“Nuk mundem të marr frymë”, 21-vjeçarja preket nga koronavirusi pasi injoroi distancimin social

Një vajzë 21-vjeçare ka rrëfyer eksperiencën e saj me koronavirusin, prej të cilit u infektua për shkak të injorimit të distancimit social. Ireland Tate, nga Tennessee, injoroi rregullin e qëndrimit në shtëpi dhe e kaloi ditën me 20 miq të saj duke menduar se nuk do të prekej asnjëherë nga virusi.

Por vetëm pak ditë më vonë ajo filloi të shfaqte simptomat e para, të cilat për të ishin mjaft të rënda. Ireland ka rrëfyer se ajo ka një kollë shumë të fortë, aq sa nxjerr gjak nga goja dhe i duket sikur një njeri i qëndron mbi kraharor.

“Është shumë e vështirë të marrësh frymë. Jam kollitur derisa gryka më ka nxjerrë gjak”, ka treguar 21-vjeçarja. Pak ditë para se të prekej nga Covid-19, Ireland kishte publikuar në rrjete sociale një video në të cilën shprehej se e dinte shumë mirë se duhej të vetëizolohej dhe të ruante distancën me të tjerët, por ajo nuk ndihej e shqetësuar. “E kuptoj, por unë nuk mendoj se do prekem nga virusi”, ka thënë Ireland në video.

Tani ajo është plotësisht e vetëdijshme se çfarë rreziku mund të sjellë afrimi me të tjerët, ndaj 21-vjeçarja i ka paralajmëruar të rinjtë e tjerë të qëndrojnë në shtëpi. E karantinuar në shtëpinë e prindërve të saj, ajo është shprehur për “WZTV”: “Fëmijë jo, ne nuk po e marrim seriozisht. Ndoshta mund të mos të të prekë ty, por ti mund të jesh duke prekur gjyshen, gjyshin, tezen, xhaxhanë apo motrën e dikujt tjetër”.

Ajo nuk është e vetmja vajzë e re që nuk e ka marrë seriozisht situatën, sepse në aplikacionin “Tik Tok” janë parë shumë video të rinjsh që tallen me masat e marra për koronavirusin, duke i lënë të gjithë ekspertët pa fjalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet