
Kreu i qeverisë mbrëmjen e kësaj të hënë ndodhet në aeroportin e Rinasit për të pritur dozën e dytë të vaksinës Pfizer.
I shoqëruar nga ministrja Manastirliu dhe ministri Ahmeti, Rama bëri me dije se një shtet mik ka premtuar për 360 mijë doza.
“Brenda marsit do bëhet lëvrimi i të gjithë sasisë. Ndërkohë vazhdojmë çdo ditë përpjekjen për të finalizuar një marrëveshje të rëndësishme me një shtet mik për një sasi prej 360 mijë dozash të AstraZeneca.
Po ashtu jemi në komunikim dhe me 2 shtete të tjera që të shtojmë sasinë e vaksinave në mënyrë që të mos kemi asnjë moment ndalim apo rënie të tempit që të rrisim tempin progresivisht që të vaksinojmë popullatën brenda 14 muajve”,- tha ai.
Ashtu si më herët, kreu i qeverisë refuzoi të bëjë me dije emrin e shtetit dhurues. Sakaq shtoi se pritet të merret një tjetër sasi vaksinash nga Pfizer.
“Është informacion i cunguar për ju pasi nuk kemi ende një konfirmim dhe për këtë arsye informacioni nuk është i plotë. Ju po e shikoni se çdo ditë lufta për të siguruar doza vaksinash është shumë e fortë në të gjithë anët, por ne nuk hyjmë te ata që dorëzohen dhe unë kam besim se shumë shpejt do të kemi lajme shumë të mira.
Ne vijojmë furnizimin me vaksinën Pfizer, vijojmë fushatën e shtrirë për vaksinën e personelit të bluzave të bardha në të gjithë vendin.
Sot që flasim 70% e prodhimit të përgjithshëm të vaksinave janë në duart e vetëm 10 shteteve dhe të gjithë vendet e tjera që kanë pasur akses me dozat e mundshme kanë marrë pjesë dhe kanë ndarë vetëm 30% të shifrave. Ka dhe 120 vende mes tyre dhe vendet e rajonit që nuk kanë asnjë dozë deri më tani”– tha Rama në fjalën e tij.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply