×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mjekët neglizhojnë pacientin, 28 vjeçari vdes brenda 24 orëve

Në Spitalin e  Lushnjës një 28 vjeçar  vdes nga zemra brenda 24 orëve, pasi mjekët nuk e mbajtën në spital, por e dërguan në shtëpi  vetëm më një ilaç për të vjellat.  Mjeku i urgjencës dhe kardiologia e nxjerrin nga spitali pa ardhur përgjigja e analizave të gjakut dhe pa një  diagnozë.

Pas vdekjes nis dhe odiseja e hetimit. Fillimisht prokuroria nis hetim për vdekje të papritur. Më pas zbulohet se ishte për shkak të neglizhencës së mjekëve. Mjekut ligjor Lushnje ju deshën 5 muaj të nxirrte aktin me shkakun e vdekjes, ku arsyeja ishte insufiçenca kardiake. Në bazë të këtij akti ekspertët e Tiranës nxjerrin fajtor mjekët.  Ndërkohë prokuroria pas 9 muajsh akoma s’ka marrë në pyetje mjeken kardiologe e cila nuk ka ndjekur pacientin.

Grupi i xhirimit i emisionit Fiks Fare, udhëtoi drejt fshatit Fier-Seman të Dijvakës. Në një intervistë për Fiksin prindërit e 28 vjeçarit Adesmir Çina,   pretendojnë se prokuroria dhe mjekët ligjorë Lushnje kanë zvarritur hetimet. Prindërit janë shumë të traumatizuar nga kjo histori. E kanë shumë të vështirë të tregojnë ngjarjen, pasi sipas tyre djali ishte mirë e bukur ” nuk e kuptuam se si iku ashtu” pohojnë ata. Nëna mes lotësh tregon se djali kishte dy ditë që kishte shqetësime, ankohej për mpirje të krahut dhe dhimbje të barkut. U vizitua tek mjekja e ambulancës e cila fillimisht tha që nuk ka gjë, por për shkak se rrugës për në ambulancë djalit i kishte rënë të fikët, ajo e këshilloi të shkonte të vizitohej në Lushnje. Drejt Lushnjes nisen menjëherë me taxi dhe  në spital, i bie sërish të fikët.

“Atje i bëjnë vetëm një serum, sa e sollën në vete, i bën Ekg, skaner dhe e nxorrën brenda 1 ore e gjysmë, duke i dhënë me vete ilaç për të vjella.” -tregon me duart që i dridhen babai i Adesmirit të ndjerë.

Sipas tij mjekja kardiologe nuk i pa përgjigjet e analizave të gjakut. “Asnjë nuk e kontrolloi që troponina kishte dalë shumë e lartë. Atë natë djali kishte qenë më i qetë. Të nesërmen në 5 të mëngjesit djali nisi të ulëriste nga dhimbjet e barkut dhe krahut. Thirrëm ambulancën, erdhi por ishte shumë vonë për ta shpëtuar. Ai vdiq rrugës për në spital, duke ulëritur dhe duke i kërkua ndihmë mjekëve.” – vazhdon të tregoj nëna për herën e fundit që pa djalin e saj te vetëm gjallë. Ajo mes lotësh dhe dhimbje kërkon drejtësi për djalin. “Në fillim s’e dinim pse ndodhi, 5 muaj u zvarrit të nxirrnin vetëm arsyen e vdekjes. Tani që e morëm vesh që fajin e kanë mjekët duam drejtësi për djalin.Nuk besojmë tek mjekët e prokuroria ndaj ju drejtuam Fiksit”-shtoi ajo.

Të kontaktuar nga Fiksi në ambientet e punës dhe në telefon, mjekët Eriona Çuku e ambulancës së fshtatit dhe mjeku Besmir Nexha i urgjencës së spitalit Lushnjë, nuk pranojnë të flasin, pasi sipas tyre çështja është në prokurori.

Mjeku  ligjor Lushnje 5 muaj për të nxjerrë shkakun e vdekjes

Mjekut ligjor Dr Anton Samarxhiu, ju  deshën 5 muaj për të nxjerrë në dritë arsyen e vdekjes. Sipas dokumnetacionit kqyrja  kufomës është bërë që më datë 19 shtator 2019, ndërsa pranë prokurorisë akti i ekspertizës ka vajtur me 23 Janar 2020.

 Ekspertiza Mjeko -Ligjore “Fajin e kanë mjekët”

Pavarësisht se mjekët të cilët kanë ndjekur rastin  nuk  pranojnë të flasin, ekspertiza mjeko- ligjore e kryer nga ekspertët  i ka nxjerrë zbuluar në të gjitha shkeljet që kanë bërë. Që nga mbajtja në urgjencë për vetëm 1 orë e 35 min e deri tek nxjerrja nga urgjenca pa diagnozë dhe pa dalë akoma përgjigja e analizave të gjakut, ku nëse do të shihej që troponina  ishte shumë e lartë, jeta e djalit do të ishte shpëtuar.

Sipas kësaj ekspertize mjekja  Fatmira Alla nuk ka ndjekur protokollin dhe ka neglizhuar në përcaktimin e diagnozës. Pacientit nuk i janë bërë as analizat minimale si gjaku komplet etj. Për të parë edhe gjendjen e tij në momentin e mbërritjes në Urgjencë.

Spitali Lushnje nuk ka një repart të Kardilogjisë, për këtë arsye në rastet e urgjencës, thirren mjekët e Poliklinkës Lushnje. Atë ditë në turn ishte Dr Fatmira Alla. Gazetaret e Fiksit nuk e gjetën në poliklinikën ku ajo punon ndaj e telefonuan për të pyetur në lidhje me rastin. Ajo fillimisht nuk pranon të flasë për rastin, madje në fillim pretendon se nuk e mban mend, por kur gazetari  i kujton se kjo çështje është në prokurori, ajo thotë se diçka i kujtohet, por shumë pak. Ajo është e prerë për të mos takuar gazetarët dhe thotë se nuk është thirrur akoma në prokurori për ngjarjen. Për sa i takon përgjigjes së analizave të gjakut ajo tha “unë i thashë familjarëve që t’ja bënin, të më merrnin në telefon dhe nuk ishin të detyruar. Unë nuk u shkoj pacientëve me vrap nga pas, jam shumë e zënë’.

Në aktin e ekspertizës shprehet qartë se nga skaneri dhe ekot e bëra kishte të dhënë të mjaftueshme që i sëmuri të mbahej në observacion. Por ai është nxjerrë nga spitali akoma pa dalë përgjigja e analizave të gjakut që duhet të ishte lexuar nga kardiologia. Analizat tregonin se troponina në gjak ishte 5 fish më e lartë se norma.  Neglizhenca e mjekës ka çuar në nxjerrjen nga spitali dhe më pas vdekjen e pacientit.

Fiks Fare u interesua për  vonesat dhe zvarritjen pranë  Prokurorisë së Lushnjes. Merita Selimi e cila është edhe prokurore e çështjes kërkoi një kërkesë me shkrim dhe nuk pranoi të takonte gazetarët. Në përgjigjen me shkrim prokuroria nuk ju përgjigj asnjë pyetje konkrete duke pretenduar se çështja është nën hetim, dhe se çdo përgjigje konkrete do të cënonte sekretin hetimor.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Berat/ Gjobitet pronari i restorantit, nuk respektoi masat anti-COVID

Berat/ Gjobitet pronari i restorantit, nuk respektoi masat anti-COVID

Publikuar më 06.08.2020
Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pron...

Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën nacionale Berat – Lushnjë, […]

Lexo më shumë

Rëndohet situata/ 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë

Rëndohet situata/ 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë

Publikuar më 06.08.2020
Situata e Covid-19 në vend prej disa javësh është përkeqësua...

Situata e Covid-19 në vend prej disa javësh është përkeqësuar, pasi janë shënuar shifra të larta të të infektuarve me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të burgosurve. Kujtojmë se në burgun e Zaharisë vuajnë dënimin edhe persona […]

Lexo më shumë

Humbi të afërmin nga Covid-19/ Mjeku Dasho: Shkoi në spital privat urgjenca nuk erdhi, asnjë anëtari të familjes nuk iu mor tamponi

Humbi të afërmin nga Covid-19/ Mjeku Dasho: Shkoi në spital privat urgjenca nuk erdhi, asnjë anëtari të familjes nuk iu mor tamponi

Publikuar më 06.08.2020
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka humbur një të a...

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka humbur një të afërm nga koronavirusi një ditë më parë. Në një postim facebook, mjeku ka treguar se çfarë ndodhi me të afërmin e tij, i cili fillimisht është kuruar në spital privat pasi urgjenca nuk kishte shkuar për t’i bërë tamponin. Gjithashtu mjeku denoncon se nuk i […]

Lexo më shumë

Rëndohet situata në Shqipëri, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit, ja sa pacientë e humbën betejën me COVID-in

Rëndohet situata në Shqipëri, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit, ja sa pacientë e humbën betejën me COVID-in

Publikuar më 05.08.2020
Vijojnë humbjet e jetës nga koronavirusi në vendin tonë, ku ...

Vijojnë humbjet e jetës nga koronavirusi në vendin tonë, ku vetëm në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën 6 pacientë. Ministria e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale bëri me dije se në ditën e fundit kanë ndërruar jetë: Një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. […]

Lexo më shumë

Bilanc rekord në Shqipëri, ja sa raste me Covid-19 u shënuan këtë të mërkurë

Bilanc rekord në Shqipëri, ja sa raste me Covid-19 u shënuan këtë të mërkurë

Publikuar më 05.08.2020
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona dhe janë shë...

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona dhe janë shënuar 139 raste të reja me Covid-19. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 […]

Lexo më shumë

Avokati i Ylli Ndroqit: SPAK nuk ekzistonte para 18 muajsh, hetimet të paligjshme

Avokati i Ylli Ndroqit: SPAK nuk ekzistonte para 18 muajsh, hetimet të paligjshme

Publikuar më 05.08.2020
Avokatët e presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi d...

Avokatët e presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi do të ankimojnë vendimin e Gjykatës Antikorrupsion për vendosjen e sekuestros së 26 pasurive mes tyre dhe të RTV Ora dhe Ora News. Në një deklaratë për mediat avokati Alban Qafa deklaroi se akuzat ndaj klientit të tij Ylli Ndroqi janë të paqena dhe se hetimet […]

Lexo më shumë

Shansi i fundit për maturantët e vjetër, si të bëheni pjesë e garës për në universitete

Shansi i fundit për maturantët e vjetër, si të bëheni pjesë e garës për në universitete

Publikuar më 05.08.2020
Të gjithë maturantët e vjetër, të cilët ende nuk kanë apliku...

Të gjithë maturantët e vjetër, të cilët ende nuk kanë aplikuar për një degë në universitet e kanë tashmë këtë mundësi. Në ditën e mbylljes së portalit për aplikimet e Formularin A2, dikasteri i Ministrisë së Arsimit vendosi të hapë ato për plotësimin e formularit A1/ A1Z, duke u dhënë mundësi shumë të rinjve të […]

Lexo më shumë

E frikshme në spitalin e Pejës/ 17 pacientë të infektuar me COVID-19 në gjendje të rëndë

E frikshme në spitalin e Pejës/ 17 pacientë të infektuar me COVID-19 në gjendje të rëndë

Publikuar më 05.08.2020
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona, ndërs...

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë janë infektuar në Kosovë. Trendi i shifrave të larta të vdekjeve dhe infektimeve ka shqetësuar autoritetet vendase që vazhdimisht apelojnë për kujdes te qytetarët. Kosova Press raporton se në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 59 pacientë me Covid-19.  […]

Lexo më shumë