×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nderimet e fundit për ish-senatorin Bob Dole, kush është shqiptari që qëndroi afër Presidentit Biden

Dje janë bërë nderimet e fundit për mikun e madh të Kosovës, ish- senatorin Bob Dole, i cili vdiq të hënën. Në ceremoninë e nderimit bashkë me Presidentin e ShBA-së, Joe Biden, Zonjën e Parë, Jill Biden, ka marrë pjesë edhe biznesmeni shqiptar, Jim Xhema. Xhemail (Jim) Xhema është një veprimtar dhe biznesmen i dalluar shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Xhema ishte takuar për herë të parë me Dole në vitin 1987, kur Dole ishte udhëheqës i Senatit. Ai kishte deklaruar se Dole ishte ndër liderët e parë politikë amerikanë që tërhoqi vëmendjen për atë që po ndodhte në Kosovë. Xhema kishte shkruar edhe një letër mirënjohje për senatorin, me rastin e ditëlindjes së tij të 98-të.

Jim Xhema (i pari, majtas) me ish-senatorin Bob Dole dhe ish-presidentin Bill Clinton

“Në ditëlindjen e 98-të të senatorit Dole – 22 korrik 2021 – kujtojmë dhe vlerësojmë lartë përpjekjet e tij kritike për të parandaluar agresionin serb, duke i dhënë drejtim ndërtimit të paqes dhe pavarësisë për Kosovën si një shtet sovran. Janë tri veprime konkrete të cilat e bëjnë të veçantë kontributin e tij për 30 vjet, sa ka shërbyer si Senator i SHBA-ve dhe Drejtues i Shumicës”, thuhet në letrën e tij.

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, i cili vdiq në moshën 98-vjeçare, një pjesë të karrierës së tij ia kushtoi Kosovës dhe rrugës së saj drejt pavarësisë. Ish-senatori amerikan, Bob Dole, veteran i Luftës së Dytë Botërore, vdiq më 5 dhjetor, në moshën 98-vjeçare. I plagosur rëndë në luftë, Dole arriti të bëhej një nga personalitetet më të njohura të politikës amerikane. Ai shërbeu 36 vjet në Kongres. Ishte udhëheqës i Senatit dhe kandidat i Partisë Republikane për president. Dole u angazhua aktivisht në çështjen e Kosovës dhe në procesin që çoi çlirimin dhe pavarësinë e saj.

Në gusht të vitit 1990, bashkë me gjashtë senator të tjerë, ai udhëtoi në Kosovë për të takuar përfaqësuesit e atëhershëm të shqiptarëve. Kosova ishte nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit, me autonomi të suprimuar dhe nën gjendje të jashtëzakonshme, të vënë nga autoritetet në Beograd. Vizita e delegacionit amerikan ishte e para e tillë në Kosovë. Mijëra shqiptarë, që kundërshtonin sundimin e Serbisë, u mblodhën jashtë hotelit ku do të qëndronin senatorët në Prishtinë, duke thirrur: “Liri”. Protesta u shtyp nga njësitë e policisë me gaz lotsjellës dhe topa uji.

Mesazhi i senatorit Dole ishte i qartë: Ne besojmë fuqishëm në demokraci, besojmë në liritë individuale dhe kundërshtojmë shkeljet e të drejtave të njeriut. Në shtator të vitit 1998, Dole u kthye në Kosovë me një mission fakt-mbledhës, kohë kjo kur represioni i regjimit serb kundër shqiptarëve tashmë ishte intensifikuar. “Edhe pse kemi parë disa raporte në television, është më keq seç kam pritur. Është e vështirë të besohet se njeriu mund t’ia bëjë këtë njeriut. Por, kjo ka ndodhur dhe duhet të marrë fund”, kishte deklaruar Dole.

Pas kthimit në Washington, Dole i bëri thirrje administratës së presidentit Bill Clinton që të veprojë, duke thënë se Serbia “është e angazhuar në sulme të mëdha dhe sistematike kundër popullit dhe territorit të Kosovës. Në një artikull për gazetën Ëashington Post, më 14 shtator, 1998, Dole shkroi: Zyrtarët amerikanë janë zotuar se nuk do të lejojnë që krimet kundër njerëzimit, që kemi parë në Bosnjë, të përsëriten në Kosovë. Nga sa kam parë unë, krime të tilla tashmë po ndodhin”. Në shkurt të vitit 1999, Dole bëri të ditur se ishte angazhuar nga administrata e presidentit Clinton për të ndihmuar në negocimin e një zgjidhjeje paqësore për Kosovën. “Më është kërkuar të ndihmoj. Mendoj se jam mik i shqiptarëve, mendoj se ata më besojnë dhe jam përpjekur të siguroj që Kongresi do t’i mbështesë përpjekjet e tyre… “, kishte deklaruar Dole. Përpjekjet diplomatike, megjithatë, dështuan. Serbia refuzoi të nënshkruante një marrëveshje të negociuar në Rambuje të Francës, për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Më 24 mars të vitit 1999, NATO’ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe. Sulmet ajrore, që zgjatën 78 ditë, i dhanë fund luftës gati dyvjeçare në Kosovë. Më pak se një muaj më vonë, Dole vizitoi Kosovën, e cila nga lufta kishte dalë më mbi 10 mijë veta të vrarë, mbi 800 mijë të zhvendosur dhe mbi 5 mijë të zhdukur.

“Kam ardhur këtu për gati dhjetë vjet, kështu që i njoh mjaft mirë problemet dhe i njoh kosovarët. Ata janë njerëz të mirë dhe shumë të lumtur që kanë pak liri. Do të bëhet më mirë”, kishte thënë Dole. Më 30 gusht të vitit 2020, në një rrugë me emrin e ish-senatorit Bob Dole në Prishtinë u ngrit edhe busti i tij. Në atë ditë, që shënonte edhe 30-vjetorin e vizitës së tij të parë në Kosovë, Dole shkroi në Twitter: “Tridhjetë vjet më parë, unë dhe kolegët e mi kemi udhëtuar për herë të parë në Prishtinë. Askush nga ne nuk mund ta dinte se ky do të ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës”. Postimin e fundit për Kosovën-shtet i pavarur qysh në vitin 2008- Dole e bëri pesë ditë para se të vdiste, teksa paralajmëroi një program të Institutit Dole për historinë e Kosovës. “Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e Bekoftë Kosovën”, shkroi ai. Dole ishte “një burrështetas si pak të tjerë në historinë tonë”, tha presidenti amerikan, Joe Biden. Dole vdiq dhjetë muaj pasi bëri të ditur se ishte diagnostifikuar me kancer në mushkëri./Gazeta Express

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Makina përplaset me murin e shtëpisë, plagoset shoferi dhe pasagjeri në Vlorë

Makina përplaset me murin e shtëpisë, plagoset shoferi dhe pasagjeri në Vlorë

Publikuar më 28.01.2022
Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Risil...

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Risili të Vlorës. Bëhet me dije nëpërmjet njoftimit zyrtar se një mjet tip ‘Toyota’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Nga ana tjetër njoftohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi dhe pasagjeri, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për […]

Lexo më shumë

Tjetër fitore e Putin/ Shefat e industrisë gjermane do të takohen me liderin rus para muajit mars

Tjetër fitore e Putin/ Shefat e industrisë gjermane do të takohen me liderin rus para muajit mars

Publikuar më 28.01.2022
Shefat e industrisë gjermane po planifikojnë të takojnë pres...

Shefat e industrisë gjermane po planifikojnë të takojnë presidentin rus Vladimir Putin këtë vit, pavarësisht nga vendosjet ushtarake e Moskës në kufirin ukrainas. “Ne organizojmë tradicionalisht një takim vjetor biznesi me Presidentin Putin dhe ministra të rëndësishëm për ekonominë për të adresuar çështjet aktuale në marrëdhëniet ekonomike”, tha Komiteti Gjerman për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës […]

Lexo më shumë

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, bëhen publikë 6 kandidatët për zgjedhjet e pjesshme, ‘mungon’ Lushnja

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, bëhen publikë 6 kandidatët për zgjedhjet e pjesshme, ‘mungon’ Lushnja

Publikuar më 28.01.2022
Janë bërë të ditur mbrëmjen e sotme 5 nga 6 emrat e kandidat...

Janë bërë të ditur mbrëmjen e sotme 5 nga 6 emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në logon e Partisë Socialiste. Menjëherë pas mbledhjes së kryesisë në Selinë Rozë, drejtuesit politikë të qarqeve ku do zhvillohen zgjedhjet në 6 bashki, kanë dalë dhe kanë bërë publikë […]

Lexo më shumë

Shkatërrohen 2 grupe kriminale shqiptare në Itali, sekuestrohen 2 milionë euro pasuri

Shkatërrohen 2 grupe kriminale shqiptare në Itali, sekuestrohen 2 milionë euro pasuri

Publikuar më 28.01.2022
Shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare në Itali! Mediat i...

Shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare në Itali! Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar pasuri me vlerë deri në 2 mln euro që përfshijnë makina, pasuri të paluajtshme dhe para të thata. Pasuritë i përkasin dy grupeve kriminale me origjinë shqiptare që trafikon drogë në territorin e Venetos. Hetimi përfshiu 33 persona […]

Lexo më shumë

‘Çmontohet’ organizata kriminale në Spanjë, drejtohej nga shqiptari: Dëm prej 253 mijë eurosh

‘Çmontohet’ organizata kriminale në Spanjë, drejtohej nga shqiptari: Dëm prej 253 mijë eurosh

Publikuar më 28.01.2022
Garda Civile e Tarragonës, në bashkëpunim me policinë france...

Garda Civile e Tarragonës, në bashkëpunim me policinë franceze dhe policinë lokale, ka çmontuar një organizatë kriminale me bazë në provincën e Tarragona, me degë në Tarragona, Cambrils, Calafell, El Vendrell, Flix dhe La Bisbal del Penedés. Organizata u zbulua nga agjentët e hetimit në mesin e vitit të kaluar 2021, por për shkak të […]

Lexo më shumë

Tërhiqet nga gara për zgjedhjet lokale kandidati i Komisionit të Rithemelimit për bashkinë Shkodër (Mesazhi)

Tërhiqet nga gara për zgjedhjet lokale kandidati i Komisionit të Rithemelimit për bashkinë Shkodër (Mesazhi)

Publikuar më 28.01.2022
Sot me anë të një deklarate është tërhequr nga gara për zgje...

Sot me anë të një deklarate është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale kandidati pë Bashkinë e Shkodrës, Ardit Qylybyli. Reagimi nga Ardit Qylybyli: “Te nderuar demokrate, qytetare te Shkodres! Une jam propozuar nga strukturat si kandidat per kryetar te Bashkise se Shkodres ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit. Jam shume i nderuar […]

Lexo më shumë

Lezhë/ Motori përplaset me makinën, drejtuesi i motomjetit përfundon në spital

Lezhë/ Motori përplaset me makinën, drejtuesi i motomjetit përfundon në spital

Publikuar më 28.01.2022
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pa...

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë. Mësohet se një motor është përplasur me një fuoristradë dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shtraus” në Lezhë. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, […]

Lexo më shumë

1615 raste të reja Covid-19 dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

1615 raste të reja Covid-19 dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

Publikuar më 28.01.2022
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5621 testime, 1615 qyteta...

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5621 testime, 1615 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 2564 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose […]

Lexo më shumë