Nga nesër nisin vranësirat dhe shirat, ja si ndryshon moti

Ditët e nxehta duket se nuk do të vazhdojnë më duke nisur nga nesër. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron vranësira dhe më pas reshje shiu duke nisur nga mesdita, kryesisht në veri të vendit.

E këto reshje do të sjellin dhe rënie temperaturash.

Ditën e mërkurë, moti në vend do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme në veri. Kthjellimet e mëngjesit do të pasohen nga zhvillime vranësirash.

tabela e motit

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri. Në formë të lokalizuar rrebeshe afatshkutra në këto zona.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë. Parashikohen në:
vendet malore 20 deri në 33°C
vendet e ulëta 22 deri në 38°C
vendet bregdetare 23 deri në 35°C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet