×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Numri i nxënësve bie me shpejtësi, popullata e ciklit 9-vjeçar tkurrje me 2.1% brenda një viti

Popullsia në moshë shkollore po tkurret me shpejtësi viti pas viti, ku përveç sinjaleve për plakjen e popullsisë së vendit, rënia e numrit të nxënësve kërkon ridimensionim të sektorit të arsimit.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin 2021 popullsia në grup-moshën e arsimit 9-vjeçar (5-14 vjeç) ka pësuar rënie me mbi 2,1 për qind në krahasim me vitin 2020. INSTAT raportoi se gjatë në janar 2021 ishin 323,820 fëmijë të moshës 5-14 vjeç, 7,123 më pak se në vitin 2020.

Në 20 vitet e fundit nga viti 2000-2021 popullata e fëmijëve që i përket ciklit 9-vjecar ka pësuar rënie me 48 për qind.

Rënia e popullatës së re ne moshë lajmëron një sërë sfidash për zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen. Por në afat të shkurtër sektori i arsimit lirohet nga ngarkesa me nxënës dhe për rrjedhojë ky proces duhet të rrisë cilësinë e mësimdhënies.

Në vitin shkollor 2020-21, numri i mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.443, ndër të cilët 75,8 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 16,6.

Rënia e numrit të nxënësve ka ardhur në proporcion të drejtë me tkurrjen e peshës së grup-moshave të reja. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 1989, popullsia në moshën 0-14 vjeç ishte rreth 1 milion persona, ndërsa në vitin 2021, ka zbritur në vetëm rreth 467,366 mijë persona, pothuajse përgjysmim. Pesha e popullsisë 0-14 vjeç ka zbritur në rreth 16% të totalit, nga 32% që ishte në vitin 1989.

Vendi ka përjetuar pas viteve ’90 rënien e lindshmërisë dhe emigracionin masiv, ku janë larguar kryesisht moshat e reja, është rritur pesha e të moshuarve. Popullsia mbi 65 vjeç zuri këtë vit 15.2% të totalit, nga vetëm 7.4% në vitin 2001, po sipas INSTAT.

Norma e lindshmërisë ka rënë në 1.3 fëmijë për grua në fund të 2020 nga më shumë se 5.6 fëmijë në fillim të viteve 1990. Kjo normë është nga më të ulëtat në Europë dhe do të thotë se nënat nuk zëvendësojnë as vetveten. Ky është një sinjal alarmues për rënie të pashmangshme të popullsisë së Shqipërisë në vitet në vijim.

Ndryshimi i strukturës së popullsisë pritet të ketë efekte të rënda në një të ardhme të shpejtë, si në strukturën e forcës së punës, kërkesë-ofertën për punë (me ndikim në profilet e universiteteve) ashtu dhe në skemën e pensioneve dhe kostos për kujdesin e të moshuarve. Rigjallërimi i ciklit të emigracionit është një tjetër faktor i rëndësishëm. Që nga viti 2013, rreth 360 mijë shqiptare janë dhe kryesisht kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimi Europian.

Sektori i arsimit është reduktuar më shumë se 35% që nga viti 1990 si në numrin e nxënësve, mësuesve edhe shkollave. Gjatë periudhës 1991-2018, numri i nxënësve që ndjekin arsimin para universitar u tkurr me 35%, numri i mësuesve ra me 22%, rreth 35% e shkollave u mbyllën, teksa klasat u reduktuan me 70%./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqipëria me popullsi më të re në moshë se BE, por po plaket me ritme të shpejta

Shqipëria me popullsi më të re në moshë se BE, por po plaket me ritme të shpejta

Publikuar më 04.10.2021
Një përllogaritje e fundit e Eurostat tregon se Shqipëria ka...

Një përllogaritje e fundit e Eurostat tregon se Shqipëria ka raportin e varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) nga më të ulëtat në Europë, çka tregon se vendi ende ka një popullsi të re në moshë. Por procesi i plakjes në vendin tonë po ndodh me ritme shumë më […]

Lexo më shumë

Vetëm 5 dollarë në ditë/ 12% e të punësuarve në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë

Vetëm 5 dollarë në ditë/ 12% e të punësuarve në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë

Publikuar më 28.09.2021
Kombet e Bashkuara, nëpërmjet Departamentit të Punës (ILO) p...

Kombet e Bashkuara, nëpërmjet Departamentit të Punës (ILO) përllogaritën se gjatë vitit 2020, në Shqipëri 12% e totalit të të punësuarve morën paga nën kufirin e varfërisë relative 5 dollarë në ditë. Statistikat e institucionit ndërkombëtar tregojnë se më shumë se 1/10 e të punësuarve në vendin tonë paguhen nga 3-5 dollarë në ditë. Pesha […]

Lexo më shumë

Fëmijët shqiptarë të varfër/ Mbi 97% e familjeve nuk u plotësojnë standardet për ushqim dhe për veshje

Fëmijët shqiptarë të varfër/ Mbi 97% e familjeve nuk u plotësojnë standardet për ushqim dhe për veshje

Publikuar më 27.09.2021
Vitet e fundit, INSTAT ka nisur të publikojë treguesit e var...

Vitet e fundit, INSTAT ka nisur të publikojë treguesit e varfërisë dhe privimit material të fëmijët nën 16 vjeç. Metodologjia e matjes së këtij treguesi është ndërtuar bazuar në metodologjinë e Bashkimit Europian ku matet disponueshmëria e 13 treguesve që kanë të bëjnë me të veshurit dhe të ushqyerit normal. Ekspertët e INSTAT, Majlinda Nesturi […]

Lexo më shumë

Ekspertët: Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi

Ekspertët: Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi

Publikuar më 21.09.2021
Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga ve...

Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga vendi do të varfërojë ekonominë dhe gjithashtu ndikon negativisht në rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit – thotë një studim i ekspertëve të INSTAT, Elma Çali dhe Sokrat Palushi, që nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të institucionit. Ekspertët vunë në dukje se Shqipëria, deri në […]

Lexo më shumë

Raporti i KE: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19 në Europë më 2020, rritje rekord

Raporti i KE: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19 në Europë më 2020, rritje rekord

Publikuar më 16.09.2021
Një raport i Komisionit Europian i publikuar këto ditë njoft...

Një raport i Komisionit Europian i publikuar këto ditë njoftoi se Shqipëria kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Europë, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19. Siç shihet në grafikun e publikuar nga Komisioni Europian në një raport të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) vdekjet shtesë në Shqipëri gjatë vitit […]

Lexo më shumë

Çmimi i miellit u rrit me 10% gjatë javës në tregun vendas, paralajmërohet ndryshim i çmimit të bukës

Çmimi i miellit u rrit me 10% gjatë javës në tregun vendas, paralajmërohet ndryshim i çmimit të bukës

Publikuar më 25.08.2021
Çmimi i miellit u rrit me 15 për qind brenda një jave në tre...

Çmimi i miellit u rrit me 15 për qind brenda një jave në tregun vendas, duke reflektuar zhvillimet në tregun ndërkombëtar dhe sidomos të korrat e dobëta në hemisferën veriore të globit. Pikat e shitjes me pakicë i shitën dje 100 kilogram miell kundrejt 5,500 lekëve nga 5,000 lekë që ishte çmimi para një javë. […]

Lexo më shumë

Këto janë 4 qarqet me rënien më të madhe të lindje në 4 vitet e fundit në Shqipëri, shkak emigrimi

Këto janë 4 qarqet me rënien më të madhe të lindje në 4 vitet e fundit në Shqipëri, shkak emigrimi

Publikuar më 16.08.2021
Qarku i Kukësit edhe pse ka normat më të larta të lindjeve n...

Qarku i Kukësit edhe pse ka normat më të larta të lindjeve në vend në raport me vetveten ka shënuar rënien më të madhe të lindshmërisë në rang vendi në katër vitet e fundit me rreth 28%, sipas te dhënave te përpunuara nga INSTAT. Pas Kukësit më rënie drastike të lindshmërisë janë për përballuar edhe […]

Lexo më shumë

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të “dembelizmit” në Europë

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të “dembelizmit” në Europë

Publikuar më 13.08.2021
Shqipëria u rendit në mesin e vendeve e normën të lartë të p...

Shqipëria u rendit në mesin e vendeve e normën të lartë të popullsisë në moshë në punë që nuk aktivizohet në forcën e punës. Sipas përllogaritjeve të INSTAT në vendin tonë popullsia, që nuk do të punojë dhe që kategorizohet në statistika, si grupi inaktiv, zuri 32.5% të totalit të popullsisë mbi 15 vjeç, duke […]

Lexo më shumë