Nuk dini si të argëtoni fëmijët në kushte shtëpie? Salsano Rrapi ju jep idenë më të bukur

Aktori dhe moderatori, Salsano Rrapi, ka gjetur një nga mënyrat më të mira për të argëtuar fëmijët në kushte shtëpie. Duke qenë se të gjithë janë izoluar brenda prej javësh tashmë, Salsano ka menduar që shtëpinë ta shndërrojë në një teatër kukullash, për të edukuar dhe argëtuar fëmijët në të njëjtën kohë.

Ai ka publikuar në “Instagram” një video, ku si fillim ka treguar se si e ka krijuar “teatrin” së bashku me bashkëshorten e tij, Erjona Kakeli. Ata kanë vendosur dy karrige, që i kanë lidhur me tre shkopa dhe sipër kanë hedhur një çarçaf. Më pas Salsano ka publikuar një video nga “shfaqja me kukulla” që ka dhuruar për fëmijët e tij, të cilët duket se e kanë pëlqyer shumë.

View this post on Instagram

Teatri kukullave ne shtepi…. 🙈😜🤣

A post shared by Salsano Rrapi (@salsanorrapi) on

Duke qenë se të gjitha institucionet kulturore janë mbyllur për shkak të koronavirusit dhe shtëpia të kufizon në gjetjen e formave argëtuese për fëmijët, Salsano ju ka dhënë një ide shumë të mirë prindërve për të kaluar kohën me të vegjëlit e tyre.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet