Nesër publikohet lista e lojtarëve, ja programi i kombëtares për Andorrën dhe Francën

Kuqezinjtë e Rejës përgatiten të luajnë dy ndeshjet e fundit kualifikuese në grup, për “Euro 2020”.

Tanimë që shanset për kualifikim janë shuar vëmendja do të përqendrohet te përurimi i stadiumit të ri kombëtar.

Shqipëria do të sfidojë Andorrën dhe Francën, ku pritet të afrohen në skuadër lojtar të rinj. Lista zyrtare pritet të bëhet publike nesër nga trajneri Reja.

Në funksion të këtyre dy kundërshtarëve, përgatitjet do të nisin nga dita e nesërme, me publikimin e listës së lojtarëve të thirrur e që do të jenë në grumbullim e stërvitje nga e hëna, pastaj puna do të vijojë sipas programit të mëposhtëm, të hartuar e publikuar nga FSHF.

E dielë, 10 Nëntor
Konferencë për shtyp e trajnerit Reja për të shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet me Andorrën dhe Francën.

E hënë, 11 Nëntor
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në kompleksin Tropikal, ORA 12:30Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 15:00 (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 12 Nëntor
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 12:30. Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 15:00 (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 13 Nëntor
Konferencë për shtyp e trajnerit Reja së bashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Andorrën, ORA 12:30. Seanca zyrtare stërvitore, ORA 13:00 (Kompleksi Tropikal). (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 14 Nëntor
Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin H, Euro 2020; SHQIPËRI-ANDORRA, ora 20:45

E premte, 15 Nëntor
Seanca stërvitore në Tropikal , ORA 11:00. (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT). Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 13:30

E shtunë, 16 Nëntor
Konferencë për shtyp e trajnerit Reja sëbashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Francën në Arenë Kombëtare, ORA 16:00. Seanca zyrtare stërvitore, ORA 16:30

E dielë, 17 Nëntor
Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin H, Euro 2020; SHQIPËRI-FRANCË, ora 20:45

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet