Pensionet do të dërgohen në shtëpi. Shërbimi do të kryhet nga banka pa kosto shtesë

Strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë po bashkëpunojnë me Shoqatën e Bankave për të kryer shpërndarjen e pensioneve për ata që nuk mundet t’i tërheqin dot në bankë. MFE është dakortësuar me Shoqatën e Bankave, që këto të fundit të gjejnë mundësinë për t’jua dërguar në shtëpi pensionin. Njoftohet se shërbimi do të kryhet nga strukturat e bankave dhe pa kosto shtesë për pensionistët. Ministria kërkon që ata pensionistë të cilët nuk kanë arritur dot të marrin pensionet e tyre, të kontaktojnë me bankat dhe këto të fundit do të marrin masat përkatëse për t’i ndihmuar. Sakaq, kujtojmë se gjatë këtyre ditëve ka vijuar normalisht shpërndarja e pensioneve nëpërmjet Postës Shqiptare.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë:

Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga Covid -19, ju bëjmë me dije se, strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë po bashkëpunojnë me Shoqatën e Bankave për shpërndarjen e pensioneve për ata që nuk mund ta tërheqin dot në bankë.

Lidhur me shqetësimin e krijuar ditët e fundit për pamundësinë e daljes së pensionistëve për të tërhequr pensionin pranë këtyre bankave, MFE është dakortësuar me Shoqatën e Bankave, që këto të fundit të gjejnë mundësinë për t’jua dërguar në shtëpi pensionin atyre që nuk shkojnë dot në bankë.

Shërbimi do të kryhet nga strukturat e bankave dhe pa kosto shtesë për pensionistët.

Janë të lutur të gjithë ata pensionistë që nuk kanë mundur të tërheqin pranë bankës pensionin e tyre të komunikojne direkt me bankat, të cilat do të ndërmarrin menjëherë masat përkatëse për dërgimin e tyre pranë banesës.

Është thelbësore të theksojmë për të gjithë pensionistët që me durim të presin zgjidhjen e kësaj situate.

Gjatë këtyre ditëve ka vijuar normalisht shpërndarja e pensioneve nëpërmjet Postës Shqiptare.

Ritheksojmë se çdo institucion qendror apo lokal është në dispozicion dhe shërbim të këtij komuniteti për çdo lloj nevoje.

Në çdo rast vonese ju lutemi të shkruani në portalin Shqipëria që duam,

https://www.shqiperiaqeduam.al/ dhe ne do të ndjekim rastin tuaj.

Shëndeti i pari!

FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet