×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Një poete gjakovare me emrin Shqipe

Nga Miho Gjini

Duke lexuar një libër me poezi të botuar në Prishtinë, me titullin “Brishtësi që s’jipet”, mendimi të mbetet pezull, si i “gozhduar” në trupin e Jezu Krishtit, me një flakërim ndjesish kontroverse! E mbyll kapakun e këtij libri të botuar nga “Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në vitin 2018, nga ku bie në sy mbi kopertinën gri vetëm një lule e mbirë në një tokë djerrë, ku ka rënë rrezatimi diellor e petalet e kuqërreme që shpërndajnë dritë. Shkruar nga një poete me emrin SHQIPE,-emër që e gjejmë në të gjitha trevat shqiptare, në të shumtat bija, si simbole të një dashurie sublime për vatanin. E ndër të tri kapitujt e librit: “N’fillim dhe n’fund fjala” (i pari), “Grua te jesh” (i dyti) dhe “Ag e terr, iIiri” (i treti), ndjehet pikërisht kjo frymë ngazëlluese, e thënë me dritësimin e brishtësinë e një gruaje, në trupin-truall të kombit. Është këtu edhe një patetizëm që të mbërthen, me ca intonime lirizmi e force shpirtërore brenda vetes. Gjithçka është refleks psikologjik i realitetit shqiptar, në vend, kohë e hapësirë, prej një procesi në vetëdijen krijuese të një artisti.

Brishtësia e fjalës

Në fjalën e saj poetike, ajo, Shqipe Bytyqi, shprehet tashmë e plotë, e lirë, e pavarur. Pikërisht për vlerën e madhërishme të fjalës. “Do lexoj, atë që shpirti shkruan,/-thotë ajo,,,/e aty n’vetmi/e di, do takoj veten/përsëri…!”. Nëpër vargjet e saj, ndjehet kërkimi i së mirës dhe i së bukurës, i reales dhe i ireales, i dashurisë dhe i ëndrrës. “Një nga një, t’gjitha i futa/në strajcën e Unit/,-shprehet ajo më tej,- e i mbylla grykën./Është strajca ime,/që mbi kurriz përjetësisht mbaj!”. Dhe vazhdimisht është në gjetjen e “Unit”, në tërë kompleksitetin e gjendjes psiko-fizike, në të gjitha shtigjet”bardh e zi “ të shpirtit njerëzor, si në një “vetëgjykim” të pandërprerë,- nënvizon ajo. Shpesh e do veten të rilindur, si nëpër ëndrrat e saj më të bukura në gji, “me hapin e purpurt”. Po abstragimi i poetes dhe, më pas, largimi nga surealia, e bëjnë që të rikthehet tek “rrënjët e pemëve” që janë edhe rrënjët e saj, “rrënjët thellë në tokë”, aq sa të thotë përfundimisht:”Më rruaj një copë varr/tokë rrënjësh të mia!”. E mandejë, zbret tek tabani filozofik i ekzistencës:”E fijëzat e dritës/n’shpresa t’humbura mbështjellë, n’damar toke rrëshqasin/ulurijnë/fringëllojnë kërbaç erërash/vorbulla çojnë/ e aty thellë, n’zemër thellë/vullkani merr fijet e dritës n’gji./Prit, bërtita/Prit, t’marrtë e mira/Mba vesh…,dëgjo/llavë vullkani po ngjitet,/bëje njerinë/se t’mënçurin s’e bën dot!”. Poetja ngrihet përmes fjalës mbi ndijesitë e saj të brishta, deri në idealizmin e romantizmin e “frymës që s’kapet!”, me një superegzistencë të perëndishme, të pastër e të bukur, jashtë vesit, të së shëmtuarës, të cmirës, ligësisë, tradhëtisë së çdo kallëpi e të “rrënjëve të së keqes”. Edhe në se vdes, thotë ajo diku”m’vdis dhe më pastaj/m’rilind…/m’vdis/e m’tako n’ëndrrën tënde..”. E ketu, krijon shprehjet poetike “e tejjetëshme”, per t’a distancuar nga “e ktejbotëshmja”. Ndërkohë ajo ka sajuar “rrethin imagjinar” të vetvetes nëpërmjet fjalës. Sepse dihet,- pohon poetesha Shqype: ”N’fillimin biblik ishte fjala/dhe në fund mbetet ajo/do mbarojnë një ditë mëngjeset/këtu do mbetet/kjo poezi,/e shenjta poezi!”

Dhe gruaja……

Kapitulli pasues, edhe pse në pak faqe, rreshta e poezi, përbën një himn poetik për figurën e gruas. Si një nga krijesat më të mrekullueshme të mëmës natyrë,- sikundër e ka quajtur atë Shekspiri, por edhe si“pemë e lulëzimit të jetës në kopshtin e Edenit”,- sipas Biblës. Duke qenë vetë grua, poetja e shpreh figurën që përfaqëson si burim real jete, si feniks që“digjet/shndrohet n’hi/rilindet,/vdes e ringjallet/sërish e sërish,/është nënë/jep frymë e jetë,/është grua/bota vetë!”.  Me një ndijesi tepër të butë, ajo përshkruan “melosin e jetës”, të krijesës njerëzore reale “që ruan fshehtësitë e Demedrës”, “pjellshmërinë ciklike, që Zeusin n’Olimp trazon!”. Ndër hipotezat mbi Evën e legjendës “që krijoi botën”, ajo ka vështrimin e vet pannjerëzor, po edhe protestën kundër spekulimit e deformimit të legjendes, duke thirrur:”Mos i veni brirë djalli,Evës/ju,Zoti ju vraftë’!/Adami , ky zot tregu, ligjin bën/Eva n’qark, rob i ofertës/e të dy bashkë, rob,t’qarkut t’mbyllun/t’lashtë sa jeta vetë…!”. Ky ndrim raportesh shoqërore deri në kohën e sotme, të mbiquajtur “moderne”, e nxitë poeten  që ta ngrëj zërin e vetë edhe kundrejt “kultit të burrit”, sikundër e quan ajo Adamin e sotshëm, në mbrojtje të Evës, si e dashur, nëne, grua me fëmijë e burrë pranë. Ajo kërkon lirinë e saj, personalitetin e saj shoqëror, të drejtën morale e njerëzore.”Të ha mëndja ty (ADAM)/të zhvendosësh kontinente,/zagushi sahare t’më sjellësh?/Ti, nuk e di/në orët e ringjalljeve të mia/sa vdekja , liria ime peshon,/Ti, nuk e di/sa dinjitetshëm/liria ime, shijon!”

Në “Ag e terr”

Dhe në kapitullin e tretë, poetja Shqipe, i shtrinë krahët e veta e “krahët e poezisë”, në trojet e Arbrit, në Ag e në terr, me një përkushtim e zjarm dashurie të pa anë e fund, duke u ba “qëndres shkambi” e “kujtes’ kohe”. Ka aty një tufë poezi të ndjera për tokën arbnore, për nje grua trimëreshe e lavdimadhe si Mbretëresha Teuta, për Gjergj Elez Alinë e Legjendës që lufonte me bajlozët e përtej detit dhe për Legjendën e besës së Kostandinit që u bë theror për të motrën, si edhe për Gjergj Kastriotin që e solli dhe e mbrojti lirinë reale të shqiptarëve për një çerek shekulli!. E mëria e poetes do të derdhet e sertë, e ashpër per “syplasurit, batakçinjtë e Ballkanit/(që) sërish, lojën e zjarrit luajnë./…qytete, male,/rrugë e kulme nxirren n’pazar…”  dhe , do ta mbyll fletën e fundit të librit të vet poetik me besimin e saj se, e sotmia që erdhi, me gjak e sakrifica të panumërta, ka me e sjellë “Ringjalljen e botës,/a t’kombit/e t’nderit/ndër damarë fuqishëm, dua të ndjej!”..Sepse ,-thotë ajo”e bardha e nesërme/njomzakëve u takon”

Mbresa që mbeten

Mbetesh kështu në përjetime të frymëzuara, që shprehen në një gjuhë poetike, me gjetje e metafora dritësjellëse, që vijnë nga vuajtja, nga gjendja reale e një populli vital, me luftëra e tërmete, me qëndresa vetmohuese e mosdorëzuese, me përpjekjet mbinjerëzore të ecjes, krenarisë, besimit e të përparimit të mbarë një populli, nga të parët e ngulur në Europë e çuditërisht i mbetur jashtë “Europës së Bashkuar”.! Tek Poetja Shqiptare e Kosovës që jeton e punon tani në Zvicër, ndjehet forca e së mirës, e pleksur me brengat, dramat e afshet e lirisë dhe të shpirtit njerëzor, të cilat evidentojnë mesazhe qytetarie e të një shqiptarizmi të thekur.E, përmes tyre do të gjejmë e do të ndjejmë fllade e erëza lirizmi, shumë dashuri, aromë trëndafilash e lulesh që mbijnë edhe ndër plasaritje gurësh, si edhe buisje ëndërrimesh të dlira, që nga Eva e Biblës, që vazhdojnë të jenë edhe brënda botës së vajzës e gruas shqiptare, edhe kur traumat , luftërat e tërmetet ndërpresin e plagosin jetën. Sado përbrenda kornizës së pamjaftueshme të një libri, kemi kështu një këndvështrim të asaj Bote të Madhe që ajo ka e që poetja e fikson aq lirshëm ndër vargjet e saj poetike. Individualiteti njerëzor i poetes rritet e njësohet me portretin atistik, sikunder shprehet ajo, me “fijëza drite”. Në këtë rrjedhë vitesh, dekadash e shekujsh, mandej, ka edhe një vështrim krejt të veçantë në mesazhet që sjellë dhe i vendos aty, nëpër strofa të lëmuara bukur se, u dashka të jemi përherë të vetëdijshëm edhe për “bajlozat” që vërtiten midis nesh, jo vetëm nga përtejdeti e përtejsinori, po edhe për ata “bajloza që mbijnë” në truallin tonë, si ferrat!

Dhe e papritura!

As që më shkonte nëpër mëndje se, në një tubim letrar në Gjakovë, ku u ndodha i ftuar nga profesoresha Migena Arllati,-pedagoge e Gjuhës Shqipe, poete, veprimtare shoqërore , eseiste dhe përkthyese,-do të përballesha në rreshtin e parë të burrave, mbledhur në një nga sallat më të mëdha të qytetit, intelektualëve të Gjakovës, edhe me një figurë gruaje fisnike, me tipare shumë te njohura dhe me dinjitetin e të barabartëve që kishte nga të dyja krahët e saj. U bëra kureshtar dhe menjëherë pyeta. “Është një Arkitekte e jona, njëherësh edhe poete që ka ardhur nga Zvicra, enkas për mua,- tha Migena,- sikundër keni ardhur edhe ju miku im, enkas nga Athina, për të respektuar botimet e mia të fundit!”. Vetëm kur Poetja me origjinë nga Elbasani, e lindur po aty, gjatë atyre viteve kur unë sapo isha emëruar si Drejtor e regjisor i Teatrit “Skampa” të këtij qyteti, do të më shqiptonte emrin e saj: SHQIPE BYTYQI. Habia ime do të kthehej në pozicionin real të gjërave që ndodhin fortë rrallë, kur na ndajnë edhe distancat e largëta, por që, megjithatë, ja ku ndodhin…E gruaja e brishtë e librit do të më prezantohej edhe si veprimtare e shquar shoqërore, si nismëtare e pajtimit të gjaqeve, si themeluese e Forumit të Gruas së LDK e me pas, si anëtare e Kryesisë se LDK, figurë e militantes së përndjekur nga forcat serbe të asaj kohe, që e detyruan edhe të emigrojë në Zvicër arkitekten e Kosovës, përkthyesen e poeten e spikatur të librit të saj të parë “Dromca kohe dhe jete”..Unë pata lexuar librin e saj të dytë, pa e ditur se do të përballesha ndonjë ditë me të! Kështu që figura e saj do të merrte dimensione edhe më të gjëra, ku shtohej vlera politike e një gruaje stoike, luftëtare të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës Martire. Pata njohur përmes librit “Brishtësi që s’jipet”, poezinë e brishtësisë së femrës shqiptare , ndërsa tani ballafaqohesha , me prezencën e një Shote mes Burrash krenar të Gjakovës, që u duket në vetull trimëria! E qe, kur nisi të ligjëroje para tyre, për kolegen e suksesshme Migena Arllati, Cucën që e rrëmbeu Gjakovari prej Shqypnije dhe qe do të bëhej këtu njëra prej personaliteteve të qytetit të saj, do ta dëgjonin në heshtje, me admirim e, gati pa fryme, ata 200 burra të Gjakovës qe ndodheshin në sallë, si të ishte aty një njeri i vetëm!

Befasia e dytë është në të folurën e saj të saktë e të bukur në gjuhën shqipe, kur e shkruan e kur e thua, me një gegnishte të përkorë, që ta ka ënda ta lexosh e ta ndigjosh në tingëllimën e fjalës e të vargut; jo, aspak si imitacion a plagjiaturë me Fishtën, Mjedën e Migjenin,- që të tre të paarritshëm,-po si një natyrësi gjuhe të kulluar e stili letrar. Edhe pse është e pranishme tek poezia e saj edhe ndonjë reminishencë me do vargje të ngjashme me ato të Migjenit, që kanë po atë tingëllim (“Ah,sikur/t’kisha një strall drite t’fuqishme/lisave e motfjeturve që s’bezajnë/mu n’ndërgjegje t’u bie”!)

