Muriqi në formë të jashtëzakonshme, e nis pjesën e parë me dy gola (VIDEO)

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin turk.

Bomberi i Dardanëve ka shënuar dy gola për Fenerbaçen në ndeshjen që po luhet sot në mbrëmje ndaj Kasimpas-s.

Të dy golat e Muriqit janë shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 6′ dhe 44′ të ndeshjes.

Ndërkohë që për miqtë barazoi përkohësisht shifrat Khalili 37′.

Ky është goli i shtatë për Muriqin në 11 ndeshje me Fenerbahçen në Superligën turke.

Nëse vazhdon me këtë ritëm e ardhshmja e gjigantit të sulmit të Kosovës duket se do të jetë larg Superligës turke. Kujtojmë që ai kërkohet nga ekipe të mëdha, mes të cilave edhe klube të Premier Ligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet