×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Një lajm pozitiv nga Pipero: Javën e dytë të prillit do të bien rastet me koronavirus

Pëllumb Pipero ka dhënë një panoramë të situatës aktuale nga koronavirusi në vend. Mjeku i njohur infeksionist ka treguar në një lidhje live në emisionin “Byroja Politike” në “ABC News” se ecuria e koronavirusit në vend është normale dhe se 73 pacientë janë të shtruar në spital.

Pipero është shprehur se ka dhe nga ata pacientë që po luftojnë për jetën dhe se pjesa më e madhe e tyre i përkasin moshës së tretë dhe të gjithë kanë nga një sëmundje kronike.

“Ne kemi repartin që ka qenë me 4 shtretër dhe janë të zënë. Kemi pjesën e katit të dytë që janë 40 shtretër ku rreth 30 janë me respiratorë edhe aty kemi 3-4 pacientë me regjim respiratori, madje një nga ata është i intubuar. Disa prej tyre luftojnë me jetën. Janë mosha të treta kryesisht, por pothuajse të gjithë me sëmundje kronike, që kanë dëshmuar se bëjnë komplikacione më të shpejta. Mbi 60 vjeç ka shumë probleme. Hipertensioni është një nga më kryesoret. Diabeti gjithashtu, sëmundjet kronike të veshkave, kemi një larmi mundjesh që lidhen edhe me moshën, por ndonjëherë jo vetëm me moshë”, ka thënë mjeku infeksionist.

Pipero ka shtuar se në Shqipëri ka mosha të reja të prekura, sepse struktura e moshës së vendit tonë nuk i ngjan Italisë. “Ne kemi popullsi më të re dhe kësisoj mund të kemi raste në dukje më të rinj. Kemi pyetur kolegët tanë, dhe kanë dëshmuar se edhe moshat e reja mund të kenë komplikacione të rënda. Përgjigja është për një përgjigje e shtuar imunitare, ndoshta edhe për shkak të ekspozimit më të gjatë dhe marrjes së një numri më të madh virusesh. Por përgjithësisht edhe moshat e reja kanë dëshmuar që kanë pasur diabet të fshehtë për shkak të obezitetit, ngado që ta rrotullojmë pavarësisht moshës dominojnë sëmundjet shoqëruese”, është shprehur Pipero.

Ai ka dhënë dhe një lajm pozitiv duke thënë se nga java e dytë e prillit mendohet se rastet e reja të koronavirusit do të bien. “Unë mendoj se fundi i javës së dytë të prillit do fillojnë të bien raste. Por e lidh këtë me se sa i kanë zbatuar qytetarët masat e marra nga qeveria. Të vazhdojnë dhe të respektojnë këshillat, jo vetëm që të shmangin kontaktet dhe të mos sëmuren vetë, por edhe të mos bëhen burim infeksioni për të tjerët”, ka thënë mjeku infeksionist Pipero.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mësues të prekur nga COVID, shtohen 1 mijë arsimtarë për të përballuar nevojat gjatë pandemisë

Mësues të prekur nga COVID, shtohen 1 mijë arsimtarë për të përballuar nevojat gjatë pandemisë

Publikuar më 30.09.2020
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar se do të shtohe...

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar se do të shtohen 1,000 mësues për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë. Me fillimin e vitit të ri shkollor u prekën me koronavirus disa mësues në shkollat e vendit tonë. Gjatë takimit me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave vendore arsimore, Kushi shkruan […]

Lexo më shumë

Tërmeti/ Familja Krosi në Bushnesh të Krujës pa shtëpi në prag të dimrit (VIDEO)

Tërmeti/ Familja Krosi në Bushnesh të Krujës pa shtëpi në prag të dimrit (VIDEO)

Publikuar më 30.09.2020
Tërmeti i 26 nëntorit la me qindra familje në qiell të hapur...

Tërmeti i 26 nëntorit la me qindra familje në qiell të hapur. Shume prej tyre, në pamundësi ekonomike për t’u akomoduar diku tjetër, u strehuan në çadra. 10 muaj pas tërmetit, ata vijojnë të jetojnë në çadra, pa asnjë informacion mbi fatin e shtëpive të tyre.  Partia Demokratike denoncon rastin e një familje në Krujë. […]

Lexo më shumë

Kujdes! Vaksinat po monopolizohen/ Urdhri i Farmacistëve kërkon të merren masat e menjëhershme

Kujdes! Vaksinat po monopolizohen/ Urdhri i Farmacistëve kërkon të merren masat e menjëhershme

Publikuar më 30.09.2020
Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot me tregun e vaksinave...

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot me tregun e vaksinave kundër gripit në vend. Ka qenë Urdhri i Farmacistëve që ka ngritur alarmin për të mos krijuar një treg monopoli. Reagimin e saj Urdhri i Farmacistëve e ka bërë në rrjetin social Facebook: Të nderuar kolegë, Bazuar në ankesat që na janë adresuar dhe […]

Lexo më shumë

Arta Marku zgjidhet prokurore në gjykatën e Apelit të Tiranës

Arta Marku zgjidhet prokurore në gjykatën e Apelit të Tiranës

Publikuar më 30.09.2020
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot në mesditë mbled...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot në mesditë mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Seanca plenare është organizuar on-line në lidhje Zoom me të gjithë anëtarët e Këshillit, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet EURALIUS dhe OPDAT, në kushtet e distancimit social si rezultat […]

Lexo më shumë

Tre qytetarë humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit!

Tre qytetarë humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit!

Publikuar më 30.09.2020
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Në total...

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Në total numri i viktimave shkon në 387. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, 131 persona në të gjithë vendin. Përhapja: 49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, […]

Lexo më shumë

Përfundon takimi i mjekëve me ministren Manastirliu: Kemi pagat e ulta, do ngrihet një grup pune

Përfundon takimi i mjekëve me ministren Manastirliu: Kemi pagat e ulta, do ngrihet një grup pune

Publikuar më 30.09.2020
Një përfaqësi e mjekëve kanë zhvilluar sot një takim me mini...

Një përfaqësi e mjekëve kanë zhvilluar sot një takim me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me të cilën kanë rënë dakord për të ngritur një grup pune për të adresuar kërkesat e tyre. Njëri prej mjekëve pjesëmarrës në takim, Gent Stroni tha se janë caktuar dy juristë nga Ministria dhe nga ana e tyre për […]

Lexo më shumë

Shqipëri/ 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!

Shqipëri/ 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!

Publikuar më 30.09.2020
“Gjatë 24 orëve të fundit, 115 qytetarë e kanë fituar betejë...

“Gjatë 24 orëve të fundit, 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!” Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në rrjetin social “Facebook” Manastirliu shkruan: “Gjatë 24 orëve të fundit, 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”

Lexo më shumë

“Ku e ke maskën, mund të marrësh virusin”/ Ministrja e Arsimit i bën apel nxënësit në shkollë

“Ku e ke maskën, mund të marrësh virusin”/ Ministrja e Arsimit i bën apel nxënësit në shkollë

Publikuar më 30.09.2020
Ditën e sotme, Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, ka zhvi...

Ditën e sotme, Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, ka zhvilluar një vizitë kontrolli në një prej shkollave të Durrësit. Gjatë takimit me nxënës dhe mësues, Znj. Kushi, ka shpjeguar edhe arsyet se pse duhej të hapeshin shkollat dhe rëndësia e mbajtjes së maskës. Por në një moment, Znj. Kushi është afruar ndaj një […]

Lexo më shumë