Befasia e tretë tek ajo qëndron në kontroversin midis figurës që përfaqëson, në brishtësinë e poetes, nga njera anë, si natyrësi e qetë dhe e përkorë në dukje e në sjellje, si edhe, nga tjetra anë, në pathosin e brendshëm , që flakërin në brendësi të shpirtit, si vetndijesi e një patriotizmi të ndezur, si luftëtare e lirisë, me nje qytetari të kulturës së lartë, aq sa do t’u printe poetëve të mbledhur në Gjakovë (nga gjithë trevat shqiptare e nga shumë vende të botës, ne Mitingun e 55-të të poezisë), deri në Kosharë, në kufirin me Shqipërinë, në afërsi me Tropojën, ku u shënua vija e kuqe, e përgjakshme e thyerjes së parë të ushtrisë militare serbe, nga forcat e UÇK-ës. Ajo e udhëhoqi “Çetën e Poetëve”, aty ku rranë trimat për vatanë, në Memorialin e Dëshmorëve të Atdheut, ku bleronin gjethet e flladiteshin lulet, në një grykë mali, nga ku duket sikur edhe tash vërshëllenin plumbat e gjylet e murtajave. Dhe në sytë e poetes sikur ndritën thëngjij zjarri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Butrinti me koncesion? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Butrinti me koncesion? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Publikuar më 11.09.2020
Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, do të...

Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, do të menaxhohet për 10 vitet e ardhshme nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. I ftuar në ‘RTV ORA’, ish-drejtori i këtij parku arkeologjik Auron Tare, tha se situata në Butrint në 10 vitet e fundit lë për të dëshiruar, sa i përket menaxhimit, por dhe të parkut […]

Lexo më shumë

Infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, i prekur edhe bashkëshorti

Infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, i prekur edhe bashkëshorti

Publikuar më 08.09.2020
Është infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, ...

Është infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, drejtoresha e Artit dhe Kulturës Korçë, Zamira Kita. Mësohet se gjithashtu nga virusi vdekjeprurës është prekur edhe bashkëshorti i saj, i cili është dërguar për një trajtim më të specializuar në një nga spitalet e kryeqytetit. Ndërsa gjendja shëndetësore e aktores paraqitet e mirë. Prej disa vitesh […]

Lexo më shumë

Vdekja e aktorit Chadwick Boseman thyen një rekord historik

Vdekja e aktorit Chadwick Boseman thyen një rekord historik

Publikuar më 31.08.2020
Vdekja e parakohshme e aktorit Chadwick Boseman, pas një luf...

Vdekja e parakohshme e aktorit Chadwick Boseman, pas një lufte të gjatë me kancerin ka prekur zemrat e miliona fansave. Ngushëllimet e tyre po sinjalizohen edhe si rekorde në rrjetin social Twitter. Administratorët e këtij rrjeti social kanë lajmëruar se njoftimi për vdekjen e tij, që u postua në profilin e aktorit, është bërë postimi […]

Lexo më shumë

Zbulohet varri helenistik në Tepelenë, gjenden monedha dhe enë qeramike (FOTO)

Zbulohet varri helenistik në Tepelenë, gjenden monedha dhe enë qeramike (FOTO)

Publikuar më 24.08.2020
Gjetjet arkeologjike që i përkasin periudhës helenistike jan...

Gjetjet arkeologjike që i përkasin periudhës helenistike janë zbuluar rastësisht në fshatin Turan të Tepelenës Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi zbulimin e një vendi arkeologjik ku janë gjetur objektet, si monedha, enë qeramike, kandilë etj. Ministrja Margariti bën me dije se tashmë specialistët e IKTK kanë shkuar në […]

Lexo më shumë

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Publikuar më 02.08.2020
Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja ësht...

Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban. Përmes një postimi në rrjetet sociale shqiptarja ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”. “Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova […]

Lexo më shumë

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Publikuar më 20.07.2020
Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emra...

Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emrat më të njohur të karikaturës në mbarë botën. Drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e çmimit Niko Nikolla, Flora Nikolla, tregon për “Shekulli”-n si i lindi kjo ide dhe çfarë pritet të ndodhë në eventin e rëndësishëm, që synon të vendosë Shqipërinë në hartën e […]

Lexo më shumë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Publikuar më 19.07.2020
Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë n...

Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë nga Shqipëria dhe jo vetëm, rikthehet edhe këtë vit, pavarësisht se në kushte jo normale. Pandemia nuk e ndali festivalin, i cili i dedikohet në tërësi promovimit të kulturës, artistëve, folklorit shqiptar e artit kontemporan. Nga data 21 korrik deri në 2 gusht të […]

Lexo më shumë

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Publikuar më 17.07.2020
Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë ...

Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit. Komisioni Europian do i vijë në ndihmë Shqipërisë për restaurimin e tyre me një fond prej 50 milionë eurosh. Fondi i miratuar nga KE është pjesë e një pakete prej 100 milionë eurosh, në mbështetje të qeverisë shqiptare për rehabilitimin dhe […]

Lexo më shumë