Në takim me avokatin e popullit, banorët e Radhimës: IKTM ka ndërhyrë pa asnjë lajmërim

Banorët e Radhimës zhvilluan një takim me përfaqësues të avokatit të popullit, për shkak të aksionit të IKTM për prishjen e ndërtesave në jug të vendi.

Banorët kanë thënë para përfaqësuesve të avokatit të popullit se IKMT ka ndërhyrë në objektet e tyre pa asnjë lajmërim. Gjithashtu kanë akuzuar aksionet e IKMT-së si: mungesa e konsulencës publike dhe mos prezantimi me banorët e asnjë projekti për zbatim në zonë.

Sipas banorëve, ata ende nuk janë njohur me projektin që ju cënon pronat dhe bizneset, ndërsa dëgjesa publike sipas tyre ka qenë farsë.

Banorët kanë akuzuar për këtë situatë Agjensinë Shtetërore të kadastrës. Ndërsa përfaqësuesi i avokatit të popullit ka deklaruar se për këtë situatë do të hartohet një raport dhe do të merren të gjitha masat konfort ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet