×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nga Bujar Nishani te Mark Marku/ Zbardhen emrat në përbërje të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD

Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sot 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, që është përgjegjës për shqyrtimin e kandidaturave të propozuara nga anëtarët.

Sipas vendimit të Kryesisë së PD, anëtarë të kësaj strukture të rëndësishme dhe të re të Partisë Demokratike, do të jenë:

  1. Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ish-President i Republikës, ish-ministër dhe ish-deputet.
  2. Besnik Mustafaj, themelues i PD, ish-ministër, ish-deputet, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar i njohur.
  3. Genc Ruli, themelues i PD, ish-ministër, ish-deputet, ekonomist dhe pedagog i njohur.
  4. Enriketa Papa, pedagoge në Universitetin e Tiranës, historiane, shkrimtare dhe studiuese. Master në Histori dhe PhD në Histori Bashkëkohore dhe Histori të Evropës Jug-Lindore në Universitetin e Graz në Austri. Aktualisht është edhe anëtare e Bordit të Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
  5. Mark Marku, analist, pedagog në Universitetin e Tiranës, në Departamentin e Gazetarisë. Master në Institutin e Marrëdhënieve Publike dhe të Komunikimit (IRCOM), Anger, Francë dhe doktoraturën në shkencat e informacionit dhe komunikimit në Universitetin Paris 2, Francë. Ish-deputet i PD.

Komisioni do të ndihmohet nga Sekretariati i përbërë nga Sahit Dollapi, Sekretar Organizativ dhe Ervin Minarolli, Sekretar i Burimeve Njerëzore.

“Komisioni i Vlerësimit, si një strukturë e besueshme dhe me integritet, do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë. Modeli i konservatorëve britanikë, të cilët kanë asistuar PD, së bashku me republikanët amerikanë dhe CDU e Angela Merkel, u votua në Kuvendin Kombëtar të demokratëve në ndryshimet statutore.

Ky proces që ndodh për herë të parë në Shqipëri, u përshëndet nga Instituti Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe forcat politike të PPE, që kanë inkurajuar që ky proces të ndiqet si model i demokratizimit të forcave politike, në Shqipëri dhe në gjithë Rajonin.

Në fazën e parë të propozimeve, në një proces që zgjati 6 javë, janë identifikuar një numër i madh kandidatësh në të 12 qarqet, ku bien në sy se, krahas emrave të njohur të strukturave të partisë, ka shumë emra jashtë strukturave të saj, kryesisht nga bota akademike dhe shoqëria civile.

Komisioni do të bëjë vlerësimin e çdo kandidati, nëse përmbush apo jo kriteret e parashikuara me detaje në udhëzimin për funksionimin e procesit. Korpusi i njerëzve me influencë, me mbështetje, me aftësi në fusha të ndryshme, që do të përzgjidhen nga Komisioni, do t’i shkojnë më pas për votim anëtarësisë së Partisë Demokratike”, njofton PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kodi zgjedhor/ LVV: Po bëjnë lojë të pistë të gjitha partitë

Kodi zgjedhor/ LVV: Po bëjnë lojë të pistë të gjitha partitë

Publikuar më 18.09.2020
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar ashpër pas propo...

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar ashpër pas propozimit të PS për amendimet në Kodin Zgjedhor. Sipas Bojken Abazit, PS në bashkëpunim me ‘heshtjen’ e PD, LSI dhe Nismës po vendosin prag të dyfishtë në kombëtar dhe dhe lokalë e cila sipas tij është e ‘padëgjuar në botën demokratike, me gjasë dhe në botën jodemokratike’. […]

Lexo më shumë

Refuzohet azili për shtetasin turk/ 9 eurodeputetë i dërgojnë letër Edi Ramës: Mos e deportoni!

Refuzohet azili për shtetasin turk/ 9 eurodeputetë i dërgojnë letër Edi Ramës: Mos e deportoni!

Publikuar më 18.09.2020
Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu së bashku me 9 euro d...

Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu së bashku me 9 euro deputetë të tjerë, i kanë nisur një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama ku i kanë kërkuar autoriteteve që të mos depërtojnë shtetasin turk Selami Simsek drejt Turqisë dhe të sigurojnë një gjykim të drejtë. Strugariu thekson se “ngjarjet e përsëritura të mosrespektimit të Burimeve Njerëzore mund […]

Lexo më shumë

Afrohet data e takimit të Procesit të Berlinit, ja çfarë do të diskutohet nga liderët e Ballkanit Perëndimor

Afrohet data e takimit të Procesit të Berlinit, ja çfarë do të diskutohet nga liderët e Ballkanit Perëndimor

Publikuar më 18.09.2020
Takimi tjetër brenda Procesit të Berlinit, i cili do të sjel...

Takimi tjetër brenda Procesit të Berlinit, i cili do të sjellë së bashku drejtuesit e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian, do të mbahet në 10 nëntor në Sofje, Bullgari, kur duhet të miratohet një plan për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, citon Europe Western Balkans. KE thotë se plani është duke u hartuar […]

Lexo më shumë

Ambasadorja amerikane, mesazh të fortë për Gjykatën Kushtetuese: Meta dhe Ruçi duhet të punojnë urgjentisht

Ambasadorja amerikane, mesazh të fortë për Gjykatën Kushtetuese: Meta dhe Ruçi duhet të punojnë urgjentisht

Publikuar më 18.09.2020
Ambasadorja amerikane ne vendin tone, Yuri Kim ka dale sot m...

Ambasadorja amerikane ne vendin tone, Yuri Kim ka dale sot me nje mesazh te forte mbeshtetes per krijimin e nje gjykate kushtetuese funksionale. Me nje shenim ne llogarine e saj ne Twitter, ajo falenderon kreun e shtetit, Meta, dhe kryeparlamentarin, Ruci, qe bene te qarte se vendi duhet te kete tani nje gjykate kushtetuese funksionale. […]

Lexo më shumë

DW: Shqipëria ofron zgjidhje për ndarjen e detit Jon me Greqinë

DW: Shqipëria ofron zgjidhje për ndarjen e detit Jon me Greqinë

Publikuar më 18.09.2020
Kryeministri shqiptar Edi Rama ofroi në Athinë, të mërkurën,...

Kryeministri shqiptar Edi Rama ofroi në Athinë, të mërkurën, (16.09.20) ku mori pjesë në Forumin e revistës “Economist” me temë  “Ballkani, përtej 2020”, dy alternativa për arritjen e një marrëveshjeje Shqipëri-Greqi për ndarjen e hapësirave/zonave detare mes dy vendeve në detin Jon. “Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet […]

Lexo më shumë

Meta: Ende nuk kemi marrë përgjigje nga qeveria për çështjen e detit

Meta: Ende nuk kemi marrë përgjigje nga qeveria për çështjen e detit

Publikuar më 18.09.2020
Përmes një konference për media presidenti Ilir Meta i është...

Përmes një konference për media presidenti Ilir Meta i është rikthyer sërish çështjes së detit, duke u shprehur se zbaton kushtetutën dhe nuk mban qëndrime të dyfishta. Kreu i shtetit thotë se nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Rama për informacionet në lidhje me çështjen e detit. “Është një çështje mjaft sensitive prej të paktën […]

Lexo më shumë

Rama vizitë dy ditore për lobim te CDU/CSU, nuk u takua me Merkel

Rama vizitë dy ditore për lobim te CDU/CSU, nuk u takua me Merkel

Publikuar më 18.09.2020
Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt...

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt, se do të marrë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në. Gjermania është një nga vendet dyshuese. Burime të Deutsche Welles bëjnë të ditur se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndodhet për një vizitë dyditore në Gjermani. Ai është takuar të enjten, 17.09.20 […]

Lexo më shumë

Lulzim Basha: PD reflektoi 7 vjet në opozitë, pse tani duhet ta besojnë shqiptarët

Lulzim Basha: PD reflektoi 7 vjet në opozitë, pse tani duhet ta besojnë shqiptarët

Publikuar më 17.09.2020
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se shqipta...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se shqiptarët duhet të besojnë te opozita edhe pse në radhët e saj janë politikanë karriere. Në studion e emisionit “Opinion” ai tha se opozita është e vendosur për të rikthyer taksën e sheshtë 9% për të gjitha të ardhurat ndërsa për biznesin e vogël nën 14 milionë […]

Lexo më shumë