×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Një album me 500 imazhe të objekteve të komunizmit

Autorja Elektra Haxhia Çapaliku boton albumin “Magazina e komunizmit shqiptar”. Sipas saj, vëmendja jonë ndaj jetës së përditshme gjatë periudhës komunizmit duhet të jetë më e madhe sesa është aktualisht. Pasi vetëm kështu brezat që do të vijnë do të njihen me të shkuarën

Anila Dedaj

Në shtëpinë e saj në Shkodër, ku hapësirat e mëdha u ofronin mundësinë prindërve të ruanin objekte të vjetra ajo haste shpesh sende të periudhës së komunizmit, disa prej të cilave i kishte jetuar edhe vetë e të tjera, për të cilat kishte dëgjuar të flitet nga të parët e saj. Elektra Haxhia Çapaliku, e apasionuar pas traditës, kujtesës historike e asaj materiale që për epokën e totalitarizmit ka qenë më pak e trajtuar rrëfen se, edhe ajo vetë  e kishte të vështirë t’u tregonte fëmijëve të saj e të rinjve të lindur pas viteve ’90, se dikur u është dashur të përdornin dushin me vajguri, karrocën me kuzhineta apo bigudinën e bërë me tubinat plastike të instalimit të dritave. Për të shpluhurosur këtë pjesë të lënë në harresë përmes albumit “Magazina e komunizmit shqiptar”, asaj i erdhi në ndihmë ndër të tjerash mania e të atit për të ruajtur këto objekte në bodrumet e shtëpisë. “Madje një pjesë e tyre si enë gatimi apo edhe lavatriçe janë ende funksionale. Prindërit vazhdojnë ende të përdorin tenxheren me presion për gatim, apo tavën me korrent për të përgatitur gatime të ndryshme”, shpjegon autorja. Sipas saj, është urrejtja për atë sistem që ka bërë që dikush t’i hedhë, dikush t’i shkatërrojë apo t’i fshijë krejtësisht nga kujtesa imazhet edhe funksionin e këtyre objekteve të të përditshmërisë materiale për pothuajse një gjysmë shekulli. Sipas autores, do ta bënin më të thjesht komunikimin e djeshëm dhe të sotëm me brezat e rinj. Në album përfshihen afro 500 imazhe, të cilat janë shoqëruar me pak tekst. “Kam zgjedhur këtë mënyrë alternative, që libri të mos jetë i lodhshëm dhe njëkohësisht të përçoj tek njerëzit sistemin e diktaturës përmes objekteve që kanë bërë kulturën tonë materiale gjatë asaj periudhe”.  Kështu kur ajo rrëfente të ashtuquajturin “sistem të tollonave”, që edhe ajo vetë e ka jetuar përgjatë viteve ’80, të rinjtë apo fëmijët e saj kanë reaguar si të ishin, duke dëgjuar për një përrallë. Mirëpo, duke u ndeshur me këto objekte ajo çka do ta kuriozonte edhe nxiste më tepër për të krijuar albumin e saj do të ishte një koleksion i rrallë etiketash. “Bëhet fjalë për etiketa ushqimore që xhaxhai im, i cili ka punuar në ushqimore gjatë viteve të para ’70 i ka dizenjuar me dorën e tij. Janë etiketa të pijeve të ndryshme, konservave, e artikujve të tjerë ushqimorë, që ai i kishte ruajtur me fanatizëm në shtëpinë ku jeton edhe im atë. Të gjitha këto më dhanë një spunto për të bërë diçka, duke parë edhe faktin që ky aspekt i kësaj periudhe ishte pak i përmendur”. Haxhia rrëfen se është munduar të pasqyrojë përmes këtij albumi gjithashtu periudhën e parë të atij sistemi, që edhe ajo vetë e ka të dëgjuar e që përfshin vitet më të vështira. “Përveç fakteve si pushkatime, internime apo shpronësime për të cilat po flitet vazhdimisht, kam dashur të përcjellë edhe të përditshmes, sfidave për bukën e përditshme”. Kështu shumë pak nga të lindurit e viteve ’90 e më pas njihen me idenë e sistemit e trisketimit apo të tollonave, ku buka, ushqimet, bulmeti e gjithçka tjetër shpërndahej me gramaturë. “Ata që nuk ishin në punë e kishin shumë të vështirë të gjenin një trisk për bukën. Këto i kam si kujtime të ngulitura prej bisedave që kam bërë në shtëpi dikur”.  Duke e parë sistemin e diktaturës, si një periudhë që ka pasur uljet apo “ngritjet” e veta Elektra ndalet në fillimvitet ’70, ku sipas saj ka pasur një moment që njerëzit nisën të mendonin se po liberalizohej.  “Unë asokohe isha fëmijë, frekuentoja shkollën fillore dhe kujtoj se dyqanet ishin në një gjendje të mirë. Mund të shkonim tek kasapi, njerëzit furnizoheshin me miell”.  Gjatë kësaj periudhe siç ajo rrëfen një lloj liberalizimi u ndie edhe në modë, ku femrat nisën të vishnin edhe fustane më të shkurtra. “Kujtoj se edhe në disa lokale pihej birrë e vallëzohej me orkestër ‘live’.  Përsa i përket pasqyrimit të veshjeve në sistemin e diktaturës, Elektrës i kanë ardhur në ndihmë katalogët e tezes së saj, e cila ka qenë rrobaqepëse në ndërmarrjen shtetërore të asaj kohe. “Bëhet fjalë për katalogët që asokohe bëheshin për veshjet e vitit”, tregon ajo. Ndër objektet e tjera që ajo kujton është edhe një radio dore “Fatosi”, e cila e shoqëronte në mbrëmjet e saj para gjumit. Fakti që i ati ka qenë teknik riparimi, bën që në shtëpinë e saj edhe sot të gjenden disa prej radiove të ruajtura, e që ajo ia sjell përmes imazhit dhe një shpjegimi të shkurtër brezave të rinj, por jo vetëm. Këto objekte që ngjallin kureshtje, mund të tërheqin vëmendjen edhe ndaj vizitorëve të huaj, të cilët mund të gjejnë shpjegimin edhe në anglisht. Për realizimin e këtij albumi Elektra Haxhia Çapalikut i kanë ardhur në ndihmë edhe qytetarë të ndryshëm, të cilët sapo janë njohur me idenë i kanë ofruar sende të veçanta që ata ruanin si lodra fëmijësh, bigudina, lekë, fletë lavdërimesh etj.  Për t’i futur këto imazhe në kornizën e kohës ajo ka vendosur në album edhe disa nga akte ligjore, apo vendime që i përkasin sistemit të tregtisë së asaj periudhe, si dhe libreza  e dokumentacione interesante.

Për të realizuar albumin “Magazina e komunizmit shqiptar” Elektra Haxhia Çapalikut i është dashur të bëjë një punë të gjatë kërkimore në terren si dhe në nivele të tjera, si biblioteka, internete e media sociale, për grumbullimin, sistemimin dhe interpretimin e objekteve që kanë shoqëruar jetën e njeriut shqiptar gjatë sistemit totalitar. Elektra Haxhia Çapaliku ka lindur në Shkodër në vitin 1964. Ka studiuar në Universitetin e Shkodrës, në degën e Mësuesisë. Prej vitit 1998 jeton në Tiranë. Ajo ka punuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës për disa vite. Që nga viti 2008 punon në Bibliotekën e Parlamentit shqiptar. Në vitin 2001 mbaroi studimet Master në Bibliotekonomike.  Ajo është gjithashtu autore e disa librave;  “Në tavolinë me Koliqin” (2002), në të cilin ka sjellë tradita dhe receta e gatime nga Shkodra dhe Ex libris Scodrae (2011), një libër që flet për historinë e bibliotekave të qytetit të saj, nga fillimet deri në ditët e sotme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Publikuar më 02.08.2020
Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja ësht...

Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban. Përmes një postimi në rrjetet sociale shqiptarja ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”. “Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova […]

Lexo më shumë

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Publikuar më 20.07.2020
Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emra...

Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emrat më të njohur të karikaturës në mbarë botën. Drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e çmimit Niko Nikolla, Flora Nikolla, tregon për “Shekulli”-n si i lindi kjo ide dhe çfarë pritet të ndodhë në eventin e rëndësishëm, që synon të vendosë Shqipërinë në hartën e […]

Lexo më shumë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Publikuar më 19.07.2020
Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë n...

Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë nga Shqipëria dhe jo vetëm, rikthehet edhe këtë vit, pavarësisht se në kushte jo normale. Pandemia nuk e ndali festivalin, i cili i dedikohet në tërësi promovimit të kulturës, artistëve, folklorit shqiptar e artit kontemporan. Nga data 21 korrik deri në 2 gusht të […]

Lexo më shumë

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Publikuar më 17.07.2020
Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë ...

Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit. Komisioni Europian do i vijë në ndihmë Shqipërisë për restaurimin e tyre me një fond prej 50 milionë eurosh. Fondi i miratuar nga KE është pjesë e një pakete prej 100 milionë eurosh, në mbështetje të qeverisë shqiptare për rehabilitimin dhe […]

Lexo më shumë

Shpallen fituesit e konkursit “Libri i Karantinës”, zgjidhen 3 veprat më të mira të shkruara në izolim

Shpallen fituesit e konkursit “Libri i Karantinës”, zgjidhen 3 veprat më të mira të shkruara në izolim

Publikuar më 17.07.2020
Gjatë muajve të izolimit “Qendra Kombëtare e Librit dhe Lexi...

Gjatë muajve të izolimit “Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit” shpalli konkursin “Libri i karantinës”, për të nxitur kreativitetin dhe shkrimin shqip. Juria e përbërë nga Rita Petro, Fatmira Aliaj, Ylli Demneri, Durim Abdullahu, zgjodhi ditën e sotme tre librat më të mirë nga 10 finalistë. Në ceremoninë e organizuar nga QKLL ishte e pranishme […]

Lexo më shumë

Rrënohet trashëgimia, shembet shkolla historike në vend (FOTO)

Rrënohet trashëgimia, shembet shkolla historike në vend (FOTO)

Publikuar më 14.07.2020
Trashëgimia kulturore në Shqipëri mbetet një nga problemet m...

Trashëgimia kulturore në Shqipëri mbetet një nga problemet më shqetësuese për shoqërinë tonë. Shembja e godinave qindra vjeçare po shuan identitetin e vendit dhe deri më tani askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje kaq delikate. Së fundmi profesori i njohur i historisë së lashtë, Kosta Giakoumis, ka bërë të […]

Lexo më shumë

Librat më të mirë të verës për fëmijë e të rritur, një paketë me 10 sugjerime nga Aida Baro

Librat më të mirë të verës për fëmijë e të rritur, një paketë me 10 sugjerime nga Aida Baro

Publikuar më 13.07.2020
Libri mbetet gjithmonë miku më i mirë, shoqëruesi perfekt i ...

Libri mbetet gjithmonë miku më i mirë, shoqëruesi perfekt i çdo dite tonën. Zyrtarisht kemi hyrë në sezonin e verës prej disa javësh dhe sigurisht që në këtë kohë nuk mund të mungojnë disa sugjerime për librat më të mirë që duhen lexuar pranë bregut të detit, në një shtëpi në mal, apo kudo ku […]

Lexo më shumë

Ekspozita me gazetat e rralla, si pasqyrohej para 100 viteve themelimi i Bibliotekës Kombëtare

Ekspozita me gazetat e rralla, si pasqyrohej para 100 viteve themelimi i Bibliotekës Kombëtare

Publikuar më 10.07.2020
Ekspozita në retrospektivë dedikuar Bibliotekës Kombëtare të...

Ekspozita në retrospektivë dedikuar Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë ktheu pas në vite të gjithë studiuesit e lexuesit e rregullt në themelimin e institucionit më të rëndësishëm kulturor në vend. Në hollin e Muzeut Kombëtar u ekspozuan ditën e sotme lajmet nga shtypi i kohës nga viti 1920 që njoftonin themelimin e Bibliotekës Kombëtare. Të pranishëm […]

Lexo më shumë