×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ngjyrat e Shqipërisë në “Parma Kryeqytet i Kulturës Italiane 2021”
Elvira Lashi Lika
Të dielën e kaluar, 3 tetor 2021, sheshi kryesor i qytetit të Parmës ishte ngjyrosur më shumë se kurrë me motive nga e gjithë bota. Një manifestim ndërkulturor në kuadrin e Parma- Kryeqyteti i Kulturës Italiane 2021. Shumë nga emigrantët që jetojnë në Parma sollën motive, tinguj e poezi nga vendi i tyre.
Shqipëria u prezantua nga të rinjtë e komunitetit shqiptar në Parma të organizuar nga Shkolla Shqipe Scanderbeg dhe nga Forum Donne Indipendenti (Forumi i gruas shqiptare në Parma.
Kostumet tradicionale u sollën nga Sara e Juri Murto, motër e vëlla. Sara vishte kostumin e Korçës ndërsa Juri fustanellën. Si dritë vezulluan në mesin e ngjyrave nga e gjithë bota, të fisëm, elegantë e plot krenari i mbajtën të veshur motivet shqiptare dhe flamurin kuq e zi Juri e Sara.
Grupi artistik “NJë mijë Yje” (Enisa, Silvia, Leila, Noela, Emily e Sara) sollën disa motive të valleve shqiptare nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Vallja nisi me Enisën që për herë të parë veshi kostumin magjepës të Mirditës.
Prezantimi i Shqipërisë u shoqërua me duartrokitje dhe përgëzime të veçanta për nivelin e lartë të paraqitjes artistike dhe pasurisë folkloristike.
Prindër e organizues u ndiemë vërtetë të lumtur dhe krenar për paraqitjen dinjitoze të Shqipërisë në këtë manifestim të madh nga fëmijët tanë të lindur e të rritur në Parma por që aq bukur dhe fisnikëri e prezantuan kombin e tyre.
Ky eveniment u organizua nga bashkia e qytetit të Parmës në bashkëpunim me dhjetëra shoqata deh institucione shtetërore dhe private.
Kostumet u krijuan nga Tradita Shqiptare dhe Edlira Sulaj në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Mjerim diplomatik dhe PR i shëmtuar e provincial”, Arben Manaj: 007-a dhe 099-sha, në një tallava diplomatike

“Mjerim diplomatik dhe PR i shëmtuar e provincial”, Arben Manaj: 007-a dhe 099-sha, në një tallava diplomatike

Publikuar më 11.10.2021
Nuk kisha ndermend te shkruaja per premieren ne Tirane te fi...

Nuk kisha ndermend te shkruaja per premieren ne Tirane te filmit te ri te James Bond, “No time to die”, po te mos me ngacmonte nje mesazh nga Tirana i nje emisioni televiziv per ”CV” e ambasadorit te ri britanik ne Tirane! Provincializmi dhe kompleksi i inferioritetit per kete premiere dhe cdo interesim eshte evident! […]

Lexo më shumë

“Atdheu është aty ku e ke barkun plot”

“Atdheu është aty ku e ke barkun plot”

Publikuar më 08.10.2021
Erkan Arikan Ka ngjarje ku si gazetar duhet të shkosh, sepse...

Erkan Arikan Ka ngjarje ku si gazetar duhet të shkosh, sepse do të raportosh. Por, jo për akt ceremonial (fjala është për festimin e 60-vjetorit të marrëveshjes së pranimit të punëtorëve turq në Gjermani. Marrëveshja e pranimit të fuqisë punëtore, e nënshkruar mes Gjermanisë dhe Turqisë është edhe pjesë e historisë së jetës sime. Kur […]

Lexo më shumë

Restoranti i shqiptarit në Danimarkë shpallet më i miri në botë

Restoranti i shqiptarit në Danimarkë shpallet më i miri në botë

Publikuar më 07.10.2021
Kopenhaga ka konfirmuar reputacionin e saj si destinacioni g...

Kopenhaga ka konfirmuar reputacionin e saj si destinacioni global i ushqimit së momentit pasi ushqimet kryesore të tij përfunduan në vendin e parë dhe të dytë në çmimet 50 Restorantet më të Mirë të Botës 2021, të konsideruar gjerësisht si Oskarët e gastronomisë. Restoranti “Noma” i kuzhinierit shqiptar Rene Rexhepi, i njohur për teknikat e […]

Lexo më shumë

Shqiptari u ekzekutua me 4 plumba në Athinë/ Flet dëshmitari okular: Autor i krimit mbante një maskë anti-Covid

Shqiptari u ekzekutua me 4 plumba në Athinë/ Flet dëshmitari okular: Autor i krimit mbante një maskë anti-Covid

Publikuar më 04.10.2021
Detaje të reja janë mësuar rreth atentatit me armë zjarri që...

Detaje të reja janë mësuar rreth atentatit me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Athinë ku mbeti i vrarë një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije. Sipas Protothema, shqiptari ka marrë katër plumba në kokë dhe bark dhe ndërroi jetë në vend. Një dëshmitar okular ka treguar se […]

Lexo më shumë

U qëllua me plumb në kokë, vdes 39-vjeçari shqiptar në Greqi, pronar i një lokali

U qëllua me plumb në kokë, vdes 39-vjeçari shqiptar në Greqi, pronar i një lokali

Publikuar më 04.10.2021
Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës, pasi u që...

Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës, pasi u qëllua me armë zjarri në qendër të Athinës. Incidenti ndodhi jashtë një kafeneje të vendosur në rrugën për këmbësore të Agios Pavlos. Sipas raportimeve të mediave greke, 39-vjeçari shqiptar u qëllua nga një burrë i maskuar dhe me kapele, i cili iu afrua pronarit në këmbë […]

Lexo më shumë

Pamje pas tërmetit të fuqishëm në Greqi, shkatërrohen ndërtesat

Pamje pas tërmetit të fuqishëm në Greqi, shkatërrohen ndërtesat

Publikuar më 27.09.2021
Mëngjesin e sotëm një tërmet i fortë goditi Kretën. Tërmeti ...

Mëngjesin e sotëm një tërmet i fortë goditi Kretën. Tërmeti i parë raportohet të ketë qenë me magnitudë 5.8. Ndërsa, pas lëkundjeve të para, edhe dy termete tjera goditën Greqinë. Njëri tërmet me magnitudë 3.8 dhe tjetri 4.5 të shkallës Rihter. Pamjet e para pas tërmetit të publikuara në Twitter tregojnë se disa ndërtesa janë shkatërruar, derisa dëmet […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

Publikuar më 16.09.2021
Një shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike një ditë më...

Një shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike një ditë më parë në Livadia të Greqisë. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. I riu shqiptar po udhëtonte me një makinë në drejtim të Tebës, ku për arsye ende të panjohura ka humbur kontrollin. Për pasojë është përplasur […]

Lexo më shumë

Paratë e emigrantëve po mbajnë gjallë mijëra familje, niveli më i lartë i dërgesave nga jashtë prej 9 vitesh

Paratë e emigrantëve po mbajnë gjallë mijëra familje, niveli më i lartë i dërgesave nga jashtë prej 9 vitesh

Publikuar më 11.09.2021
Emigrantët kanë sjellë tek të afërmit e tyre mbi 340 milionë...

Emigrantët kanë sjellë tek të afërmit e tyre mbi 340 milionë euro në 6 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të bilancit të pagesave, të bëra publike nga Banka e Shqipërisë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që nga viti 2012. Në raport me janar-qershor të një viti më parë, kur […]

Lexo më shumë