×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nis komunikimi sekret, për çfarë po flasin gjeneralët rusë dhe ukrainas

 Claudio Tito

Përtej kërcënimeve të vazhdueshme të Kremlinit, dhe tragjedive të pashmangshme në një luftë të përgjakshme, një fill shumë i hollë shprese ka filluar të shfaqet së fundmi në horizont. Dhe ai po bashkon Moskën me Kievin. Fjala është për çeljen e një linje sekrete të komunikimi që hapet dhe mbyllet herë pas here midis oficerëve të lartë rusë dhe ukrainas. Gjeneralë me shumë spaleta mbi supe, të cilët e kanë të lehtë të pranojnë kontakte të tilla profesionale. Sepse i bashkon diçka e pashlyeshme: e kaluara e përbashkët. Ndarja e njërës prej përvojave kryesore të stërvitjes për një ushtar: Akademia. Tek e fundit deri në vitin 1991, shkollat e luftës ishin unike për rusët dhe ukrainasit. Kjo përvojë, përbën për shumë njerëz një përkatësi që nuk mund të harrohet. Në disa raste ato kishin krijuar miqësi. Tani ato kujtime përfaqësojnë një “çelës” për të hapur dhe mbajtur të tillë një kanal komunikimi që është në gjendje të transmetojë mesazhe dhe të hyjë në negociata, nga Moska në Uashington përmes Kievit. Sepse në një mënyrë a tjetrën, ky lloj komunikimi arrin deri në kupolën e qeverisë ruse dhe të strukturës ushtarake amerikane. Dihet tashmë se strukturat amerikane janë shumë aktive në ndihmën dhe orientimin në front të trupave të Zelenskit.

Edhe në selinë e NATO-s në Bruksel, kanë filluar që të vlerësojnë efektivitetin e këtyre kanaleve të komunikimit. Është e qartë që ky nuk është një modalitet formal. Por mund të jetë i dobishëm për marrjen e sinjaleve apo për zgjidhjen e çështjeve neutrale ndaj luftës. Për shembull, një provë mund të jetë sasia e madhe e misrit të bllokuar në Odesë. Vendosja e kushteve që ato mallra të largohen nga porti ose përmes hekurudhave është në fakt e mundur vetëm nëse ka një marrëveshje midis 2 ushtrive. Një lloj armëpushimi – që askush nuk do ta quante të tillë për momentin – të përkohshëm dhe “të qëllimshëm” vetëm për të nisur jashtë vendit dërgesat me grurë dhe misër.

Vëmendja ndaj kësaj nevoje, është tani shumë e madhe nga ana e të gjitha palëve në këtë konflikt. Mjafton të thuhet që BE-ja nisi të enjten zbatimin e një plani të jashtëzakonshëm për transportin e 20 milionë tonëve drithëra nga Ukraina, të cilat rrezikojnë të kalben ose të shkatërrohen nëpër magazina, dhe janë jetike për të shmangur një krizë ushqimore me përmasa globale.

Prandaj pa një koordinim me drejtuesit e ushtrive, gjithçka bëhet më e ndërlikuar, për të mos thënë e pamundur. Jo vetem kaq. Rëndësia e kësaj “linjë të komunikimit” shtohet edhe më shumë, sepse tabloja e luftës e përshkruar nga të gjitha raportet e NATO përkufizohet aktualisht si një “ngërç”.

Sipas raportimeve të fundit, prej ditësh asnjë nga palët, duke filluar nga trupat ruse, nuk ka arritur të shënojë ndonjë përparim të dukshëm.

Kjo situatë përfshin tre rreziqe. E para ka të bëjë me kohëzgjatjen e konfliktit, që duket i destinuar të jetë i gjatë. E dyta ka të bëjë me popullsinë: në një fazë të këtij lloji, tendenca është sigurimi i fushëbetejës pa llogaritur shumë qytetarët. Madje edhe nga pala ukrainase përkundër qytetarëve rusisht-folës.

E treta ka të bëjë me probabilitetin e një incidenti: sa më shumë ditë që kalojnë, aq më e madhe është mundësia e një ngjarjeje të paparashikuar dhe të pavullnetshme. Për shembull, ditët e fundit është shmangur për pak përplasja midis avionëve në kufijtë midis Rusisë dhe vendeve të NATO-s, sidomos në Rumani.

Mjafton vetëm një menaxhim jo i saktë i provokimeve, një gabim në llogaritjen e hapësirës ajrore, dhe gjithçka mund të përshkallëzohet. Në çdo marrëdhënie, ky është një shqetësim i madh. Dhe linjat e kontaktit cilësohet edhe si valvula e fundit e sigurisë në rastet e emergjencës.

Aq më tepër nëse vendimet e ardhshme të Putinit, do të shtonin më tej tensionet. Në rast se Moska do të vendosë të rrisë praninë e saj në Donbas, duke planifikuar të pushtojë të gjithë brezin bregdetar ukrainas të Detit të Zi, atëherë përqindja e rrezikut do të ishte më e madhe.

Nuk është rastësi që pyetjet që kanë filluar t’i bëjnë vetes shtabet ushtarake, kanë të bëjnë me pasojat e një aksidenti të mundshëm. Në cilat zona do të derdhje hakmarrja ruse? Pas kërkesës formale për anëtarësim në NATO, Finlanda sigurisht po përjeton një situatë alarmante.

Por mbi të gjitha vendet baltike: Lituania, Estonia dhe Letonia. Gjithashtu për shkak të enklavës ruse të Kaliningradit, qendra nervalgjike e çdo operacioni të mundshëm ushtarak rus kundër Evropës. Pra nën presion, do të ishte edhe Italia. Në veçanti për shkak të bazave të rëndësishme të NATO-s që ndodhen në territorin tonë.

Për të gjitha këto arsye, aleatët evropianë vështirë se do të mund të heqin dorë nga furnizimet me armatime ndaj ushtrisë ukrainase. Shmangia e degjenerimit të luftës – sipas analizave që shoqërojnë diskutimet mes anëtarëve të NATO-s – kalon nga rezistenca e ukrainasve.

Çdo hap i mëtejshëm i ushtrisë ruse drejt kufijve perëndimorë, i rrit shanset për incidente. Por përtej përpjekjes diplomatike, Italia nuk duhet ta ndalë ndihmën ushtarake, dhe do ta përqendrojë atë në 3 lloje furnizimesh. E para është e një natyre teknologjike: shenjues lazer, instrumente me definicion të lartë, avionë spiunë.

E dyta është “artileria e fushës”: topat e vjetër por të fuqishëm 155 mm FH70, që po dhurojnë Britania e Madhe dhe vende të tjera. E treta janë mjetet e blinduara: të famshmit “Lince”, që në të kaluarën i janë shitur edhe Rusisë.

Furnizimet ndaj Ukrainës bëhen edhe më thelbësore, pasi prej ditësh në selinë e NATO-po rritet dyshimi se Kina ka filluar ta ndihmojë Moskën me armë. Pjesë këmbimi dhe municione. Prandaj, kjo linjë kontakti midis zyrtarëve të lartë mund të rezultojë të jetë një nga kundërmasat më efikase për të shmangur spektrin e një konflikti global dhe siç kërcënoi edhe Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit rus të Sigurimit, “një luftë bërthamore gjithëpërfshirëse”.

*Marrë nga “La Repubblica.it”. Përktheu abcnews.al

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Publikuar më 26.05.2022
Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe ...

Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona.  Ndeshja doli me rezultatin […]

Lexo më shumë

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Publikuar më 26.05.2022
Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kësht...

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiç, […]

Lexo më shumë

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Publikuar më 25.05.2022
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një inte...

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive me gazetarin e sportit, Endi Tufa. Francesco si ju duket kjo finale këtu në Tiranë? E shoh shumë të bukur këtë finale, gjithmonë është e bukur kjo ndeshej pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të […]

Lexo më shumë

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 1...

Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 19 nxënës të vrarë, është i fundit në një varg sulmesh masive në Shtetet e Bashkuara. Disa nga viktimat e sulmit në Teksas Më poshtë është një përmbledhje e sulmeve masive në vitet e fundit, kryer nga agjencia Reuters. BUFFALO, 14 maj […]

Lexo më shumë

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Publikuar më 25.05.2022
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë m...

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë me miqtë e ardhur me rastin e finales së Conference League, duke filluar që nga Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, zyrtarë të lartë të qeverisë së futbollit europian, presidentë federatash, drejtues dhe legjenda të klubeve finaliste, Roma dhe Feynoord. Në këtë drekë ishte i pranishëm edhe […]

Lexo më shumë

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas 21 viktimave në Teksas

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas 21 viktimave në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të sh...

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në jug të Teksasit, teksa presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë thirrje për kontroll të armëve. Sulmi u krye në shkollën fillore Robb, në qytetin Uvalde, rreth 135 kilometra në perëndim të San Antonios. Qyteti me 16,000 banorë ndodhet rreth […]

Lexo më shumë

Holandezët dhe italianët ‘pushtojnë’ Tiranën, festë në rrugët e kryeqytetit (FOTOT)

Holandezët dhe italianët ‘pushtojnë’ Tiranën, festë në rrugët e kryeqytetit (FOTOT)

Publikuar më 25.05.2022
Tirana u është “dorëzuar” mijëra tifozëve të ardhur nga Ital...

Tirana u është “dorëzuar” mijëra tifozëve të ardhur nga Italia dhe Holanda për të ndjekur finalen e madhe Roma-Feyenoord. Në rrugët e kryeqytetit s’ka atutomjete, por vetëm këmbësorë, muzikë dhe alkool. Holandezët janë pozicionuar pranë Pedonales së kryeqytetit, aty ku është fanzona e tyre, ndërsa italianët qëndrojnë kryeisht në zonën e ish-Bllokut dhe te fanzona […]

Lexo më shumë

‘Dukej si shitës fshesash’, Holanda kujton pas 31 vitesh Artur Lekbellon dhe njerëzit me rrecka në Tiranë

‘Dukej si shitës fshesash’, Holanda kujton pas 31 vitesh Artur Lekbellon dhe njerëzit me rrecka në Tiranë

Publikuar më 25.05.2022
Feyenoord ka luajtur edhe më parë në Shqipëri. Në vitin 1991...

Feyenoord ka luajtur edhe më parë në Shqipëri. Në vitin 1991 zbriste në fushë kundër Partizanit në Kupën e Kupave. Dueli luhej në “Qemal Stafa”, tani “Arena Kombëtare” moderne që pret finalen e parë të Conference League. Në fushë në atë ndeshje ishte edhe Artur Lekbello, i cili dje ka takuar holandezët në kryeqytet, ndërkohë […]

Lexo më shumë