
Kryeqyteti është “veshur” sot me ngjyrat e ylberit. Me moton “Ne jemi familje”, anëtarët e komunitetit LGBTQI sot po mbajnë “Paradën e krenarisë”. Vetëm disa minuta përpara se të niste marshimi aktivistja e njohur e të drejtave të anëtarëve të LGBTQI, Xheni Karaj përsëriti moton “Ne jemi familje”, ndërsa shtoi se komunitetin nuk e ndalon dot asnjë pushtet.
Gjatë marshimit aktivistët bënë një ndalesë në kryeministri. Pasi mbuluan shkallët e kryeministrisë me flamurin e LGBTQI, aktivistja Xheni Karaj i bëri thirrje Ramës të dilte në marshim. Sipas saj ai nuk e ka mbështetur mjaftueshëm këtë komunitet.
Me flamurin e LGBTQI në duar, e pranishme në “Paradën e Krenarisë” është edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Krah saj ndodhet edhe ambasadorja e Suedisë Elsa Håstad. I pranishëm gjatë paradës ishte edhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply