anë të ajrit, siç janë shprehur shumë shkencëtarë amerikanë, por pa e konfirmuar këtë plotësisht.

Në udhëzimet e saj OBSH pranon se nga disa raporte për shpërthimin e virusit që lidhen me mjedise të mbyllura dhe me shumë njerëz, del mundësia që virusi të transmetohet edhe nga ajri, siç janë praktikat e koreve, restorantet ose klasat e fizkulturës.

Se sa shpesh koronavirusi mund të përhapet nga ajri, në krahasim me transmetimin me anë të piklave nga kolla dhe tështimat, kjo nuk është e qartë.

Por OBSH thotë se është nevojë e ngutshme të bëhen më shumë kërkime për raste të tilla dhe të përcaktohet rëndësia e tyre në transmetimin e COVID-19.

Bazuar në studimin e provave aktuale, OBSH thotë se koronavirusi që shkakton COVID-19 përhapet mes njerëzve nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me sipërfaqe të kontaminuara ose nga kontakti i ngushtë me njerëz të infektuar që e përhapin virusin përmes pështymës, sekrecioneve të frymëmarrjes ose piklave që dalin nga një person i infektuar kur kollitet, tështin, flet ose këndon.

Raporti vjen pas një letre të hapur të 239 shkencëtarëve nga 32 vende, të cilët i bënë thirrje OBSH-së të përditësojë udhëzimet.

Vetëm një numër shumë i vogël i sëmundjesh besohet se përhapen përmes grimcave të vogla në ajër ose aerosoleve. Ato perfshijnë fruthin dhe tuberkulozin, dy sëmundje tepër ngjitëse që kërkojnë masa ekstreme për të shmangur përhapjen.

Çdo ndryshim në vlerësimet e OBSH-së për rrezikun e transmetimit mund të ndikojë në udhëzimet aktuale për mbajtjen e distancës fizike prej 1 metri mes njerëzve.

Në këtë rast, qeveritë, të cilat mbështeten te kjo agjenci për udhëzime, mund të duhet të ndryshojnë masat që synojnë frenimin e virusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Avionët luftarëk francez zbarkojnë në Greqi, Turqia ndjehet e kërcënuar

Avionët luftarëk francez zbarkojnë në Greqi, Turqia ndjehet e kërcënuar

Publikuar më 13.08.2020
Franca njoftoi se do të rrisë praninë e saj ushtarake në Mes...

Franca njoftoi se do të rrisë praninë e saj ushtarake në Mesdheun lindor, duke përmendur “shqetësime për tensionet e shkaktuara nga vendimet e njëanshme të Turqisë për eksplorimin e naftës”. Të hënën 10 gusht pasi Turqia vendosi një anije kërkimore sizmike, Oruç Reis u pa e shoqëruar nga anije ushtarake, në Detin Egje Juglindor, një […]

Lexo më shumë

Trump ndërmjetëson nënshkrimin e marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara

Trump ndërmjetëson nënshkrimin e marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara

Publikuar më 13.08.2020
Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën, me ndërmjetë...

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën, me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump, një marrëveshje historike paqeje që do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme. Sipas marrëveshjes, Izraeli pranon të pezullojë zbatimin e sovranitetit në zonat e Bregut Perëndimor për të cilat kishte diskutuar aneksimin, […]

Lexo më shumë

Greqia në krizë, shënohen rastet më të larta me virus

Greqia në krizë, shënohen rastet më të larta me virus

Publikuar më 13.08.2020
Greqia shënoi ditën me bilancin më të lartë të të infektuarv...

Greqia shënoi ditën me bilancin më të lartë të të infektuarve që prej shpërthimit të pandemisë së COVID-19. Janë 262 raste të reja që u raportuan në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6177 numrin total të të infektuarve në vend. Mbi 1500 raste janë lidhur me udhëtime jashtë vendit. Greqia mburrej me […]

Lexo më shumë

Indonezi, vullkani Sinabung përsëri lëshon kolonë hiri

Indonezi, vullkani Sinabung përsëri lëshon kolonë hiri

Publikuar më 13.08.2020
Vullkani Sinabung në ishullin Sumatra të Indonezisë ka shpër...

Vullkani Sinabung në ishullin Sumatra të Indonezisë ka shpërthyer përsëri duke lëshuar një kolonë masive hiri, transmeton Anadolu Agency (AA). Qendra vullkanike për zbutje të rreziqeve gjeologjike tha se lëshimi i kolonës së hirit filloi në orën 6:07 të mëngjesit sipas kohës lokale. “Kolona e ashpër u ngrit në 1.000 metra mbi lartësinë e malit […]

Lexo më shumë

Prej 1 minute vonesë e avionit, të gjithë pasagjerët duhet të futen në karantinë

Prej 1 minute vonesë e avionit, të gjithë pasagjerët duhet të futen në karantinë

Publikuar më 13.08.2020
Norvegjia ka futur në fuqi karantinimin me shtetin e Francës...

Norvegjia ka futur në fuqi karantinimin me shtetin e Francës për shkak të situatës me koronavirusin. Pasagjerëve të fluturimit nga Nice e Francës në Oslo të Novergjisë, do i duhet të futen në karantinë për 10 ditë. Kjo për shkak se avioni u ul në Norvegji, një minutë më vonë nga shpallja e vendimit. Sipas […]

Lexo më shumë

Kundërpërgjigja/ KFOR-i dhe Policia Kosovës planifikojnë “veprimtari operacionale të përbashkëta në zonën e Kamenicës”

Kundërpërgjigja/ KFOR-i dhe Policia Kosovës planifikojnë “veprimtari operacionale të përbashkëta në zonën e Kamenicës”

Publikuar më 13.08.2020
Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka njoftuar të enjten se n...

Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka njoftuar të enjten se në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Kosovë ka nisur planifikimet për veprimtari operacionale të përbashkëta në zonën e Kamenicës. Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se ky vendim është marrë pas një samiti teknik të nivelit të lartë që është organizuar një […]

Lexo më shumë

Tashmë duhani nuk do të pihet as në ambiente publike, është një rrezik i madh për përhapjen e virusit

Tashmë duhani nuk do të pihet as në ambiente publike, është një rrezik i madh për përhapjen e virusit

Publikuar më 13.08.2020
Rajoni Spanjoll i Galicisë ka ndaluar njerëzit që të pinë du...

Rajoni Spanjoll i Galicisë ka ndaluar njerëzit që të pinë duhan kur distanca sociale 2-metër nuk është e mundur. Qeveria e rajonit veriperëndimor njoftoi ndalimin të mërkurën dhe ajo hyri në fuqi në mesnatë. Do të zbatohet gjithashtu për tarracat e kafeneve dhe restoranteve. Autoritetet në pjesë të tjera të vendit si Andalucia, Cantabria, Castilla […]

Lexo më shumë

Erdogan dhe Merkel do të bisedojnë për tensionet Turqi-Greqi

Erdogan dhe Merkel do të bisedojnë për tensionet Turqi-Greqi

Publikuar më 13.08.2020
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se ai do të flasë...

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se ai do të flasë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe kreu e Këshillit Evropian, Charles Michel, në lidhje me mosmarrëveshjet e fundit me Greqinë. Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë përshkallëzua, pasi Ankaraja rifilloi kërkimet për gaz dhe naftë jashtë ishullit grek Kastellorizo. Turqia dërgoi anijen kërkimore Oruc […]

Lexo më shumë