Ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, flet spikeri: Gabim i rëndë nga ana ime

Ditën e shtunë, një situatë e sikletshme ndodhi në stadiumin “Stade de France” pasi para nisjes së sfidës Francë-Shqipëri, gabimisht u ngatërrua himni shqiptar.

Kjo gafë bëri xhiron e botës dhe vuri në një pozitë të vështirë Francën, e cila kërkoi ndjesë zyrtarisht nga pala shqiptare për ngatërrimin e himnit.

Por nuk mjafton me kaq. Gafa rëndohet për shkak se spikeri i stadiumit e ngatërroi Shqipërinë edhe me Armeninë në momentin që po sqaronte situatën nga fonia e impiantit.

Cili është ai?

Quhet Frank Stanislas Andre Brazhin, i cili mban nofkën Maks Kampo edhe njihet nga të gjithë si Maksi i stadiumit “Stade de France”. Ish-drejtues radiofonik dhe DJ i njohur në Francë prej shtatorit të vitit 2010 mban zyrtarisht detyrën e animatorit të impiantit më të madh transalpin.

Në një prononcim për “L’Equipe”, ndër të tjera ai ka thënë: “Nuk kam fjetur dy net dhe ndjehem tmerrësisht keq për atë që ndodhi. Ishte një gabim shumë i rëndë nga ana ime dhe jam gati të marr përsipër pasojat që ky gabim mund të sjellë,” theksoi 50-vjeçari.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet