
Mësuesit dhe nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” në kryeqytet kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar festat e fundvitit.
Ata kanë përgatitur një video ndryshe,teksa shfaqen duke kërcyer nën ritmet e këngës ‘Jerusalema’.
Mësuesit e kësaj shkolle dhe po ashtu nxënësit, japin mesazhe të bukura për jetën dhe rëndësinë e ruajtjes së saj nga virusi COVID-19.
Po ashtu, ata tregojnë mirënjohje dhe respekt jo vetëm për mësuesit dhe nxënësit, por për çdo mjek, infermierët, mbrojtjen, rendin, punonjësit mbështetës, median e këdo që është në frontin e parë në situata emergjente në të cilën ndodhet vendi.
“Në emër të jetës e përpjekjeve në luftë me mikrobin e padukshëm “Gëzuar festat”! Jerusalema.!
Video mesazh realizuar plot përkushtim e pasion për të mbështetur, falënderuar e ringritur!”, shkruajnë ata në postimin e tyre zyrtar, shoqëruar me videon.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply