×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Një Akt Normativ që ndihmon bizneset dhe individët

Arben Rrozhani

Pas 144 akteve normative për situatën e shkaktuar nga COVID-19 në vend, që ka reflektuar me pezullimin e aktivitetit ekonomik, social dhe kulturor, duke patur parasysh gjendjen e rëndë të krijuar, qeveria vendosi të rishikojë disa nga masat e mëparshme të botuara në fletoren zyrtare. Duke përfituar edhe nga fakti se këto Akte nuk janë shqyrtuar ende nga Kuvendi i Shqipërisë, qeveria vendosi të rishikojë disa nga masat ekonomike dhe financiare, sidomos ato në ndihmë të individëve dhe bizneseve. Më poshtë është edhe Akti Normativ që rirregullon masat e marra dy javët e fundit nga qeveria.

AKT NORMATIV
Nr.145, datë 1.4.2020
Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar.
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dheMbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këtoshtesa dhe ndryshime:
2. Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe ministrat, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të saj, por jo më shumë se tre muaj, nuk do të përfitojnë pagën mujore aktuale.
3. Nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50%shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës. Shpërblimet e marra para këtij vendimi duhen kthyer në buxhet.
4. Përfituesit e ndihmës sociale, 36 mijë e 500 familje, që përballen me varfëri ekstreme, marrin edhe për muajin mars, një shtesë mujore, sa pagesa që marrin.
5. Përfituesit e pensioneve, edhe atyre të parakohshme, për muajt mars, prill, maj, do të marrin 5 mijë lekë shtesë.
6. Për bizneset që kanë mbyllur aktivitetet, qeveria vendosi:
Mbulimin e shpenzimeve për paga në masën e pagës minimale për 3 muaj;
Subvencionimin e qirasë deri në maksimumin e mundshëm prej 50% për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për dy muajt e ardhshëm.
7. Qeveria do të sigurojë financim shtesë për bashkitë më të prekura.
8. Stafi mjekësor, Policia e Shtetit dhe zjarrfikësit do të marrin një pagë shtesë për muajt mars-prill, maj. Bonusi 1000 euro për stafet mjekësore të përfshira në luftën me COVID-19 nuk llogariten në këtë Akt.
9.Punëmarrësit që humbin punën përgjatë kësaj periudhe, marrin pagesën minimale për 3 muajt e ardhshëm.
10.Bizneseve të vogla dhe të vetëpunësuarve që nuk sigurojnë likuiditet financiar, qeveria merr përsipër mbulimin e kostos së kredisë në bankat e nivelit të dytë.
11. Për të ndihmuar fermerët e dëmtuar qeveria do të rrisë buxhetin për grante dhe subvencione në Ministrinë e Bujqësisë me 500 milionë lekë si dhe të do të ndalojë përkohësisht importin e produkteve që konkurojnë prodhimin vendas.
12. Për aktivitetet sportive, kulturore dhe artistike, do të rritet me 500 milionë lekë buxheti i ministrisë së Kulturës dhe asaj të Arsimit, Rinisë dhe Sportit.
13. Pezullimin e përkohshëm të të gjitha koncesioneve të lidhura me operatorët nga viti 2011 e këtej, deri në një urdhër të dytë.
14. Kalimin e fondeve që vijnë nga pika 10 për llogari të buxhetit të shtetit.
15. Fonde shtesë janë ndihma prej 50 milionë euro e BE-së, 700 mijë dollarët e SHBA, ndihma nga Banka Botërore dhe fondi rezervë i qeverisë.
16. Efektet financiare të këtij Akti Normativ llogariten në 600 milionë dollarë dhe do të parashikohen në buxhetin e rregulluar për vitin 2020.
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
EDI RAMA

P.S. Efektet e këtij Akti Normativ nuk kanë lidhje me institucionet dhe individët e përmendur më sipër, por bëhen me rastin e 1 prillit, ditës botërore të gënjeshtrave. Çdo përkim me emra dhe tituj, është i paqëllimshëm, rastësor dhe në ndihmë të të depresuarve nga situata e shkaktuar nga COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fenomeni i shëmtuar “Frrok Çupi”

Fenomeni i shëmtuar “Frrok Çupi”

Publikuar më 03.12.2020
Nga: Egers Bardhi Më kujtohet shumë mirë se si njëri pre...

Nga: Egers Bardhi Më kujtohet shumë mirë se si njëri prej pedagogëve më këshilloi që të shmangia televizionin e mbi të gjitha emisionet politike si një burim informacioni për aktualitetin, duke i cilësuar ato si ndotje akustike, kakofoni, çorba partiake, promovim antivlerash e deformim i shtyllës kurrizore të diskursit politik. Fatëkeqsisht, si shumë herë të […]

Lexo më shumë

Veton Surroi: Lajthitja e Këshillit Bashkiak të Kukësit, Gjici me deficit të thelluar intelektual!

Veton Surroi: Lajthitja e Këshillit Bashkiak të Kukësit, Gjici me deficit të thelluar intelektual!

Publikuar më 02.12.2020
Veton Surroi Me hapa të vendosur përpara drejt të së kaluarë...

Veton Surroi Me hapa të vendosur përpara drejt të së kaluarës Faulkneri, Kukësi dhe lajthitjet e së ardhmes 1. “E kaluara kurrë nuk është e vdekur. Madje, as që është e kaluar”. Mund të ndodhë që ndonjë lexues të më qortojë për përdorimin e sërishëm të këtij citati të William Faulknerit, por nëse kjo ndodh […]

Lexo më shumë

E ka një ‘’bela’’ historia, të mëson shumë

E ka një ‘’bela’’ historia, të mëson shumë

Publikuar më 02.12.2020
Pirro Naçi Grekët dhe shqiptarët besojnë se dy popujt  janë ...

Pirro Naçi Grekët dhe shqiptarët besojnë se dy popujt  janë historikisht armiq?! Ky opinion në një masë të gjerë njerëzish është pasaktësi ose injorim i historisë. Janë  opinione dhe pasaktësi ndoshta të  qëllimshme, ndoshta  edhe nga mungesa e njohjes së historisë. Ka një arsye të ‘’mirë’’ që njerëzit nuk merren me historinë: -Të mëson shumë-thotë […]

Lexo më shumë

S’ka Dibër të Madhe dhe të Vogël, por ka vetëm një Dibër!

S’ka Dibër të Madhe dhe të Vogël, por ka vetëm një Dibër!

Publikuar më 26.11.2020
Alban Daci Për herë të parë përmendet në hartën e Ptolemeut ...

Alban Daci Për herë të parë përmendet në hartën e Ptolemeut (shek.II e.r.) me emrin Deburus. Më 1502, njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek XIX, Dibra me afro 8 400 banorë dhe 250 dyqane, ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike të tregut të brendshëm shqiptar. Në kohën e […]

Lexo më shumë

Sa shumë i kam dhënë këtij vendi, e kurrë, kurrë s’më ka dhënë asgjë

Sa shumë i kam dhënë këtij vendi, e kurrë, kurrë s’më ka dhënë asgjë

Publikuar më 23.11.2020
Haris Vongli Si e dalë shëndoshë e mirë nga Covid-19, ku...

Haris Vongli Si e dalë shëndoshë e mirë nga Covid-19, ku veç besimit tek fryma e shenjtë dhe miqtë e të afërmit, të fushës së mjeksisë a jo, besim të madh gjeta edhe tek vetja e shërbimi që i bëra instiktivisht vetes, si edhe duke lexuar shumë, me shpresë plot e sakrifica të panumërta, po […]

Lexo më shumë

Histeri publike kundër Bashës!

Histeri publike kundër Bashës!

Publikuar më 21.11.2020
Alban Daci Njerëz, nuk e kuptoni që po jetojmë në një diktat...

Alban Daci Njerëz, nuk e kuptoni që po jetojmë në një diktaturë moderne dhe kjo ka emrin “Rilindje”. Reagimi thuajse publik i të gjithëve: institucioneve, mediave, pushtetit dhe një grupi qytetarësh kundër deklaratës së Bashës për numrin e viktimave, dëshmon qartë polarizimin maksimal të shoqërisë dhe kontrollin e saj nga pushteti në shërbim të pushtetit. […]

Lexo më shumë

Ekrem Spahiu: Pse u krijua Legaliteti, 77 vite më parë?!

Ekrem Spahiu: Pse u krijua Legaliteti, 77 vite më parë?!

Publikuar më 20.11.2020
Nga pikëpamja historike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” e ka...

Nga pikëpamja historike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” e ka zanafillën që nga “Triumfi i Legalitetit”, më 24 dhjetor 1924, kur u rikthye legjimiteti i zgjedhjeve të dhjetorit 1923 të fituara nga Ahmet Zogu. Në kontekstin e Luftës së II Botërore, zogistët, përveçse kanë kontribuar drejtpërdrejt në luftë, janë përpjekur me të gjitha mënyrat për bashkimin […]

Lexo më shumë

Kur avokatja e Bashës mbron krimin e Ramës te Teatri Kombëtar

Kur avokatja e Bashës mbron krimin e Ramës te Teatri Kombëtar

Publikuar më 19.11.2020
Arben Rrozhani Në 32 faqet e raportit të Avokatit të Populli...

Arben Rrozhani Në 32 faqet e raportit të Avokatit të Popullit për shembjen banditeske të kompleksit të Teatrit Kombëtar, natën e 17 majit, dhe dhunën ndaj civilëve që pasoi aktin barbar, nuk gjen të përmendur në asnjë radhë fjalët “qeveri’, “bashki”, “Rama”, ‘Veliaj”, ndërsa fjala “terror” është fshehur, e përmendur vetëm një herë, në mes […]

Lexo më shumë