Ndeshja e “yjeve” për të prekurit nga tërmeti, zbulohet shuma e mbledhur

Sindikata e futbollistëve profesionistë, e cila ishte edhe orgenizatorja e ndeshjes së ‘yjeve’ mes katër kombëtarëve në ‘Air Albania’ për të prekurit nga tërmeti, ka bërë sot të ditur shumën e mbledhur që do t’u vijë në ndihmë personave të prekur. Me anë të një statusi në rrjetet sociale atë bëjnë me dije se 6 mijë e 100 tifozët në mbrëmjen e së premtes kanë sjellë 5.591.775 leke te reja.

Në fund sindikata jep edhe një shpjegim për të gjithë polemikat e krijuara se pasoj e ish-futbollistëve që kanë veshur fanellën e kombëtares. Në shkrimin e saj lexohet: “Duke e ditur fort mirë se ndoshta mungesa e përvojës na ka bërë të mos jemi brilantë në këtë organizim të parë, premtojmë që do jemi gjithnjë e më të kujdesshëm për të mos prodhuar polemika e diskutime, por njëherazi kërkojmë nga të gjithë ju me shumë mirëkuptim duke pasur parasysh që në fund të fundit ishim aty për të dhënë dhe ne kontributin tonë, për një pjesë të popullit që ende vuan dhe lëngon nga dhimbja, që shkaktoi ajo fatkeqësi natyre.”

Statusi i plotë i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë

Sindikata e futbollisteve profesioniste Shqiptare informon me shume kenaqesi se ka perfunduar procesi I arketimit te te ardhurave nga shitja e biletave per turneun miqesor qe zhvilluam kete janar ne kuader te mledhjes se fondeve per bamiresi me qellim ndihmen e komunitetit te prekur nga termeti I rende qe ra na vendin tone ne nentor. Shuma totale e perftuar nga ata qe ishin ate dite te pranishem ne stadium eshte 5.591.775 leke te reja.

Duke dashur te falenderojme edhe njehere ate pjese e publikut qe e ndjeu dhe qendroi ate dite neper shkalle, nje falenderim I ngrohte I shkon te gjithe sindikatave homologe qe erdhen e morren pjese, ashtu sikunder duhet te pershendesim te gjithe ish lotjaret e Kombetares qe kontribuan ne kete event me shpenzimet e tyre dhe padiskutim Federaten Shqiptare te Futbollit qe mundesoi impiantin per te ofruar nje mbremje sa me komode.

Sindikata e Futbollisteve kerkon te informoje te gjihe opinionin publik qe transparenca ne lidhje me fondet do jete nje detyrim kryesor I yni dhe ne ditet ne vijim do informojme zyrtarisht se ne cilen zone dhe konkretisht ne cilat ndertesa do ndimojme me rindertim apo rikonstruksione te ndryshme.

Duke e ditur fort mire se ndoshta mungesa e pervojes na ka bere te mos jemi brilane ne kete organizim te pare, pemtojme qe do jemi gjithnje e me te kujdesshem per te mos prodhuar polemika e diskutime, por njeherazi kerkojme nga te gjithe ju me shume mirekuptim duke pasur parasysh qe ne fund te fundit ishim aty per te dhene dhe ne kontributin tone per nje pjese te popullit qe ende vuan dhe lengon nga dhimbja, qe shkaktoi ajo fatkeqesi natyre.
Zoti na bekofte!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet