
Qytetarët e Kosovës, destinacionin e tyre për të bërë pushimet e kanë Shqipërinë, një pjesë e madhe e tyre, sidomos këtë vit që nuk kanë mundësi zgjedhjeje. Mirëpo, frika nga përhapja e pandemisë së COVID-19 duket se i ka stepur pushuesit nga Kosova.
Sipas të dhënave, krahasuar me vitin e kaluar, numri i pushuesve nga Kosova, në muajin qershor është përgjysmuar edhe pse për ta Shqipëria momentalisht është i vetmi destinacion ku ata mund të kalojnë pushimet.
Të dhënat e pikës kufitare Vërmicë-Morinë tregojnë se gjatë muajit qershor 2019, mbi 260 mijë nga Kosova ishin nisur drejt bregdetit shqiptar, ndërsa gjatë qershorit të këtij viti mbi 128 mijë. Megjithatë kjo gjë ka ndryshuar në javën e parë të korrikut të këtij viti dhe vetëm nga data 1 korrik deri me 5 të këtij viti mbi 26 mijë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa kjo shifër ishte më e vogël gjatë viti 2019, pra janë 24 mijë.
Kosova, vitet e tjera si destinacione ka pasur Shqipërinë, Malin e Zi, Turqinë dhe Kroacinë, mirëpo tashmë kanë vetëm Shqipërinë dhe gjithashtu është edhe Mali i Zi, por ky i fundit kërkon që para se të hynë në këtë shtet të bëhet testi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply