Ministri grek: Qeveria Rama nuk i ka përmbushur detyrimet e saj

Pas deklaratave të kryeministrit grek, ministri i jashtëm i Athinës deklaron se Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrimet e saj.

Në një artikull të publikuar në gazetën greke “Ta Nea”, Nikos Dendias flet për marrëdhëniet e Greqisë me vendet e rajonit.

Ndonëse më shumë shprehet për marrëdhëniet me Turqinë, por ka tërhequr vëmendjen edhe për zhvillimet me Shqipërinë.

“Për sa i përket Shqipërisë, përmirësimi i marrëdhënieve bilaterale janë të dukshme dhe janë përfitime për të dy vendet.

Sidoqoftë, duhet të theksoj se Shqipëria ende nuk po arrin të përmbushë detyrimet e saj në lidhje me pakicat dhe të drejtat pronësore të pakicës kombëtare greke’, shkruan Nikos Dendias në artikullin e tij për gazetën greke ‘Ta Nea’.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet