Mori leje për të dalë nga burgu, i dënuari nuk kthehet më

Një 29-vjeçar, i burgosur në burgun e Rrogozhinën, ka marrë leje për disa ditë por e ka shkelur atë duke mos u kthyer pas përfundimit të saj.

Mësohet se të dënuarit me 6 vite i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj për të bërë.

29-vjeçari, Fatjon Bushgjokaj ishte dënuar për 7 vjedhje dhe dhunë në familje.

Ndërsa raportohet se Bushgjokaj është shpallur në kërkim, menjëherë pasi u kuptua se ai nuk u kthye më në ambientet e burgut të Rrogozhinës, duke u arratisur.

Më poshtë do të gjeni rastet për të cilat u dënua Bushgjokaj:

Më datë 23.03.2017, në Kodër Mëzes, kanë vjedhur shtetasen R. M., të cilës i kanë marrë një telefon të markës “Alfa 5”

Më datë 23.03.2017, në rrugën “Kasem Shima”, kanë vjedhur shtetasin E. A., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Samsung S3” dhe një xhp lëkure

Më datë 28.03.2017, në “Fushë Mëzes”, kanë vjedhur shtetasin I. T., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6 S plus”

Më datë 29.03.2017, tek rrethrrotullimi “Vorës”, kanë vjedhur shtetasin Xh. L., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 4S” dhe 4 mijë Lekë të reja

Më datë 31.03.2017, pranë ish “C. Italia”, kanë vjedhur shtetasin O. H., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Doogee” dhe 12 mijë Lekë të reja

Më datë 01.04.2017, në rrugën dytësore të autostradës Durrës–Tiranë, kanë vjedhur shtetasin R. Ç., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 6 S plus”

Më datë 01.04.2017, në rrugën “Sokrat Mio”, kanë vjedhur shtetasin S. M., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6”, një varse, një orë dore, 15 mijë Lekë të reja dhe xhupin

Në cilësinë e provës materiale, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 7 telefona të markave të ndryshme si, iPhone, Doogee, Samsung, Nokia

– Dy xhupa Lekurë

– Një varëse floriri.

– Një automjet i tipit “Fiat”, i marrë me qira

– Katër kuleta të llojeve të ndryshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet