Nëse çelen negociatat Ramës do t’i jap dekoratën “Urdhri i Skënderbeut”

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, Presidenti i Republikës Ilir Meta, në lidhje me çeljen e negociatave me BE, ka dhënë një “premtim” në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Kreu i shtetit dha fjalën para mediave se nëse më 18 tetor Shqipëria çel negociatat me Bashkimin Europian, do ti akordojë medaljen “Urdhri i Skënderbeut” kryeministrit Rama.

 “Që unë të bëhem xheloz për Edi Ramën këtë nuk e pranon as vetë Rama. Ju i dini kontributet e mia për Edin, edhe për situatën  aktuale mua më vjen keq sepse gjithmonë i kam thënë ore më dëgjo mua se kur më ke dëgjuar mua të ka dalë mirë kjo gjë. Madje dhe disa diplomatëve i kam thënë: Mos ma merrni në qafë  Edin ju. Se i krijoni idenë që e ka mirë Edi dhe pastaj Edi gabon dhe pastaj e pëson edhe Shqipëria jo vetëm Edi. Se ne kemi hallin edhe të Edit, jo vetëm të vendit që kuptohet është kryesori për mua.

Unë të jem xheloz?! Unë i jap dekoratë Edit në datë 18 tetor vetëm ai të marrë datën e çeljes së negociatave. Ai le të mos e pranojë. Siç u dha ai dekorata ambasadorëve që celi negociatat vjet parvjet. Unë do tja jap dekoratën ai le mos e pranojë. Madje do ti jap “Urdhrin e Skënderbeut”. Unë të jem xheloz pse do të çelen negociatat? Unë kam ikur nga kryeministër vetëm për të mos penguar marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Kryetari i partisë kur unë isha kryeministër donte të bëhej President, po ato votat i kishim cik problem për presidentit për punën e Dushkut.”, deklaroi me ironi kreu i shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet