Negociatat, vija e kuqe e Evropës për Ramën

Red Varaku

Europa i vuri vijën e kuqe z. Rama në Qershor dhe pritet që të mbajë të njëjtin qëndrim edhe në Tetor. Hapja e negociatave u refuzua qartësisht për të katërtën herë,  për arsye të cilat të gjithë i dimë, pavarësisht diarresë propagandistike të qeverisë dhe tellallëve të saj dhe naivëve, që akoma nuk e kuptojnë që kjo vizë do të rrijë si njollë turpi mbi ballin e zi të z. Rama deri në largimin e tij. Arsyeja që lexohej midis rreshtave ishte për shkak të përfshirjes së z. Rama në çështjen e ndarjes së Kosovës. Një projekt i frymëzuar dhe i mbështetur tërësisht nga Moska. Kryeministri Rama ishte kthyer në aktorin kryesor për ndarjen e saj. Ky qëndrim ishte në kundërshtim të hapur dhe të drejtpërdrejtë me interesat e Perëndimit në rajon dhe absolutisht perceptohej si qëndrim pro-rus, që me largimin e Bolton nga posti i këshilltarit në Shtëpinë e Bardhë , do të vijë duke u qartësuar. Arsye tjetër e rëndësishme ishte dhe pandëshkueshmëria e krimit të organizuar. Shqipëria , sipas DASH është kthyer në një bazë operacionale të krimit të organizuar, i cili ka kapur shtetin, drejtësinë, institucionet e larta si Kryeministrin , Parlamentin, SHISH etj. Ndërkohë dosjet e famshme 339 dhe 184, të cilat u publikuan nga Zëri i Amerikës dhe gazeta gjermane BILD mbeten akoma pa u gjykuar . Përgjime që vërtetonin pretendimet e Opozitës dhe legjitimonin dhe djegien e mandateve. Rekomandimet pozitive për hapjen e negociatave për të katërtën herë tregojnë vullnetin e mirë të BE, që Shqipëria të anëtarësohet në BE, por performanca e dobët e qeverisë, tregon që ajo jo vetëm nuk e do këtë anëtarësim, por po bën gjithçka që të mos i hapë negociatat deri në kërcënimin për destabilizim në 30 Qershor Në vend që të luftonte trafikun e drogës ai u kthye në kryeministrin që ideoi kanabizimin e vendit. Në vend që ta kthente vendin në parajsë për investorët e huaj, e ktheu në parajsë të krimit të organuzuar. Në vend që të forconte sistemin e drejtësisë, ai e shkatërroi atë, duke e lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Në vend që ta trajtonte Opozitën si thesarin më të çmuar të demokracisë, e sulmon atë në mënyrë barbare me qëllim shkatërrimin e saj. Në vend që ministrat e brendshëm të luftojnë grupet e strukturuara kriminale, akuzohet vetë ministri për krijim të grupit të strukturuar kriminal. Në vend që të hapte 300 000 vende pune, largoi 500 000 shqiptarë nga Shqipëria. Në vend që ta mbrojë opozitën si thesar dhe si zemra e demokracisë, ky kryeministër e sulmon atë në mënyrë të paprinciptë dhe zhvillon zgjedhje pa opozitën. Tashmë të gjitha këto kanë edhe vulën e raportit të OSBE/ODHIR. As që imagjinohet që një vend të pranohet në BE kur opozita është jashtë parlamentit, për shkak se e gjithë qeveria parakalon në përgjime duke vjedhur zgjedhjet e lira në bashkëpunim me krimin e organizuar. As në fantazitë më idiote  nuk mund të pranohet një vend në BE, kur krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në parlament dhe çdo institucion. Sado të fuqishëm qofshin miqtë e Ramës në Bruskel, askush nuk mundet të justifikojë këtë barbari kriminale. Sado para të kenë marrë nga Rama burokratët e korruptuar, askush nuk e ka mundësinë të fshehë kanabizimin, bashkëpunimin me krimin, masakrën elektorale, masakrën e miliardave në PPP, aferën Teatrit Kombëtar , 20 milionë euro për km katror tek Astiri, dhe miliardat që privatizuan Shqipërinë dhe krijuan këtë përbindësh . Është pikërisht ky standard, që e ka vulosur imazhin e Shqipërisë, si një kakistokraci , një parajsë të krimit, ku askush nuk ndëshkohet, por përkundrazi shpërblehet. Mbyllja e dyerve të Evropës është si varre në fytyrën plot makijazh të lirë të qeverisë dhe e ka nxjerrë zbuluar dështimin spektakolar të kësaj qeverie. Por, ajo që është më e rëndësishme është fakti se shqiptarët kanë filluar ta kuptojnë që njeriu që po i mban larg Evropës është vetë Rama. Ata e kanë kuptuar tashmë që Rama hyn tek ata udhëheqës , që as që duan t’ia dinë për interesin e popullit, por e drejtojnë timonin e vendit andej nga e kanë të sigurt pushtetin e tyre. Për këtë ai është shumë i shqetësuar, sepse maska e tij si udhëheqës pro-perëndimor po bie. Ai e ka të qartë se faktori kryesor për izolimin e Shqipërisë është vetë ai. Atij ia kanë thënë troç katër herë radhazi që BE do t’i hapë dyert Shqipërisë vetëm pasi ai të largohet. Por me ç’duket ai sërish nuk ka ndërmend të largohet dhe ka vendosur ta marrë zvarrë Shqipërinë në humnerën ku është nisur. Për këtë arsye ai po sulmon egër Opozitën si penguese të hapjes së negociatave , për të pasur gati alibinë për dështimin që po afron në Tetor. Ai është kthyer realisht në një monument të krimit dhe korrupsionit që qëndron midis shqiptarëve dhe Evropës. Është kthyer në hallin më të madh për shqiptarët. Vija e kuqe në Tetor është e sigurt! Është një vendim i zakonshëm politik që Evropianët e ndërmarrin kundër çdo lideri anti-perëndimor me prirje autokratike. Vetëm për shkak të tij dhe të askujt tjetër, Evropa është e detyruar të na i mbyllë dyert edhe kësaj here. Por Shqipëria nuk e ka luksin e një  aventure tjetër historike. Ajo duhet patjetër të integrohet në kontinentin, të cilit i përket. Ndaj largimi i tij me çdo kusht tashmë është bërë domosdoshmëri historike për shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet