Një Brexit për “Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut”

Britania e Madhe ka firmosur zyrtarisht marrëveshjen për çështjen e Brexit, e cila do t’i mundësojë shkëputjen Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian

Boris Johnson e përshëndeti “momentin fantastik” ndërsa ai zyrtarisht nënshkroi marrëveshjen e tij me Brexit me Bashkimin Europian. Kryeministri britanik përdor një stilolaps “Parker”, për të vendosur nënshkrimin e tij në dokument, i cili u nënshkrua nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, të premten në mëngjes.

Dokumenti është shkruar në 28 gjuhë, të cilat përfaqësojnë edhe gjuhët zyrtare të Bashkimit Europian.

Dokumenti do të dërgohet përsëri në Bruksel ku tre kopje do të shtypen për Britaninë e Madhe në mënyrë që t’i mbajë ajo. Kopja origjinale do të shtohet në arkivin e BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet