×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mjeku i njohur Isuf Kalo: Masat e duhura për të bllokuar ose minimizuar përhapjen e koronavirusit

Nga Prof Dr Isuf Kalo

Coronavirusi po vret edhe tek ne ..Masat e duhura për të bllokuar ose minimizuar përhapjen e tij janë thënë dhe përsëritur me ngulm nga qeveria, ministria e shëndetësisë, specialistet infeksionit, dhe mediat Ato duhen konsideruar imperative dhe jetësore

Shpresat e kalimit të Covid-19 në forma të lehta sidomos në moshat e reja dhe tek qytetare pa sëmundje konike nuk duhet të na gënjejnë . Mundësit e përfundimit fatal të sëmundjes janë tek cilido. Është ngushëllues fakti që gjashtë të sëmurë rëndë nga coronavirusi të shtruar në spitalin tonë infektiv mundën të shërohen. Kjo fal kujdesit me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë të personelit mjekësor. Mirë po ndërkohë pesë të tjerë prej tyre humbën jetën më gjithë përpjekjet dhe kujdesin e shkëlqyer intensiv spitalor

Mesazhi është i qartë: Secili prej nesh që të jetë i sigurt për jetën duhet t’i shpëtoj prekjes nga virusi. Nuk ka tjetër mënyrë dhe as tjetër siguri.

Ndërkohë zhvillimet e pandemisë kanë evidentuar se humbjet e jetëve njerëzore, që ai shkakton janë shumë më të shpeshta tek personat e moshuar që vuajnë njëkohësisht nga sëmundje kronike shoqëruese si dobësi e zemrës, hipertension arterial, diabet, obezitet, sëmundjet kronike të mushkërive, ast’hma bronkiale, sëmundjet kronike të veshkave, sëmundjet autoimune , depresioni mendor etj.

Si shkak për këtë besohet imuniteti paraprakisht i dëmtuar i tyre, nga ato sëmundje prej mjekimit jo korrekt, dhe stilit jo të shëndetshëm të jetës, çka dobësojnë reagimin e organizmit ndaj virusit.

Ndërkohë në kushtet e vetizolimit në shtëpi situata shëndetësore e pacienteve të tillë mund që bëhet akoma më vulnerabel. Stresi, mbyllja brenda, pa aktivit fizik, vështirësitë e respektimit të dietës, ndjenja e vetmisë e braktisjes prej ndërprerjes së vizitave dhe komunikimit me mjekët që deri atëherë i kanë ndjekur apo edhe pamundësia e kontaktit me njerëzit e dashur të afërm të tyre mund që shprehen me keqësimin e parametrave të gjendjes shëndetësore si rritje e shifrave të tensionit arterial, rritje e glicemisë, prishje e humorit, e gjumit ,shtimi duhan pirjes , pasiguri çrregullime të oreksit, , vështirësi për respektimin e higjienës trupore etj .

Vetvetiu pacientëv të tille u lindin pyetje lidhur me mënyrën e zbatimit të mjekimit, adaptimin e tij në rrethanat e reja. Për fat të keq ata përgjithësisht nuk janë edukuar dhe aftësuar për të vetmenanxhuar sëmundjen e tyre kronike në kushtet e shtëpisë. Kultura shëndetësore qytetarëve tanë është e ulët .Faji nuk është aq i tyre sesa i vet sistemit shëndetësor që tradicionalisht e ka anashkaluar këtë nevojë Tani pacientëve të ngujuar u duhet një një mendje që t’i udhëzoj . Vetëm pak prej tyre kanë kompjuter dhe akses në internet për udhëzime online

Vet sistemet shëndetësore përgjithësisht nuk e kanë patur prioritet kujdesin ndaj të sëmurëve në shtëpi. Tempulli i lavdisë e krenarisë së tyre kanë qenë e janë spitalet dhe qendrat shëndetësore ambulatore të pajisur me profesionistë me barna të kohës dhe teknologji moderne. Kjo është e justifikueshme për përballje e tyre me sëmundjet akute dhe urgjente të cilat nuk mund të mjekohen e të shërohen ambulatorisht . Por jo për sëmundjet kronike ,të cilat nuk shërohen dot plotësisht. në spital . Ato pacientet edhe pas daljes nga spitalet i marrin në shtëpi me vete gjatë gjithë jetës së tyre të pashëruara përfundimisht.

Në fakt “Home care” dhe“ Self care“ janë pista potenciale të cilat po të shfrytëzohen seriozisht në mënyrë të mirë organizuar , munden ta lehtësojnë ndjeshëm barrën e spitaleve dhe të personelit mjekësore me anë të kontributit të vet qytetarëve të sëmurë dhe të familjareve të tyre.

Shtëpia, veç të tjerash është padyshim edhe qendër gjigande shëndetësore me potenciale të mëdha burimesh njerëzore. Në jetën e përditshme në të kryen një numër pafund procedurash në dobi të ruajtjes e të mirëmbajtjes së shëndetit personal të qytetareve ashtu dhe në ndihmë të pjesëtarëve të sëmurë të familjes. Me goditjen që pësuan sistemet shëndetësor e nga Covid -19 po rrezikojnë kudo të bien në kolaps prej pamjaftueshmërisë të stafit profesional dhe të ambienteve spitalore .Asnjëherë sa tani nuk e kanë ndjerë nevojën që të ndihmohen në partnership nga qytetarët. Strukturimi dhe fuqizimi i vetëmjekimit i pacientëve me sëmundje kronike në shtëpi është një opsion për tu konsideruar me përparësi

Shembulli se si tek ne një numër i pacientëve me diabet e vetë menanxhojnë, monitorojnë dhe e vetadaptojnë me sukses sëmundjen në kushtet e shtëpisë vlen per tu shtrirë në mënyrë të strukturuar si pjesë integrale e sistemit edhe ndaj të sëmurëve të tjerë kronike .

Në rrethanat e pandemisë së Covid-19 është rasti që ky potencial të shfrytëzohet ndaj sëmurëve kronike, të moshuar dhe të vetizoluar me shpresë që t’i ndihmoj sado pak ata që do prekën nga virusi ta përballojnë sëmundjen më lehtë, dhe me minimum letalitet

Ministra e shëndetësisë disponon tashmë një material me udhëzime të hollësishme specifike i hartuar posaçërisht nga specialistet respektiv për qytetar të tillë të vet izoluar, të prekur ose jo nga coronavirusi që vuajnë një apo disa nga sëmundjet shoqëruese kronike. Paralelisht me këtë do deklarohen publikisht numrat e telefonit të mjekëve të familjes dhe të specialisteve përkatës çka do ju rivendos për të sëmurë të tilla urat e kontaktit përkohësisht të vështirësuar ose të ndërprera me ta.

Fuqizimi i një praktikë të tillë mund ti shërbejë këtij kontingjent si dritare mundësie suplementare për të vetadaptuar mjekimin , për tju forcuar imunitetin dhe minimizuar humbjet e jetës së tyre të kërcënuara frikshëm nga kjo pandemi

Së bashku ;qytetarë , pacientë dhe mjek do jemi më të fortë

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqiptarët në krizë, qeveria në fushatë

Shqiptarët në krizë, qeveria në fushatë

Publikuar më 28.09.2020
Koço Kokëdhima Shifrat e INSTAT se gjatë tremujorit të dytë ...

Koço Kokëdhima Shifrat e INSTAT se gjatë tremujorit të dytë të vitit dolën të papunë mbi 33 mijë persona, tregojnë krizën e rëndë që ka rrënuar ekonominë dhe mijëra familje shqiptare. Qeveria i lau duart me pandeminë me dhënien e dy ‘pagave të luftës’ dhe dy paketave propagandistike të ndihmës. Ndryshe ndodh në vendet fqinje. […]

Lexo më shumë

Edhe për Fustanellën…në Gjykatën e Hagës

Edhe për Fustanellën…në Gjykatën e Hagës

Publikuar më 27.09.2020
Pirro Naçi Vitet e fundit Gjykata e Hagës ka dënuar kompanin...

Pirro Naçi Vitet e fundit Gjykata e Hagës ka dënuar kompaninë holandeze Van Haven për shitjen e modeleve të ngjajshme të këpucëve me shollë të kuqe, simbol i markës luksoze franceze Louboution. Madje do të paguaj edhe një shumë të madhe si dëmshpërblim… Mendime që më erdhën ndër mend të shtunën në darkë duke ndjekur […]

Lexo më shumë

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Publikuar më 24.09.2020
Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit ësh...

Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit është pa dyshim rikthimi i shpresës se Shqipëria bëhet e për tu bërë ka nevojë për pjesë më vitale, rininë. Shifrat pas 2013 për azilkërkues janë alarmante, shqiptarët qëndrojnë pothujse në një rënditje me afganët. Shqipëria bën pjesë në ato vende me absurditet, nga njëra […]

Lexo më shumë

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Publikuar më 23.09.2020
Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka b...

Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka bekuar Shqipërinë bëjnë pjesë, madje me peshë të madhe ekonomike e strategjike, edhe pasuritë e nëntokës siҫ janë: hidrokarburet dhe metalet. Janë sektorë të ekonomik me peshë, por për fat të keq ne kemi 30 vjet që nuk po ua shikojmë hajrin. Në këta sektorë […]

Lexo më shumë

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Publikuar më 20.09.2020
Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet ap...

Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet apo krimi. Disa janë të mendimit në shtrëngimet e kodit penal. Në fakt me këto lloj teorish janë kryesisht vendet me diktaturë dhe shteti policor. Shtrëngimet dhe dënimet e rënda përmes kodit penal nuk e parandalojnë krimin, por forcojnë pushtetit e politikës e rrisin […]

Lexo më shumë

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Publikuar më 20.09.2020
Aurora Pirraku dhe Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapj...

Aurora Pirraku dhe Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie të panjohur më parë e cila u përhapë sa hapë e mbyll sytë në cdo kënd të botës duke na gjetur të papërgatitur dhe duke marr jetë njerëzish në një numër të lartë. Si cdo gjë e re e mbi të gjitha […]

Lexo më shumë

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Publikuar më 20.09.2020
Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qyt...

Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qytetarë, kryesisht jetojnë në qytete të tjera apo jashtë shtetit, të flasin për “sukseset” e Bashkisë Tiranë. Nuk i kundërshtoj dhe nuk debatoj me ta sepse po ta shohësh Tiranën nga Facebook-u i kryetarit të Bashkisë apo mediat “dashamirëse” me siguri edhe unë ashtu […]

Lexo më shumë

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Publikuar më 16.09.2020
Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirj...

Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirje të gjithëve;- Të dashur shqipëtarë, ruhuni nga (gogoli) ‘’mardhëniet e shkëlqyera’’ me Greqinë ! Diplomati ‘’epidemiolog’’ mori shkas nga një publikim i Kryeministrit Shqiptar pas takimit me kolegun e tij Grek. Çfarë shkruante Edi Rama pas këtij takimi? – ‘’Mardhëniet e shkëlqyera mes dy […]

Lexo më shumë