×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ngjarje e rëndë në Prishtinë/ Dy burra përdhunojnë 17- vjeçarin për një javë rresht: Më veshën dhe më lyen si femër

Dy burra, 29-vjeç dhe 37 vjeç, dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 17-vjeçar nga një fshat i Prishtinës, për rreth një javë, në një banesë në lagjen “Ulpiana” në kryeqytet. Siç pohon 17-vjeçari, para policëve hetues, gjatë atyre ditëve dy të dyshuarit i kanë gjetur klientë meshkuj për shërbime seksuale – që kushtonin nga 15 deri në 30 euro. Por, fillimisht e kanë grimosur dhe veshur me, siç thotë ai, rroba të grave. I mituri thotë se ditën e parë të njohjes kanë kryer marrëdhënie seksuale me të.

Historia e abuzimit seksual që e rrëfen 17-vjeçari ka ndodhur gjatë datave 15-21 prill 2021, ndërsa rastin në polici e ka lajmëruar një mësuese e 17-vjeçarit, pasi ky i fundit kishte vendosur të ikte nga banesa ku qëndronte i mbyllur dhe me të mbërritur në Qendrën ku qëndron, mësuesja e kishte vërejtur situatën dhe ky ia kishte rrëfyer komplet ngjarjen asaj.

Por, si ra në kontakt 17-vjeçari me dy të rriturit që tashmë ndodhen në arrest shtëpiak?

Gazeta Express ka siguruar kallëzimin penal të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore të ushtruar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, kundër E.P., 29-vjeç dhe G.J., 37 vjeç (emra të njohur për redaksinë), të dyshuar për veprën penale “trafikim me njerëz” si dhe deklaratën e viktimës.

Gjatë marrjes në pyetje, 17-vjeçari deklaron se nuk vijon mësimet për arsye të shumë mungesave në shkollë dhe thotë se kohëve të fundit ka ndejtur me shoqëri vazhdimisht te Katedralja në Prishtinë.

Gjatë kësaj kohe ai thotë se fshinte xhama të veturave e kohë pas kohe merrte edhe marihuanë me shoqëri.

Po në atë vend, ai deklaron se është njoftuar me dy meshkuj E.P., dhe G.J.,” të dy kanë nofka me shkronjën e parë G, njëri nofkë të gjinisë mashkullore e tjetri të asaj femërore”.

Sipas tij, të dyshuarit fillimisht i kanë kërkuar cigare dhe ky ia ka dhënë dhe më pas e kanë ftuar në banesën e tyre dhe ky ka pranuar të shkojë.

“Pasi e kam përfunduar cigaren kam dashur të largohem nga ta. Por E.P., me tha rri se unë erdhe me ba llaf edhe për një cigare, dhe po ashtu më tha “a je aktiv a pasiv”, dhe më tha a po “zen najsen”. Pastaj G.J., me ftoi në banesën e tij. Unë pranova dhe shkova me ta, kur kam hyrë në banesë vërejta shumë perika, si dhe graderobë për femra, miniqa (funda) dhe shtiklla…Pastaj i pyeta se çka është ajo “a po zen najsend”, me tha a “po q** najsend”, i thashë unë për vete jo e pastaj e pyta atë, ai me tha kapak””, ka deklaruar 17-vjeçari.

Me të hyrë në banesë, ai thotë se ka parë shumë paruke dhe veshje të femrave, dhe po atë ditë ia kanë hequr vetullat dhe e kanë grimosur. Më pas kanë kryer marrëdhënie seksuale me të.

“Kur hyra në banesë fillimisht kemi ngrënë bukë, pastaj kanë filluar të mi heqin vetullat, pastaj mi kanë ly buzët, qerpikët, fytyrën dhe më kanë vnuar perikën, mi kanë veshur hallaomkat, mi kavë vendosur gjoks të plastikës dhe poshtë të plastikës, mi kanë mbathur shtikllat.

Gjithashtu edhe ata të dy janë veshur njëjtë dhe kanë filluar të kryejnë marrëdhënie seksuale me mua. E.P. në prapanicë, ndërsa G.J., në gojë dhe pasi e kanë kryer, kanë filluar sërish pas një orë. Ata më kanë shfrytëzuar seksualisht dhe njëjtë kanë bërë edhe në ditët e tjera sa kam qëndruar me ta’, ka pohuar ai.

Gjatë kësaj kohe, ai thotë se i kanë gjetur klienta dhe me të njëjtit ka kryer marrëdhënie seksuale në banesën në “Ulpianë” dhe në zonën e parkut Gërmia në Prishtinë.

“Më kanë gjetur klienta, me të cilët kam kryer marrëdhënie seksuale në prapanicë dhe në gojë.”

“Klientët mi kanë gjetur në ditën e dytë të njohjes. Ata i kontaktonin klientët përmes telefonit dhe Snapchat-it, dhe u merrshin vesh që 15 euro kushton me gojë dhe 30 euro përmas…Marrëdhënie me ta kam kryer në banesën e atyre dyve dhe në Gërmi”, është shprehu ai.

Ndërsa, i pyetur se kush i merrte paratë, 17-vjeçari ka thënë se i ndanin së bashku dhe vetëm gjatë atyre ditëve kishte arritur t’i fitonte rreth 500 euro në total.

“Paret që unë i kam fituar i ka marrë E.P., kur i kam marrë 30 euro, 15 mi kanë dhanë mua ndërsa pjesën tjetër ata dy…Sa më kujtohet mua, gjatë kohës sa unë kam kryer marrëdhënie seksuale me kliëntë, ata kanë përfituar përafërisht 500 euro”.

Ai e mban mend një nga klientët e tij, me një veturë luksoze me të cilin kishte shkuar në Gërmi.

“Për njërin nga klientët ai tha se e ka pasur një veturë të tipit BMW me xhama të errët dhe me të njëjtin kanë kryer marrëdhenie në Gërmi…Klienët paratë ja kanë dhënë atyre, jo mua”.

Ai thotë se dy të dyshuarit nuk kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, ndërsa e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me klientë, për të bërë para për ta dhe për vete.

“Dhunë fizike s’kanë ushtruar…Kam qenë i detyruar nga E.P dhe G.J., pasi më thonin dil se ban parë per neve dhe për vete”, ka pohuar ai.

Por, më pas ai ka vendosur të kërcente nga dritarja e banesës pasi deklaron se ai nuk kishte çelës dhe të dyshuarit e mbanin të mbyllur.

“Jam larguar nga dritarja e banesës së tyre, kam kërcyer dhe jam larguar, pasi ata e mbanin çelësin dhe më mbanin të mbyllur. Kështu që u detyrova të kërcej nga dritarja dhe kam ardhur te Qendra, nga aty mësuesja më pyeti se ku kam qenë që jam zbehur, unë ja tregova krejt ngjarjen dhe pastaj ajo e ka njoftuar Qendrën për Punë Sociale dhe Policinë”, ka përfunduar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Jam mirë,” u tha Eriksen shokëve të tij të skuadrës dhe ata dolën përsëri në fushë –Rënia në tokë dhe tronditja botërore

“Jam mirë,” u tha Eriksen shokëve të tij të skuadrës dhe ata dolën përsëri në fushë –Rënia në tokë dhe tronditja botërore

Publikuar më 12.06.2021
Skenat që u zhvilluan pak para finales së pjesës së parë në ...

Skenat që u zhvilluan pak para finales së pjesës së parë në Danimarkë-Finlandë shkaktuan një tronditje globale! Në një moment, Christian Eriksen u shemb në fushë! Futbollistët përreth tij menjëherë thirrën stafin mjekësor që nxituan në fushë. Skenat ishin tronditëse, me lojtarët danezë që formuan një mur njerëzor rreth tij në mënyrë që të mos […]

Lexo më shumë

“Unë pashë Eriksen duke ngritur dorën në barelë”/ Gjendja e tij është e qëndrueshme, thotë UEFA – momenti në kohën e transportit të tij në spital

“Unë pashë Eriksen duke ngritur dorën në barelë”/ Gjendja e tij është e qëndrueshme, thotë UEFA – momenti në kohën e transportit të tij në spital

Publikuar më 12.06.2021
Raporti i një fotografi të Reuters se “Unë pashë Eriks...

Raporti i një fotografi të Reuters se “Unë pashë Eriksen duke ngritur dorën në barelë” krijoi buzëqeshjet e para pas tronditjes së kolapsit të mesfushorit danez gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë për Euro 2020. Pak më vonë, fotografia me asin e Interit që dukej se ishte pa ndjenja qarkulloi në internet dhe buzëqeshjet u rritën. Eriksen aktualisht […]

Lexo më shumë

Euro 2020: Christian Eriksen shembet në fushë, po lufton për jetën e tij, UEFA: Qëndroni në vendet tuaj, nuk dihet gjendja e tij!

Euro 2020: Christian Eriksen shembet në fushë, po lufton për jetën e tij, UEFA: Qëndroni në vendet tuaj, nuk dihet gjendja e tij!

Publikuar më 12.06.2021
Ora në Kopenhagë Parken po shënonte minutën e 43-të kur sytë...

Ora në Kopenhagë Parken po shënonte minutën e 43-të kur sytë e spektatorëve papritmas lanë rrjedhën e topit dhe u gozhduan në cep të fushës ku sapo kishte rënë Christian Eriksen. Mesfushori danez ra i vetëm në fushë dhe menjëherë shokët e tij të skuadrës u afruan duke kërkuar që ekipi mjekësor të vraponte. Danezët […]

Lexo më shumë

Video shokuese/ Ndeshja Danimarkë-Finlandë, Eriksen pa ndjenja në fushë

Video shokuese/ Ndeshja Danimarkë-Finlandë, Eriksen pa ndjenja në fushë

Publikuar më 12.06.2021
Në “Parken Stadium” të Kopenhagenit po luhet takimi i parë i...

Në “Parken Stadium” të Kopenhagenit po luhet takimi i parë i Grupit B të “Euro 2020” mes Danimarkës dhe Finlandës. Momente tmerri në fund të pjesës së parë, ku Christian Eriksen humbet ndjenjat dhe qëndron i shtrirë në fushë për disa minuta. Ndeshja është ndalur dhe nuk dihet ende gjendja e mesfushorit të Interit. Christian […]

Lexo më shumë

Turqi-Itali/ Shpërthen festa në “Olimpico”, Çiro Imobile trefishon rezultatin (Video)

Turqi-Itali/ Shpërthen festa në “Olimpico”, Çiro Imobile trefishon rezultatin (Video)

Publikuar më 11.06.2021
Gjahtari i golit, Ciro Immobile, ka realizuar golin e dytë d...

Gjahtari i golit, Ciro Immobile, ka realizuar golin e dytë dhe të qetësisë. Italianët gjuajtën nga larg, ndërsa ishte Imobile ai që realizoi edhe golin e dytë për të kaltrit. Çakir ndali mbrojtësin Spinazzola në goditjen e parë, më pas sulmuesi nuk fali. Shënon edhe Lorenco Insinje. Festë spektakolare në “Olimpico”. Dominim i frikshëm i […]

Lexo më shumë

Pamjet magjike, shikoni ceremoninë speciale të hapjes së Europianit

Pamjet magjike, shikoni ceremoninë speciale të hapjes së Europianit

Publikuar më 11.06.2021
“Euro 2020” ngriti siparin teksa ata që do të shkelmojnë top...

“Euro 2020” ngriti siparin teksa ata që do të shkelmojnë topin e parë të këtij kompeticioni madhështor do të jenë italianët pritës dhe turqit. Për evenimentin e shtyrë për një vit dhe të pritur me padurim nga tifozët e sportdashësit, u organizuar një ceremoni spektakolare, duke nisur nga mikpritja përpara hyrjes në stadium. Ata që […]

Lexo më shumë

Rilind përsëri futbolli, sot nis Kampionati Europian, ja ndeshja e parë

Rilind përsëri futbolli, sot nis Kampionati Europian, ja ndeshja e parë

Publikuar më 11.06.2021
Sot në mbrëmje nis Kampionati Europian që ishte planifikuar ...

Sot në mbrëmje nis Kampionati Europian që ishte planifikuar të zhvillohej vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë. Nga ora 21:00 (sot 11 qershor), kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Italisë luajnë ndeshjen e parë hapëse të “EURO 2020”, në stadiumin e Romës. Në Europianin 2020 do të marrin pjesë 24 skuadra […]

Lexo më shumë

Mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës ruse në Shqipëri (Video)

Mbërrijnë 25 mijë doza të vaksinës ruse në Shqipëri (Video)

Publikuar më 11.06.2021
Duke nisur nga kjo e premte do të ulet fasha e vaksinimit pë...

Duke nisur nga kjo e premte do të ulet fasha e vaksinimit për grupmoshat nga +57 vjeç. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa priste 25 mijë doza të reja të vaksinës ruse Sputnik në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Ministrja bëri me dije se numri total i vaksinave që kanë mbërritur në vend […]

Lexo më shumë