Një javë pas infektimit me Covid-19, Placido Domingo shtrohet me urgjencë në spital

Legjenda e operas, Placido Domingo, është shtruar në një spital në Akapulco në Meksikë, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. “Ai është mirë dhe trajtimet po japin efekt”, ka thënë zëdhënësi i Domingos për “CNN”.

Javën e shkuar tenori i mirënjohur njoftoi në faqen e tij të “Facebook”-ut se kishte rezultuar pozitiv ndaj virusit Covid-19. Ai ju bëri thirrje fansave të tij që të lanin duart dhe të ndiqnin masat dhe rregullat e vendosura nga qeveria.

“Bashkë ne mund ta luftojmë virusin dhe të ndalojmë krizën e momentit, kështu me shpresë ne mund t’i rikthehemi ditëve tona normale shumë shpejt”, shkruajti Domingo.

Domingo është pjesë e listës së gjatë të personazheve të njohur që janë infektuar nga koronavirusi, duke përfshirë Idris Elba, Tom Hanks dhe Rita Wilson, John Prine, Kevin Durant, Daniel Dae Kim, Ogla Kurylenko etj.

Kujtojmë se tenori 79-vjeçar vitin e shkuar dha dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i operas së Los Angeles, pasi u akuzua për ngacmim seksual.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet