
Aktori i njohur i humorit shkodran, Zef Deda, ishte i ftuar sot në emisionin “Ditë e Re” përmes një lidhjeje në “Skype”.Gjatë intervistës Deda u pyet se si e shikon ai humorin që bëhet sot dhe a i pëlqejnë batutat që përdor i biri i tij, Julian Deda.
Aktori i humorit u shpreh se më parë çdo fjalë banale censurohej dhe kishte kontroll politik e kulturor, ndërsa sot gjithçka është ndryshe. Kur u pyet nëse bëjnë për të qeshur sot aktorët e humorit, Zefi tha:
“Ne kemi pasur libretist, edhe sot kanë libretist, por libretisti është më i dobët se një shkrimtar i lënë pas dore, pale ku e kanë gjetur, që nuk është i aftë të shkruajë një batutë dhe detyrohen artistët vetë t’i shkruajnë. Në vendet e botës nuk funksionon kështu. Problemi qëndron tek kultura e të shkruarit, kultura e të interpretuarit dhe kultura e të folurit”.
Ndërsa në lidhje me humorin që bën djali i tij, aktori u shpreh: “Po ka shumë ndryshime sepse atëherë ka qenë një censurë dhe ne thonim atë që ishte e lejuar në atë kohë. Atëherë kishim edhe kontroll kulturor dhe kontroll politik. Sot nuk i kontrollon askush. Edhe Juli përpiqet të ketë kujdesin që ka dhe baba i vet dhe familja jonë. I kam mësuar fëmijët që të mos përdorin banalitete. Ka ndonjë moment që edhe mund të përdorë ndonjë fjalë të vogël banale, por mua nuk më pëlqen fare”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply