×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

NATO dhe vlerat demokratike në Europë

Frank Shkreli

Të ënjtën që kaloi, Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, njëkohësisht edhe Komandant i Komandës së Shteteve të Bashkuara në Evropë, Gjenerali Tod Wolters zhvilloi një konferencë shtypi me gazetarët në kryeqendrën e NATOs.  Para se t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, Gjenerali amerikan, përdori rastin të bënte disa komente mbi një numër çështjesh që kanë të bëjnë me forcat aleate në Evropë, përfshirë mbrojtjen dhe shkurajimin e ndonjë sulmi të mundshëm në kontinentin evropian.  Normalisht, nuk pritet që një ushtarak i rangut të lartë si Gjenerali Wolters të flasë për promovimin e sistemit demokratik, pasi përgjegjësia e tij kryesore është në fushën e mbrojtjes, por, ai u tha gazetarëve se gjëja që e intereson atë më së shumti, sipas tij, është “promovimi i vazhdueshëm i sistemit të vlerave tona demokratike në Evropë”.  “Mund t’u duket pakëz si e çuditshme”, shtoi ai, “por çdo sekondë të ditës, vërej njerëz të cilët po përpiqen të veprojnë në një mënyrë duke u munduar që të na e bëjnë të pamundur të promovojnë sistemin tonë të vlerave të mëdha demokratike.

Gjenerali Wolters u tha gazetarëve se kjo është një çështje në të cilën ai është i përqendruar në kryerjen e të gjitha detyrave dhe përgjegjësive që ka si Komandant i Forcave të Shteteve të Bashkuara në Evropë dhe si Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën.   Këto prioritete janë të natyrshme, theksoi ai, si Komandant i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara në Evropë, por që përputhen shumë mirë edhe me detyrat dhe përgjegjësitë e dyfishta edhe si Komandanti Suprem i Forcave Aleate në kontinentin evropian.

Nga pikëpamja e Shteteve të Bashkuara, vazhdoi ai, prioriteti kryesor është që të bëjmë çdo gjë të mundur në mbështetje të NATO-s, ndërkohë që mbështesim Aleancën tonë — si përparësia e jonë numër një — nënvizoi gjenerali amerikan Tod Wolters, ndërkohë që “ne promovojmë, njëkohësisht, edhe sistemin e vlerave tona demokratike” në Evropë. “Nga kjo pikëpamje, përparësia numër dy e jona është që të kundërshtojmë ndikimin e dëmshëm të Rusisë.  Dhe kur flitet për ndikimin e dëmshëm rus, duhet të kemi parsyshë sistemin e vlerave tona demokratike që ne promovojmë.”  Gjenerali Wolters tha se ai ndjekë me kujdes veprimet ruse në Evropë.   Është me rëndësi, u tha gjenerali amerikan gazetarëve, “që unë të jem i përqendruar mbi ndikimet e dëmshme ruse, të cilat përbëjnë rrezik ndaj përpjekjeve tona për të ruajtur sistemin tonë të vlerave demokratike, në 29-vendet anëtare që përfaqësojnë NATO-n.” Dhe si përparësi të tretë me rëndësi, Gjenerali Wolters, përmendi marrëdhëniet dhe angazhimet e Aleancës së Atlantikut të Veriut, që sipas tij, do të thotë se, “Ne bëjmë çdo gjë të mundur për të siguruar dhe  përforcuar gatishmërinë e forcave tona të armatosura, ashtuqë ato të jenë të afta t’i përgjigjen me forcën më të madhe të mundur çdo rreziku dhe kërcënimi ndaj promovimit të vlerave demokratike, të cilat janë aq të rëndësishme jo vetëm për NATO-n, por sigurisht tepër të rëndësishme edhe për Shtetet e Bashkuara”, u tha gazetarëve, Komandanti i Forcave Aleate në Evropë, Gjenerali Tod Wolters.

Si një prej veprimtarive të rëndësishme, nga pikëpamja e NATO-s dhe e Shteteve të Bashkuara — të ndërmarra kohët e fundit nga Aleanca e Atlantikut Verior — gjenerali Wolters përmendi miratimin e strategjisë ushtarake – “si një mjet për të forcuar mëtej sistemin tonë të vlerave demokratike”.   Kjo strategji, u tha ai gazetarëve javën që kaloi, përcakton dy kërcënime bazë ndaj vlerave tona demokratike: një është Rusia dhe dy: terrorizmi ndërkombëtar.  Strategjia e re e NATO-s, nenvijoi gjenerali Wolters, “përcakton objektivat dhe mënyrat për realizimin e atyre objektivave, si dhe mjetet që duhen përdorur me qëllim që të jemi më produktiv dhe më të përgatitur për promovimin e këtyre vlerave demokratike në kontinentin evropian”.

Komandanti Suprem i Forcave të NATO-s në Evropë e mbylli fjalën e tij në konferencën për shtyp — para se të pranonte pyetjet nga gazetarët—duke thënë se promovimi i vlerave demokratike si dhe mbrojtja e zonës Euro-Atlantike është jo vetëm përgjegjësia kryesore e Aleancës së NATO-s si entitet, por edhe e secilit prej 29-vendeve anëtare të Aleancës Ushtarake Perëndimore. Komandanti Suprem i Forcave të NATO-s në Evropë dhe Komandant i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Gjenerali Tod Wolters ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri në fillim të këtij viti.  Me atë rast, ai ka njoftuar se Aleanca NATO kishte vendosur që të modernizoi bazën ajrore në Kuçovë, sipas standardeve të NATO-s.  Ky hap është cilësuar nga ekspertët si një avancim i pranisë ushtarake të Aleancës Perëndimore në Ballkanin Perëndimor, ku Rusia po përpiqet, për disa vite tani, të shtrijë ndikimin e saj në atë pjesë të Evropës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Shpresoj që prania e NATO-s në Shqipëri, me bazën e saj ajrore në Kuçovë, të mos jetë vetëm një prani ushtarake – megjithëse e mirëpritur edhe si e tillë — për të kundërshtuar përpjekjet e Rusisë, të Kinës dhe Iranit për ndikim në atë rajon dhe në vend – por siç tha javën që kaloi, edhe gjenerali amerikan, Krye-Komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Tod Wolters – baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë, të jetë gjithashtu edhe një qëndër për të promovuar, njëkohësisht, edhe vlerat tona të përbashkëta demokratike perëndimore në Shqipëri, në Kosovë dhe në rajonin ballkanik në përgjithësi.  Është kot të mburremi se jemi anëtar i NATO-s, nëqoftse nuk sillemi si një vend i tillë.  Nuk mjafton pra të jesh anëtar i NATO-s nëqoftse nuk zbaton rregullat e sistemit demokratik dhe nuk mbron vlerat demokratike brenda vendit. Me rastin e vizitës së Gjeneralit Wolters në Tiranë, Janarin që kaloi, Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka është shprehur se, “10-vjetë pas antarësimit të Shqipërisë në NATO, Shqipëria sot është një vend anëtar i vlefshëm, por edhe i sigurt, ku Aleanca ka vendosur të investojë potencialin e saj.”  Në rregull, por , përball krizave politike të një pas njëshme të viteve të fundit në Shqipëri, a mund të thuhet se Shqipëria është vërtetë një vend demokratik dhe nëse ky vend, si anëtar i Aleancës më të fuqishme ushtarake të vendeve demokratike perëndimore, që ka njohur ndonjëherë bota –ndanë me të vërtetë vlerat demokratike me Aleancën në të cilën bën pjesë dhe për të cilat Gjenerali amerikan Tod Wolters u shpreh se kërcënimet aktuale ndaj këtyre vlerave demokratike, bëjnë që të mos e zejë gjumi i natës. Mbështetja dhe zbatimi institucional i sistemit, rregullave demokratike dhe i vlerave demokratike perëndimore në një vend anëtar të NATO-s siç është Shqipëria, është jo vetëm mbrojta më e mirë për sigurinë e vendit por është edhe në interesin madhor afat-shkurtër dhe afat gjatë të Kombit Shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Publikuar më 06.07.2020
Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të...

Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të kompozimit dhe të muzikës që ka njohur shekulli që lamë pas, kompozitori italian me famë botërore, Ennio Morricone. Pas ndarjes së tij nga jeta,familjarët e tij publikuan letrën e lamtumirës të shkruar nga vetë ai përpara vdekjes. Letra e tij e fundit e […]

Lexo më shumë

Publikohet harta/ Si ishte Arbëria në kohën e Skënderbeut

Publikohet harta/ Si ishte Arbëria në kohën e Skënderbeut

Publikuar më 02.07.2020
Arkitekti Artan Shkreli ka publikuar së fundmi një hartë që ...

Arkitekti Artan Shkreli ka publikuar së fundmi një hartë që paraqet territoret e Arbërisë në vitin 1452, kohë kur në trojet shqiptare qeveriste Skënderbeu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shkreli komenton se harta është ne kulmin e rezistencës shqiptare ndaj osmanëve, nga Gjiri i Kotorrit ne Gjirin e Lepantos, dhe zemrën e saj me […]

Lexo më shumë

“TI KE MOTRA, NUK JE VETËM!”, shoqes që e përdhunuan

“TI KE MOTRA, NUK JE VETËM!”, shoqes që e përdhunuan

Publikuar më 03.06.2020
Nga: Vasilika Laçi Ti nuk je fajtore! Përdhunimi nuk është f...

Nga: Vasilika Laçi Ti nuk je fajtore! Përdhunimi nuk është faji yt! Nuk ka rëndësi se ç’kishe veshur, sa ishte ora, ku ndodheshe, nëse ishe në gjendje të kthjellët apo jo. Ti nuk je fajtore! Fajtor është përdhunuesi! Fajtor është shteti, i cili është i paaftë që të mbrojë dhe garantojë jetën e sigurinë tonë. […]

Lexo më shumë

Ruani dinjitetin o burra, mos u koritni tani në pleqëri!

Ruani dinjitetin o burra, mos u koritni tani në pleqëri!

Publikuar më 18.05.2020
Letër e hapur e studiuesit të Shkencave të Administrimit, Ro...

Letër e hapur e studiuesit të Shkencave të Administrimit, Roland Bejko, drejtuar artistit Viktor Zhusti Përshëndetje Viktor, uroj të jesh mirë. Të jesh pro a kundër prishjes së teatrit është e drejta jote sigurisht. Po një gjë nuk kuptova unë, si ka mundësi që ti të firmosësh symbyllurazi një peticion të bërë kushedi në ç’zyrë […]

Lexo më shumë

Marsi, ditët na i mbarsi (letër nga ngujimi)

Marsi, ditët na i mbarsi (letër nga ngujimi)

Publikuar më 14.03.2020
Flutura Açka Letër nga ngujimi një mikes së panjohur E dashu...

Flutura Açka Letër nga ngujimi një mikes së panjohur E dashur mike, Prej ditësh ti, sikurse unë dhe të gjithë ne, je e ngujuar në shtëpi bashkë me të tutë. Po, drejt e thashë, je e ngujuar, jo e karantinuar. Kjo e fundit nuk është fjalë jona, por një term modernësh politikë, nga fjalori i […]

Lexo më shumë

Kosova mbarë vrapon drejt Shqipërisë!

Kosova mbarë vrapon drejt Shqipërisë!

Publikuar më 29.11.2019
Dashamir Uruçi Mbrëmë shumë vonë jam kthyer nga Prishtina në...

Dashamir Uruçi Mbrëmë shumë vonë jam kthyer nga Prishtina në Tiranë. Takova gjithandej shumë njerëz e të gjithë një shqetësim kishin: gjendjen në Shqipëri pas tërmetit të rëndë të 26 Nëntorit. Të gjithë flisnin të shqetësuar e të gjithë ishin të gatshëm të ndihmonin me të gjitha mënyrat. Pranë hotelit ‘Grand’ takova qytetarë nga shumë […]

Lexo më shumë

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Publikuar më 27.11.2019
Mentor Kikia Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë ...

Mentor Kikia Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë humbur të afërmit nga shembja e shtëpive në Durrës dhe zona të tjera. Sot, lutjet tona janë për ata që janë ende nën rrënoja, që të dalin gjallë prej tyre. Sot, krenaria jonë është për ata njerëz, pa dallim, ushtarakë e civilë, që, […]

Lexo më shumë

Dokumenti, biseda e Isa Boletinit me sulltan Hamitin

Dokumenti, biseda e Isa Boletinit me sulltan Hamitin

Publikuar më 26.11.2019
Fatjon Merturi Ky shkrim në vijim, i 15 prillit 1903, botuar...

Fatjon Merturi Ky shkrim në vijim, i 15 prillit 1903, botuar në gjuhën frënge nga gazeta armene, «Pro Armenia», ilustron bisedën mes patriotit shqiptar, Isa Boletini, dhe sulltanit osman Abdul Hamid. Ky shkëmbim është marrë asokohe në gazetën shqiptare, «L’Albanie», me vendodhje në Gjenevë (Zvicër). Kjo e fundit e ka siguruar atë nëpërmjet korrespondentit të […]

Lexo më shumë