Ngjarja e rëndë në Kavajë/ 17 plumba të zbrazur në prani të 3 fëmijëve

Dritan Haxholli, 41-vjeçari i cili mbeti i vrarë me armë zjarri gjatë një sherri në banesën e ish-të dashurës, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ndërkaq, sipas raportimeve bëhet me dije se viktima ka qenë i dënuar për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike.

Ndërsa si shkak i krimit është bërë vendimi që ka marrë Marsida Qatja (e cila është e martuar por burri i saj është në burg në Gjermani duke vuajtur dënimin si dhe është nënë e 3 fëmijëve) që t’i jepte fund lidhjes me Haxhollin. Ky i fundit kishte shkuar në banesën e saj, ku e cila ishte me 3 burra të tjerë, ndërsa miku i saj me të cilin kishte në lidhje, dhe 2 shokë të tjerë, që i kishte thirrur për ndihmë, ndërsa aty kishte hapur zjarr ndaj Toçit, (polici mbeti i plagosur në qafë).

Në banesë ku ndodhi kjo ngjarje tragjike ndodheshin dhe tre fëmijët e mitur të 30-vjeçares, përkatësisht të moshave, 14, 9 dhe 2 vjeç por fatmirësisht fëmijët nuk kanë mbetur të lënduar.

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan një armë automatike model 56 me një krehër me 28 fishekë, 16 gëzhoja të kalibrit 9 mm, copa të ndryshme metalike dhe predhash, një armë zjarri e tipit Glock dhe një gëzhojë mod 56 kalibri 7.62 mm. Pas kontrollit të bërë në banesën e shtetasit Bledar Toci në lagjen nr.2 në Kavajë, policia i gjeti vëllait të tij, shtetasit Benard Toci një sasi e dyshuar lëndë kokaine e ndarë në 7 doza me sasi afërsisht 4 gramë. Aktualisht Toçi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është arrestuar nga policia për veprën ‘Vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet