Ndryshime në Kodin Rrugor, qeveria nuk e ka me rrugët por me shoferët, fut “testin e idiotit”

Numri i lartë i aksidenteve në rrugët e vendit ka mbledhur sot në një tryezë Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Në analizën e kryer, pak ose aspak ka dalë në vëmendje fakti se vetë infrastruktura rrugore është ajo që sjell një pjesë të konsiderueshme të aksidenteve.

“Kemi shumë të vrarë në rrugët e vendit dhe ky numër duhet të ulet. Duhet të ulet dhe numri i aksidenteve dhe të plagosurit dhe dëmet material” është shprehur Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm, i cili arsyetoi se po bëhet hartimi i një pakete të plotë masash me të cilat synojnë të bëjnë ndërhyrje të rëndësishme të Kodit Rrugor. Ministri i Brendshëm propozon se ka ardhur koha dhe për të implementuar dhe testin e “idiotit” që aplikohet dhe në Gjermani.

“Vetëm për një javë janë hequr 371 leje drejtimi dhe ende persiston një lloj sjelljeje në rrugë e papranueshme. Bie në sy një sjellje agresive në rrugë. Kemi ende përdorues rruge që nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë. Ka ardhur koha të mendojmë për teste psikologjike për drejtuesit e mjetit që verifikojnë stabilitetin psikologjik të tyre. Në Gjermani quhet testi i ‘idiotit’”, tha ai. Gjithashtu propozohet që çdo drejtues të ketë kartelë të tij biografike.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet