Mitsotakis: Minoriteti grek, kusht për negociatat me Shqipërinë

Letra/ Kryeministri grek, i kujton Shqipërisë se respektimi i të drejtave të minoritetit grek është një parakusht për mbështetjen e Tiranës zyrtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Erjon Dervishi

Kryeministri i ri grek ka konfirmuar edhe njëherë se Athina do të vendosë kushte për hapjen e negociatave me vendin tonë. Në një letër të drejtpërdrejtë për organizatën OMONIA, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri përbën kusht paraprak për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Sipas kësaj organizate letra është me një rëndësi të veçante politike jo vetëm në aspektin e komunikimit zyrtar dhe përmbajtjes së ngrohtë, por edhe në referimin e problemeve dhe rolin politik që luan OMONIA. “Shqetësimi kryesor i qeverisë greke dhe i imi personal është mbrojtja me efikasitet i të drejtave minoritare dhe të pronës të minoritetit kombëtar grek në Shqipëri, çka edhe përbën kusht paraprak për hapjen e negociatave të integrimin të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, shkruan kryeministri i Greqisë. Letra e tij vjen disa ditë pasi Gazeta më e madhe greke ‘Ekathemirini’ do të shkruante se Greqia nuk do të bllokojë rrugën e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, por se do të vendosë kushtet e veta në lidhje me negociatat. Gazeta citonte ekspertë dhe burime të afërta me kryeministrin konservator grek. “Greqia nuk do t’i thotë jo askujt. Sidoqoftë, ajo do të vendosë kushtet e saj, “tha një burim i afërt me Mitsotakis për “Ekathimerini”.

Ekspertët janë të bindur se qeveria e re greke do t’i kërkojë shtetit shqiptar respektimin e të drejtave të pakicës greke në vendin tonë, në përputhje me traktatet dhe rregulloret ndërkombëtare. Për sa i përket Maqedonisë së Veriut, Athina do të kërkojë që Shkupi të zbatojë rreptësishtë marrëveshjen e Prespës. Euroactiv” do të shkruante po ashtu disa javë më parë se qeveria e re greke do ta përdorë kërcënimin e vetos, për t’i kërkuar qeverisë shqiptare të fokusohet tek të drejtat e minitoritetit grek, një çështje mjaft e ndjeshme për të dyja vendet. “Fokusi i Greqisë do të vazhdojë të jetë në krizën aktuale politike në Shqipëri dhe në forcimin e luftës kundër sundimit të ligjit dhe korrupsionit. Por mbi të gjitha, shqetësimet kryesore kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek, një çështje mjaft shqetësuese për Demokracinë e Re”, shkruan “Euroactiv”. Ajo që e ndërlikon më shumë këtë çështje është se trajtimi i pakicës greke në Shqipëri është një çështje shumë emocionale, duke tërhequr tej mase vëmendje mediatike të qytetarëve shqiptarë dhe është po ashtu një çështje shumë e rëndësishme për votuesit e krahut të djathtë të Demokracisë së Re”, shkruan media evropiane. “Ka shumë të ngjarë Mitsotakis të kërkojë ndryshime duke zbatuar taktikën e zakonshme të ‘shkopit dhe karrotës; në këtë rast, shkopi do të lidhej me të drejtat e minoritetit greke dhe karota do të ishin shanset e hyrjes së Shqipërisë në BE. Por një bllokim i mundshëm i hyrjes së Shqipërisë në BE nuk do të ishte në dobi të Greqisë, pasi do të minonte stabilitetin e Tiranës dhe do të dobësonte levën evropiane mbi politikën shqiptare.

Për më tepër, Greqia do të ishte me siguri e shqetësuar nga lëvizjet drejt një bashkimi të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat sigurisht do të shtohen nëse shpresat e pranimit të BE shuhen në shtator”, thekson “Euroactiv”. Megjithatë, qëndrimi i qeverisë konservatore greke do të bëhet publik në tetor, kur ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së pritet të marrin një vendim nëse do të fillojnë bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Ekathimerini” shkruan se Shqipëria e “perceptuar si një nga vendet më të korruptuara të Evropës, sipas ‘Transparency International’, ka bërë përparim të kufizuar në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimin të organizuar. Gjatë periudhës së fushatës, Mitsotakis do të kërcënonte të ndalonte procesin e integrimin me vendosjen e vetos nëse Tirana nuk do të respektonte të drejtat e minoritetit grek.  Ardhja në pushtet e Demokracisë së Re ka shkaktuar mjaft shqetësime në Bruksel, Berlin dhe Uashington lidhur me ndryshimet në politikën e Greqisë ndaj fqinjëve të Ballkanit. “Ka shumë të ngjarë Mitsotakis të kërkojë ndryshime duke zbatuar taktikën e zakonshme të ‘shkopit dhe karrotës; në këtë rast, shkopi do të lidhej me të drejtat e minoritetit greke dhe karota do të ishin shanset e hyrjes së Shqipërisë në BE. Por një bllokim i mundshëm i hyrjes së Shqipërisë në BE nuk do të ishte në dobi të Greqisë, pasi do të minonte stabilitetin e Tiranës dhe do të dobësonte levën evropiane mbi politikën shqiptare. Për më tepër, Greqia do të ishte me siguri e shqetësuar nga lëvizjet drejt një bashkimi të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat sigurisht do të shtohen nëse shpresat e pranimit të BE shuhen në shtator”, thekson “Euroactiv”.

Athina mesazh Tiranës: Hetimet për Katsifas të mbyllen sa më shpejt dhe të sqarohen rrethanat e vrasjes 

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendias ka dërguar një mesazh ndaj autoriteteve shqiptare për të përfunduar sa më shpejt hetimet e organeve përkatëse për sqarimin e rrethanave nën të cilat humbi jetën Konstantinos Katsifas. Mesazhi i tij përfshihet në përgjigjen e interpelancës që ka kërkuar për këtë ngjarje një deputet i partisë së re “Zgjidhja Greke” në datën 8 gusht dhe u publikua dje. “Athina i ka bërë të qartë palës shqiptare se hetimet përkatëse duhet të përfundojnë menjëherë dhe të publikohet sa më shpejt të jetë e mundur, pa vonesa të mëtejshme, raporti i hollësishëm që do të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes dhe kjo do të çojë në dhënien e drejtësisë, por dhe sigurisë për minoritetin kombëtar grek”, thekson kryediplomati grek. Ai nënvizon gjithashtu faktin se  Ministria e Jashtme që ai drejton  tregon seriozitet dhe përgjegjësi në trajtimin e çështjes së rëndësishme të Katsifas-it duke informuar në mënyrë sistematike dhe sensibilizuar partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim, si dhe për çdo zhvillim që ndikon negativisht te minoriteti grek në Shqipëri. Por Dhendias kritikon vonesën e madhe në hetime që ka ardhur edhe si rezultat i ndryshimit të prokurorit të çështjes  dhe kërkon që në këtë fazë të publikohet Raporti Zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme të Krimeve të Rënda për kushtet në të cilat humbi jetën një pjesëtar i minoritetit dhe njëkohësisht shtetas grek. Ministri i Jashtëm përfundon përgjigjen e tij duke theksuar se  pozicionimi i përhershëm i Athinës është dhe ka qenë “mbrojtja e të drejtave të Minoritetit Kombëtar Grek, e cila ka të bëjë jo vetëm me marrëdhëniet bilaterale Greko-Shqiptare, por edhe me perspektiven evropiane të Tiranës, pasi përbën  një nga 5 prioritetet kryesore që Shqipëria duhet të përmbushë në mënyrë që të marre ne tetor datën për hapjen e negociatave për integrim në BE.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet