“ Nuk dimë ku t’i çojmë viktimat”, deputeti italian shpërthen në lot në paralament (VIDEO)

Italia është një nga vendet më të prekura nga koronvirusi në Europë. Numri i regjistruar i viktimave tejkalon edhe Kinën. Ndërkohë një video e deputetit Daniele Belotti, i cili pak ditë më parë, ndërsa fliste në parlament, nuk mundi ti përmbante lotët është bërë virale në internet.

“Ne nuk dimë ku t’i çojmë viktimat dhe ku të trajtojmë të sëmurët” ka thënë ai.

Deputeti shtoi se qindra vullnetarë kanë mbërritur në spitale dhe po mundohen të trajtojnë të sëmurët.

“Njerëzit, kryetarët e bashkive dhe këshilltarët kanë dhuruar miliona euro. Faleminderit se ne nuk do të ndalojmë kurrë. Ne po humbasim gjyshërit tanë”, theksoi Belotti teksa fjalimi I tij është ndërprerë nga lotët.

Qyteti i Bergamos, është një nga vendet më të prekur nga koronavirusi në Itali, ku nuk ka vende në varreza dhe krematoriumi i qytetit mbushet plot me trupa të pajetë.

Pamjet që vinin nga ky qytet, teksa ushtria transportonte trupat e viktimave që nuk kishin ku të dërgoheshin, kanë tronditur gjithë botën. Ndërsa të prekurit në qytet mendohet se janë nga 17 deri në 23 mijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet